O VIP, mos shkurto punëtorin por luksin tënd

1 Prill 2020, 13:04Blog TEMA

Nga Erjon Braçe

O VIP, mos shkurto punëtorin!

Shkurto luksin tënd!

Dje, krejt pa dashje-me dashje do vijoja te lexoja, ne nje televizion,

degjova nje #muhabet per #punetoret ne #biznesinemadh.

Shikoni, puna ne kete vend rregullohet me ligj, mbrohet prej tij dhe gjykata.

Cilido qe jep si zgjidhje shkurtimin e punetoreve ne biznesin e madh e pastaj, trajtimin me pagese papunesie,

Duhet të lexojë Kodin e Punës!

Largimi nga puna se “pronari ska leke”,

nuk eshte nje llaf #muhabeti,

por procedure ligjore dhe PAGA,

Paga e shpërblime edhe kur largon nga puna!

Kodi i Punës është i tillë:

por nuk kam firmosur kontratë pune,

pagën e tërheq në bankë.

Unë jam në punë dhe

kam firmosur kontratë pune pa afat.

Pronari mund të më largojë nga puna, sepse nuk ka para (Neni 144, Pika 3) por duhet:

– 5 ditë sepse jam brenda 3 mujorit të parë të punës;

– 2 javë sepse kam mbi 3 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 6);

– 1 muaj sepse kam mbi 6 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 2 vjet);

– 2 muaj sepse kam mbi 2 vjet që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 5 vjet);

– 3 muaj sepse kam mbi 5 vjet që punoj këtu.

Unë përfitoj PAGESAT për:

– 5 ditë, kur jam brenda 3 mujorit të parë të punësimit

– 3 javë, kur jam brenda 6 mujorit të parë të punësimit

– 1 javë + 1 muaj kur kam mbi 6 muaj punë por nuk janë mbushur ende 2 vjet

– 1 javë + 2 muaj kur kam mbi 2 vjet punë por nuk janë mbushur ende 3 vjet

– 1 javë + 2 muaj + 1.5 muaj kur kam mbi 3 vjet punë, por nuk janë mbushur ende 5 vjet

– 1 javë + 3 muaj + 2.5 muaj kur kam të paktën 5 vjet që punoj këtu

Nëse pronari nuk më njofton,

Unë kam të drejtë ta padis atë në Gjykatë!

Gjykata do ta detyrojë pronarin të më PAGUAJE nga minimumi 2 PAGA deri në maksimumi 12 PAGA (Neni 146, Pika 3). B. Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune me afat.

Pronari nuk mund të më largojë nga puna përpara përfundimit.

Nese me largon nga puna, une kam te drejte ta padis në gjykatë!

11 komente në “O VIP, mos shkurto punëtorin por luksin tënd”

  1. emigrant says:

    Kryeministri Yt u bente thirje bisneseve te huaja te investonin ne shqiperi se aty nuk la sindikata ( skandaloze per nje vend qe do te futet ne europe) pra punetoret nuk mbrohen me lutje por me organizata se perfaqesojne punetoret por juve mesa duket nuk ju interesojne…..
    sa per gjykate duhet te na ktheni ca leke dhe keni 1 vit se nuk e zbatoni.

  2. xhoxhi bucka says:

    Mire e ke ti qe flet nga zyra, por keto jane per detyre kursi, ne jete eshte komplet e kunderta, pasi fillon qe nga Gjykatat qe nuk i ke…..etj
    Mjere atij qe i ka rene per pjese ……….

  3. Dashi says:

    Edhe ti Brace duhet te paguhesh me 26 mij lek ose sa nje pensionist se kohe te veshtira, jo?? Madje e gjith administrata dhe institucionet e tjera, i gjith shteti

  4. ABC KORCA says:

    Zoti Erion…kur te vish ne pushtet e mbase behesh z/kryeminister..beji kete qe shkruan dhe do kesh mbeshtetje.
    Me vone futi nje te shpelare syve mbase zgjohesh.

  5. Viktor says:

    O vip xhuxh ligjet jan per normalitet jo per lufte…ti ja rrrr bizneseve we flet kshtu se ti e mer rrogen nga bizneset taksat e tyre…ske turp cfar shkruan.

  6. ????? says:

    Z. Braçe !
    Kur s’punojnë( për çdo lloj arêsye), s’prodhojnë, s’shitet, s’ka pare .
    Me se ti paguajnë me lesht e currit?
    DHE E DYTA, VIP JE VET, I DYTI PAS RAMËS.

  7. Ardi says:

    Erjon , e dhjeve.Ne kemi nevojë për ndihmë, ti kërkon luftë
    punëdhënës- punëmarës.

  8. Ndihmoni bizneset , ndryshe do të falimentojmë ! says:

    Prano , që ja fute kot. Kur s’punojnë bizneset, është reaksion zinxhir.Nuk është se vazhdon punën një biznes, edhe ai mund të nxjerr të ardhura për të mbajtur punonjësit e tij kur bizneset e tjer nuk punojnë dhe ti s’ke bashkveprim dhe s’ke nga nxjerr pare.

  9. Ndihmoni biznesin, se ndihmoni shtetin .?? says:

    Punonjësit apo punëtorët po e jetojnë vet situatën o Braçe.
    Nuk i ndërsen dot ti kundër punëdhënësve të tyre, me gjith se kjo është taktik që dhe shtetit nuk i sjell dobi.
    Asnjë biznes nuk do ti humbas punonjësit, ndryshe nuk do ti kishte punësuar, por ndihmoni biznesin të mos falimentojë dhe mos i hidhni benzin zjarrit .

  10. Lenini says:

    Z Rama,
    Ku e gjete atë trap qe nuk ja idene nga sistem ku jemi.
    Thirrja e tij eshte si thirrjet e Leninit per t’i ngritur punetoret kunder pronareve.
    Boll i ka biznesi hallet por del edhe nje gomar qe nxit urrejtjen per sipermarresit.
    Ndaloja te flase se e ke zevendesin tend dhe jo qytetar trap te zakonshem.

  11. Fason says:

    Urgjentisht ndryshoni ne dogana se nuk po funksionon me asgje.Po grabitemi nga te paaftet dhe hajdutet.Amulli totale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje