Agroni i call center-ave del me ide origjinale për krizën: Qeveria të shtypë para… Ndërhyn i tmerruar Fevziu!

2 Prill 2020, 09:10Politika TEMA

Ish deputeti i Partisë Demokratike, i njohur gjerësisht për biznesin e call center-ave, Agron Shehaj, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, i dha një këshillë për ekonominë, kryeministrit Edi Rama. Ai deklaroi se qeveria mund të shtypë para, pra shkurt, Edi Rama të fillojë të printojë lek.

Ky propozim i Shehajt, bëri që të ndërhyjë menjëherë, me një pamje ankthi dhe tmerri në fytyrë, Blendi Fevziu, i cili me njohuritë e tij ekonomike, kuptoi se, nëse Edi Rama fillon të printojë para, inflacioni do të shkojë në qiell. Aq më tepër që, ne e dimë mjaft mirë, që Edi Rama po e filloi një punë, e merr me shumë pasion dhe mund të printojë tonelata të tëra kartmonedhash.

Pra, fjala vjen, nga ky propozim fare i pafajshëm me Skype i Agronit, në një mbrëmje tek Fevziu, ne mund të përfundojmë që,  kastraveci, një produkt mjaft i shitur në Shqipëri, pas printimit të parave nga ana e Edi Ramës, të kapërcejë çdo parashikim dhe të kapë vlera marramendëse në treg, sa të duhet një rrogë e plotë call center-i, për të blerë një kile kastraveca.

“Të shtypim para, të na fusë në një inflacion që mos dalim dot pastaj, kjo pffff…”, tha Fevziu aty për aty, kur e dëgjoi këtë propozim.

Nuk dihet nëse kjo ide e Shehajt, është një propozim zyrtar i Partisë Demokratike, apo thjesht një mendim origjinal i tij, duke qenë se eksponentë të tjerë të PD-së, nuk e kanë përmendur ndonjëherë dhe janë fokusuar kryesisht tek anullimi i koncesioneve si kërkesën parësore për qeverinë.

Lutemi që Edi Rama të ketë qenë i zënë me ndonjë punë, ose duke kërkuar fjalë të shenjta për të postuar në rrjetet sociale dhe të mos e ketë dëgjuar emisionin e Fevziut…(TPZ)

25 komente në “Agroni i call center-ave del me ide origjinale për krizën: Qeveria të shtypë para… Ndërhyn i tmerruar Fevziu!”

  1. Tironci says:

    E cˋfare ka thene ndonje gje kushedi se cfare?.
    Ne kohe krize keto forma veprimesh per ekonomine jane fare normale.
    Ne vitin 2002 e beri USA me urdher te Bushit, me vone e beri Obama, e beri Gjermania, dhe e kane bere shume shtete te tjera. Dhe ta dini se do e bejne te gjitha shtetet e BE-se, se nuk kane rruge tjeter.
    Tani se kuptoj , perse mendoni ta beni lajm, apo se e paska thene nje i PD?,
    Po ramen kaq budalla e paskeni nxjerre ” se po ta degjonte do …….” e kujt i plasi se a e degjoi apo jo, ai do e beje se do ja keshillojne ekonomistet. Lajm idiotesh per njerez fukarrenj.

  2. Salbeu says:

    Ky agron shehaj duket që është loqe nga ekonomia. E dyta mund ta ketë thënë edhe me qëllim. Duke shtypur kartmonedha të reja bie vlera e lekut dhe atëherë do jetë kriza më e madhe. Kështu që kjo do të jetë në favor të lulit të vocërr dhe kafexhus për të cilët ky psikopati injorant punon. Edi Rama sështë budalla ti bëj gropën vetes.

  3. Taulant says:

    Eshte nje ide ekonomike e praktikuar ne kohe krizash . Ka nje efekt per disa muaj . Agroni ka studjuar ekonomi ne Firence merr vesh nga keto gjera ndryshe nga blendi apo piktori.

    1. Al says:

      Po por nuk na the se c’ndodh pas gjashte muajsh… apo te shkoje nje kipe banane 1 milion leke? se coin clipping eshte e vertete qe I hedh qeverite si miza.

  4. Tiv says:

    Po ky qenka RRot o qa psikopati , Edi Rama prodhon lek e tmerrshme . Megjithe ate brravo qe beson kaq fort te Edi Rama do hyje ne Gines Edi Rama .

