Kryeministri Edi Rama bëri me dije se nga java e ardhshme do të fillojnë disa lëshime me pikatore për lëvizjet, nëse, siç tha ai, shifrat e të prekurve nga koronavirusi do fillojnë të bien.
“Masat shtrënguese na kanë ndihmuar jashtëzakonisht në uljen e agresivitetit të armikut, që na ka dëmtuar më pak se sa parashikimet tona. Krahasojeni me katastrofën që mund të gjendeshim nëse s’do kishim marrë masat.
Jo vetëm do ishim duke numëruar mbi 100 të vdekur tani që flasim, por do përjetonim tmerrin e mijëra të vdekurve deri në fund të luftës.
Kjo nuk do të thotë që katastrofa është shmangur përfundimisht e mos o zot të lëshoni veten tani kur lufta nuk ka shkuar ende në gjysmë.
E di që s’është e lehtë të vazhdojmë kështu, por nuk kemi asnjë rrugë tjetër. S’dua të entuziasmoj askënd para kohe, por dua t’ju informoj se po detajojmë për lehtësim gradual të masave që do hyjnë në zbatim menjëherë sapo të shohim fillimin e rënies së kurbës.
Nuk e dimë se kur, por dimë që deri në mes të prillit do mësojmë shumë mbi sa thellë është shtrirë ky armik i padukshëm mes nesh.
Po studiojmë disa lehtësime të lëvizjes që i kemi gati me ndihmën e zotit, duke filluar me pikatore nga java e ardhshme, po qe se, numrat deri të dielën, do na lejojnë ta marrim në konsideratë pikatoren”, tha Rama.
Gjithashtu Rama foli edhe për familjet që marrin ndihmë, bonusin e mjekëve apo regjistrimin e bizneseve të mbyllur online, ku përfshihen dhe taksitë.
“Nëse e ke mbyllur biznesin, je i lutur të aplikosh te faqja online ku deri sot 1852 persona aplikuan. Në këtë paketë përfshihen edhe shoferët e taksive.
Është gati për lëvrim edhe dyfishi i ndihmës ekonomike. Do të japim mjetet e ekzistencës për këtë kategori.
Të gjithë do të marrin në dorë çdo qindarkë paratë e premtuara. Pavarësisht presonit, bujqësia nuk është ndalur së prodhuari dhe të dhënat e doganave për marsin dhe 3 mujorin e parë të vitit tregojnë rritje inkurajuese.
Fatmirësisht fshati është më pas i rrezikuar se qyteti dhe me masat e marra e favorizojnë vazhdimësinë e aktivitet prodhues, grumbullues dhe shpërndarës. Çekuilibrimi i tregjeve ndërkombëtarisht mbetet problem, por e përgjithshmja është inkurajuese.
Sistemi ynë shëndetësor deri tani është në gjendje shumë të qëndrueshme, ky është një lajm i mirë. Vazhdojmë me furnizimin e stokut të luftës nëse mund të vijnë ditë më të këqija.
Mjekët dhe infermierët që janë në vijën e zjarrit do të marrin pagën mujore dhe 1 mijë euro bonus. Personeli mbështes, deri tek sanitarët dhe shoferët e urgjencës kombëtare do të marrin 500 euro plus pagës deri sa pacienti i fundit të lërë spitalet tona”, tha Rama. (TemA)
Te lumte dhe faleminderit shuuume per kujdesin qe tregoni per ne.????☀
Ju lumtekrye minister, mos I lesho Marat sa temare drejtim ecuria e virus it .te durojme e ca.me mire goalless sea me shpaten e Demokleut.i duruari i fituari.
Ju lumtekrye minister, mos I lesho Marat sa temare drejtim ecuria e virus it .te durojme e ca.me mire goalless sea me shpaten e Demokleut.i duruari i fituari.
Ju lumtekrye minister, mos I lesho Marat sa temare drejtim ecuria e virus it .te durojme e ca.me mire goalless sea me shpaten e Demokleut.i duruari i fituari.
Ju lumtekrye minister, mos I lesho Marat sa temare drejtim ecuria e virus it .te durojme e ca.me mire goalless sea me shpaten e Demokleut.i duruari i fituari.
Pershendes,Zoteri Ramen.Spari meriton respekte per punen qe e ka bere dhe e ben per Shqiperine dhe per “kafshet njerzore qe jetojne” Në Shqiperi.Keto “ njerez-kafshe” duhet Te emancipohen edhe me shume se kaq.Mendjen e kane Te Grabitja(Tropoja),Genjeshtra(Korcaret-Hajdute),Mendjemadhesia(Devollinjte-Në punojme per vete)……Z.Rama keto “ Kafshe” leri Te mbyllur se ate koke e kane.Per leke e she Shesin edhe bythen.
O pallosh qe po flututon me shkop te suma… ndihma jepet me familje kur emergjence dhe jo me bisnese… leri keto spiunlleqet me punen e zeze e te bardhe… se dhe ata qe gjasme jane ne te bardhe trapin do marin ne kete menyre si mendon gjasme ti shperndash… sic bere per termetin qe ndryshe i vleresove ne fillim dhe ndryshe i nxorre me pas….
Ed Rama, je njesh.
undefined
Otuto palloshi??????
Lavdi Rames se pare qe ka numrin me te vogel te testeve ne Europe per covid. Ky i ka zgjidhjet e popullit pa para dhe te oligarkeve me shume para.
si ti shtrengosh edhe me shume, si ti lirosh ato masat shtrenguese o timonieri yne (apo Skenderbeu i shekullit 21 sic te ka emeruar mis zgjuarsia Spiropalja), ne te dyja rastet te pakten ne komentuesit e pa censuruar te gazetes TemA me Mero Bazen ne balle do kendojme “Edi Rama tungjatjeta”.
Lehteso oraret e bankave dhe kush ka pune aty me kustifikim…kemi dite qe nuk mbarojmepune….ne 12 mbyllen….kemi punetore e taksa per te paguar…kontrata me jashte per ushqime….