Kryeministri Edi Rama bën me dije se kantierët e ndërtimit në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, Shkodrës, Konispol, Borsh, Fushë-Krujë, Fier, do të rifillojnë punën, duke respektuar rregullin e distancës së sigurisë së punonjësve
“Kantieret rifillojnë me pikatore në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, Shkodrës, Konispol, Borsh, Fushë-Krujë, Fier, duke garantuar rregullin e distancës së sigurtë për punonjësit.
Ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje, për të garantuar sa më shumë vende pune nën bombardim dhe frymëmarrjen jetike në shtëpinë tonë të përbashkët
Do të vazhdojmë të mbrohemi shumë fort, duke organizuar kundërsulme në pika nevralgjike për të siguruar rrugët e frymëmarrjes në muajt e ardhshëm. Durim dhe besim, si një trup i vetëm”, shkruan Rama teksa poston fotot. (TemA)
Po dhe do I paguash apo jo? A thame vetem te domosdoshmet sa te mbarojelufta?