Rrëzoi Kurtin nga pushteti, Mustafa pas takimit me Thaçin: Jemi pro formimit të një qeverie të re duke ndjekur procedurat kushtetuese

1 Prill 2020, 13:09Rajoni TEMA

Pas rrezimit te qeverise Kurti, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me presidentin Hashim Thaçi tha se eshte pro formimit te një qeverie të re.

“Ne jemi për atë që të bëhet një qeveri e re duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese dhe procedurën që e ka paraparë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetues në 2014. Kjo qeveri do të kishte detyrë që me kapacitete të plota të angazhohet në luftën kundër virusit corona, i cili po zgjerohet edhe në vendin tonë sikurse në vendet tjera”, tha Mustafa per mediat.

I pyetur se a është biseduar për emra në këtë takim, Mustafa ka shtuar se nuk ka pasur bisedime për këtë gjë.

“Sot nuk kemi biseduar për emra por vetëm për vullnetin politik, besoj që presidenti do t’i ndjekë të gjitha procedurat që i ka paraparë Kushtetuta sepse ne në asnjë rast si LDK nuk do të hyjmë në ndonjë proces për të cilin nuk dot kemi besim të plotë që është proces kushtetues”, tha Mustafa.

Teksa u ndal te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes janë antikushtetuese, Mustafa pohoi se Qeveria në detyrë duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve.

“Të gjithë kemi bërë vërejtje se një vendim të tillë nuk duhet ta sjellë Qeveria por deputetët e Kuvendit. Qeveria duhet ti kërkojë falje qytetarëve që u ka sjellë atyre kufizime jokushtetuese”, tha ai.

9 komente në “Rrëzoi Kurtin nga pushteti, Mustafa pas takimit me Thaçin: Jemi pro formimit të një qeverie të re duke ndjekur procedurat kushtetuese”

  1. Shqiptari Ilirise says:

    PLERËËËËËËË!!!

  2. Tironci says:

    E forte serbia, ka agjente ne te gjithe ballkanin, agjente si ky plera ketu ne foto.
    Mire na i ben ne Shqiptareve se nuk kemi mend, per nje cope karrike shesim atdheun.
    vazhdo serbi se keshtu ke me na shujt nga kjo bote.
    Taksen ta hoqen, fito ca pare, bli ca arme e na vrit te gjitheve se keshtu e meritojme.
    E qysh sot e tutje mos bo tregeti me fitu 400 milion por 800, ne kurriz te Shqiptareve, e duke ble dyfishin e armeve qe ke ble me pare me na shfaros sa ma shpejt. E masnej te presim ngushellimet e qenit cifut, agjentit te rusise e serbise grenell
    Ne nuk e deshem taksen qe vendosi Ramushi, tani te marrim vdekjen nga keta ndyresira si ky ne foto.
    Hej serbi ta lumsha sa bukur i gatite punet e tua.

  3. SHQIPTARI SHQIPNIS says:

    Plerrrrre + spiun.

  4. arriff says:

    Bravo .Nje qeveri pa ÀNTIKAPATET e VV do ishte nje zgjidhje shume e mire .

  5. Xhoni says:

    2 miljon dollare fiton serbia ne dit nga tregtia ne kosove me keto evro blene arme rusis . Ju rrnovshin partit e bukura qe keni o muustaf udb ja

    1. KL says:

      What’s up Xhoni?
      Dukesh si Amerikano, por je nje malok. Llogaria jote per Serbine, mund te jete dhe mund te mos jet e sakte. Tregetia prandaj behet. E rendesishme eshte se sa fiton Kosova nga tregetia. Kjo per ty nuk ka rendesi. Arsyetimi yt eshte njelloj si thashethemet qe Thaci po shiste Kosoven. Ne te vertet, Thaci po mundohej te blinte Serbine. Per kete pune eshte tregetia: Me jep te te jap dhe jo te shohesh qe partneri mos te fitoje asnje gje dhe ti te fitosh gjithcka(e ka thene Vuciq). Po vazhduat keshtu do shikoni vetem mutin e mengjezit dhe do kenaqeni se sa te math e keni bere!

  6. Baliu says:

    Sa gezim ka ferma, me kafshet qe ka brenda, gjallerin kjo ferma, “keshillat” i jep Ise kerma.

  7. arriff says:

    … epo ngorthni per buke kur kini kete mendje. Nuk ja u ka fajin njeri. Me kete mendje VV qe keni do te ktheheni ne mesjete.

  8. taso kume says:

    Takimi i pare ne driten e diellit se shume i keni bere ne ersiren e nates ,per nje nga komentuset qe ka shume te drejte por haron SERBIA ka dhe shume agjenture te forte ne AMERIKE ,nga vine vijesjelljet per pilitikanet tribale te KOSOVES . O SERBET kane para te madhe o jane hakeret RUSE qe i ndihmojne,dhe eshte perfolur qe RUSET ndimuan ne fushate elektorale TRAPIN.me gjithe respektin per popullin mik AMERIKAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje