Ramush Haradinaj, gjatë kohës që ishte në krye të Qeverisë së Kosovës, e kishte prezantuar si vizitë zyrtare udhëtimin e tij njëjavor në Zvicër, ku kishe shkuar t’I kalonte pushimet dimërore bashkë me familjen dhe disa miq të tij, shkruan gazeta “Koha Ditore”.
Në janar të këtij viti, në Aeroportin e Cyrihut, atij i është ofruar shërbimi VIP, vlera e të cilit ishte 750 franga për një person.
Gazeta e ka siguruar korrespodencën që Gani Demaj, shef i kabinetit dhe këshilltar politik i Haradinajt sa ky ishte kryeministër, e kishte realizuar me Ambasadën e Kosovës në Bernë lidhur me përgatitjen e vizitës.
Në letrën e parë drejtuar Ambasadës, Demaj saktëson se vizita nuk ishte zyrtare.
“Të shtunën, 11 janar 2020, kryeministri në detyrë, SHT z. Ramush Haradinaj, do të arrijë në Zvicër për vizitë private – pushime”, thuhet në e-mailin e parë, përmbajtjen e të cilit e ka siguruar gazeta.
“Kryeministri Haradinaj arrin nga Prishtina në Aeroportin e Cyrihut, në orën 16:35, dhe do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja, znj. Anita Haradinaj, vajza H. H., djali T. H., dhe vëllai i Anitës, L. M. Kryeministri Haradinaj kthehet në Prishtinë më datë 17 janar 2020 përmes aeroportit të Cyrihut, nisja nga Cyrihu në orën 13:20”, thuhet në letër.
Në këtë komunikim, ambasada ishte lutur që Haradinajt t’i organizohej pritje në Aeroport dhe që autoritetet zvicerane të njoftoheshin për qëndrimin e kryeministrit dhe të familjarëve të tij,në territorin e këtij shteti. Aty ishte thënë se nuk kishte kërkesë për organizim të transportit.
Në një e-mail tjetër njoftohej se pjesë e delegacionit do të jishte edhe z. Pal Lekaj, ish-ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, tani deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe prej e-mailit të parë, në të dytin thuhej se Haradinaj e Lekaj kanë nevojë për sigurimin e një veture, pasi do të udhëtonin në një lokacion “me detyrë zyrtare”. Për bashkëshorten dhe për fëmijët e Haradinajt nuk kërkohej veturë, pasi ata do të shkonin në një lokacion tjetër. Por, edhe për ta kërkohej të organizohej pritje në aeroport, me që edhe ata ishin përfshirë si pjesë e delegacionit. Konform kërkesës, zyrtarët e ambasadës i kishin informuar autoritetet zvicerane lidhur me vizitën.
Autoritetet zvicerane ua mbulonin vetëm Haradinajt dhe një shoqëruesi të tij shpenzimet e pritjes VIP, në shumë prej 750 eurosh për person, statusi i vizitës së Haradinajt ishte ndryshuar. Ajo ishte shndërruar nga vizitë private në vizitë zyrtare, kështu që shpenzimet e pritjes VIP I faturohen buxhetit të shtetit të Kosovës.
Gjatë qëndrimit njëjavor në Zvicër Haradinaj, dy mërgimtarë kosovarë në Zvicër kishin shtruar një darkë për Haradinajn dhe “shoqëruesit” e tij.
Po pse prisnit ndonje send tjeter nga nje primitiv si Rambushesi?!
Po dashnoren e kishte me vete per pune zyrtare…?
PUNE KOSOVARESH PUNE FEUDALESH KUR ROJA I DISCOS BEHET I PARI KRAHINES NJESOJE SI NE CECENI
Nje “Njeri” qe i vjen turp per Identitetin dhe gjakun e tij,nuk eshte Patriote,eshte Hipokrite,eshte Servil.
Ky e ka emrin,Ramazan,emer turk.
Perse lodheni kot dhe jepni lajmw per kete GOMARIN RAMUUUUUUUSH….
Ramushi e knaqi bythen me jete lluksi me parate e kosoves se shkrehu dy pushke.Ata qe luftun me atdhedashuri ju kthyen perseri kurbetit per te mbajtur familjet e veta.
Per luften qe ka bere i jepni nje pension,dhe cojeni te kullosi lopet.
Thjesht fare,prokuroria e Kosoves po te kete bole,te hapi hetime zyrtare,dhe me provat qe duken ashiqare,ta coje ne gjykate Ramushin nen akuzen e shperdorimin e detyres dhe te fondeve publike.Po te duan qe populli i Kosoves te ket besim te drejtesia,ky eshte rasti me i mire.Kam frike se nuk ka per te ndodhur asgje,si me pare,arsyet i dine te gjithe.
Nje “Njeri” qe i vjen turp per Identitetin dhe gjakun e tij,nuk eshte Patriote,eshte Hipokrite,eshte Servil.
Ky e ka emrin,Ramazan,emer turk.
Ky eshte burre qe ka luftuar dhe lufton kunder Serbeve dhe legenave te tyre ne Ballkan.
Po shume e vertet eshte,pikerisht per kete,shqiptaret ne Kosove hezitojne ti fusin nje shkelm bythes politikaneve Haradinaj,sepse me te drejte stepen para asaj familje luftetare.Problemi eshte se po abuzojn shume,dhe nuk dihet sa do e durojne ne Kosove!!
Edhe per ato qindra mija frenga qe lene ne kasino afer bazelit ku motra ime punon, nuk po i permend kush?!