  5. Lili says:

    E Ka permendur ish zv ministrja e ekonomise se LSI.Po keshtu e pershendeti Edhe Ilir Metà,gjykimin e saj gjenial.

  6. ?? says:

    E ke tmerru Fefziun me ate qe ke than . Nuk e pranon Fevziu as pd as ls te jete kaq i zoti Edi Rama .Ishalla do zoti edhe shqiperia ne drejtimin e Edit do prodhoje lek.

  7. BRSS says:

    HAJDE GJENI HAJDE ÇFAR BIZESMEN KA SHQIPERIA NE QOFTE SE DO TE VARROS NJE SHTET NUK ESHTE NEVOJA TA SULMOSH USHTARAKISHT POR DUKE BER KETE TEORIN QE THOT KY PALLA TE QIFSHA SHKOLLEN QE KE BER MOR KRRIÇ PI KESHTU ESHTE KUR HAP BIZNES ME LEKE TE PISTA DHE KUR NUK KE DY GRAM TRU NE KOKE O TRAP

  8. Vlore says:

    Edhe Lubonja i ka ngerdhesh syte kur te ka ndihgju gati per infrakt eshte nga kjo mundesi e Edi Rames per kollcentrat e ktije budalli . Por ka shum te drejt ky budall se ja lejne kollcentrat hapur me i pagu ky me 2 dy lek me i tall ky kedh.

  9. Tarasi says:

    Po re mirë e ke.. Këtë fyellin po pret Rama për ti dhënë mend

  10. Avokati says:

    Vetem ironi dini te beni. Ai ka nje alamet biznesi, nuk e ka bere rastesisht. Sigurisht di me shume se Fevziu. Degjoni me shume dhe kuptoni cfare tha. Bankat Qendrore shtypin para nese eshte nevoja te mbeshtesin ekonomine, brenda limiteve te inflacionit te pranuar. Por qe duhet te nderhyje, duhet te nderhyje. Vetem per te share dhe shitur pordhe!!!

  11. Malo says:

    Fajin e ka shteti shqiptar qe na ka lene si pilaf e na ben te quajme biznesmene lavatrice pastrimi parash si ky maskarai i PDse. Niveli i tij prej injoranti shfaqet kudo, nje prestanome dhe kaq

  12. iksi says:

    O Fevzi , per ty e shoket tuaj bashke me Shehajn qe nuk dini sa lek keni dhe qe e keni rjep kete popull duke e vjedhur dite e nate , Une po te jem ne vend te Edi Rames bej nje veprim tjeter , Bej ndrrimin e lekut shqiptar duke nxjerr nje prerje te re dhe kete ekzistuse e mbledh me nje afat tremujor . E para per tju marre ate pare qe ja keni vjedh popullit shqiptar . Ndersa ti Fevzo mund te thuash qe kjo mas nuk na demton as mua as te tjereve sepse ne i kemi ne valute , Edhe kete e mendon Edi Rama se eshte me i zgjuar se ju , Jep urdher qe te gjitha veprimet , shitjet blerjet tranaksionet e çdo gje te bahen me lek shqiptare ndersa bankat te mbledhin balutat per 3 muaj , per valutat qe keni ju Fevzo me te gjithe te tjeret brenda vendit , Po ti do te thuash po ne i kemi valutat ne shtetet tjera te botes , Po ja pra duhet ti bini prej andej brenda tre muajve dhe po nuk i prute brenda 3 muajve , çdo valute qe hyn pas 3 muajve sekoestrohet . Prandaj e keshilloj qe Edi Rama ta ndjek kete praktike edhe per ata qe po ben O.F.L ja se kjo menyre eshte me praktike me e shpejte me e sigurte dhe me e palodheshme .

  13. qytetari says:

    Ky nga surrati duket nje maskara i madh,por nga brenda tij eshte dhe shume teper se kaq.
    Por maskarallekun e tij te ndyre e shoqeron dhe me idiotsin e tij,kur ne menyren me te trashe,don te falimentoje vendin.
    Mjere ata qe u ka rene pjesa te punojne me kete funderine.

  14. Beni says:

    Kete Agron Shehaj e njohin ne Vlore si njeri naiv e kaqol.Thone qe Lul Basha e rruajti nga leket.Ky eshte financuesi qe ka mbajtur peshen kryesore ne mbulimin e shpenzimeve per mitingjet e PD vitin e kaluar.

    1. Zigur Qarri says:

      I arsimuar ne Perendim,i sukseshem ne biznes(milioner ne Euro),takspagues i rregullt,kurre i konfrontuar me ligjet(edhe sipas
      Kryeministrit),familjare i rregullt,altruist,…. dhe e tashmja,ka porositur respiratore per spitalet!Agron Shehajn gjete ti te denigrosh?!
      Njerez qe kursejn te keqen!Kush do mbetet pas?Ki kujdes o njeri,se do te vdesesh nga zilia!

  15. Gëzimi says:

    Temen e semes çna gjeti me keta!!!
    Ore o tw vdesim ne o te vdesin ata. Na ka ardhe jo nè maje te hundes, por ne maje te kokes me keta katerkendesha
    Temen e semes, po kaq budallej jemi, sa qe te bejme siç thote ky mut.
    Temen e semes ku kemi mbrritur!!!!
    O Kovi eee ça ere ka gjaku ere Koviiii
    Hapu dhe te futemiiiiii
    O zot na shpeto ose i çiva nenen e vrava fare

  16. Hako says:

    Nese do krijohet inflacion,te vetmit qe humbasin jane ata qe kan para ne banke(pra te pasurit),ne pergjithsi kjo eshte nje gje e mire per te varferit qe jane mbi 80% e popullsise.Me kete gje mund te zvogelohet hendeku midis te pasurve dhe te varferve..Megjithese te pasurit shumicen e kursimeve i kane ne valute,por perseri do te humbisnin mjaft.

  17. Sajmir Sinani says:

    Ide shume e drejte qe duhet peshendetur

  18. Na pla by says:

    Kjo qe tha ky ne menyre te pafajshme dhe naive nga padituria e shpreshise ekonomike , do te bej dhe qeveria shqiptare ne nje moment te dyte dhe ne menyre te sofistikuar per te mos trembur investitoret neper tregje financiare .( emetimin e eurobondit, etj), dhe duke mos alarmuar agjentet ekonomik.

    Do te financoj ne forme borxhi deficitin buxhetor nga banka e shqiperise ,nje praktike e palejuar. ( e tha dhe sejko nje fjale) e thene ndryshe leket do injektojen ne ekonomi nepermjet politikava makro ekonomike .
    Ky borxh i bankes se shqiperise nuk do likujdohet ndonje here dhe do fshihet me nje veprim kontabel pas disa vitesh ose tranferim asetesh te qeverise drejt BSh.

    Para disa vitesh pd e beri nje veprim te perafert duke shitur asetin ( hotel dajtin ) Bankes shqiperise duke kredituar llogarite e thesarit me 30 milion euro.

    Risku inflacionit eshte prezent , por nqs behet nga njerez racional ( mos ti bien ne top ) ne menyre efikase , risku zotrohet.

  19. Taulant says:

    Agroni ka punesuar me mijera Shqiptar ndersa super hajduti Edi Rama me politiken e tij ekonomike dergoj jashte Shqiperis 500 mije Shqiptar.
    Agroni gjithcka e ka te deklaruar ndersa betonizuesi i Tiranes burazeri i Dakos se Durresit e Shpetim Gjikes se Vlores kane vjedhur miljarda dhe i kane cuar ne vendet offshore.

  20. Tikanis says:

    Pak inflation nuk i ben keq askujt…..

  21. Kujtesa says:

    Ja per cfare vlen Call Center. I paska mobilizuar sklleverit Gonia te bejne komente, qe ja zbardhin faqen… Bravo Frd Lela, nuk ja merr lekun kot ketij loqes te pasur.

  22. Si ekonomist ne fushen bankare dhe ish-Pedagog ne Fak.Ekonomik perpara se te emigroja ne 2009 pertej oqeanit, si pasoje e degjenerimit total te Arsimit ne pergjithesi dhe vecmas te Universitetit nga pseudo-Reformat vetem per vjedhje e percarje ne stafet pedagogjike te papara me pare nga nderhyrjet Politike te koalicionit PD+LSI (miksit me kriminal, sa dhe vete PPSH do habitej me Monstruozitetin e ketij miksimi), them se KY ish-Deputet; qe mbahet per Ekonomist i madh pse ka jetuar do vite ne Itali nga ku eshte rikthyer ne Shqiperi si Biznesmen i Call-center_ave (biznes i Italianeve totalisht qe pastrojne PARA te pista padiskutin e sidomos te Mafias), qenka nje K… Gomari totalisht. Ne kriza te tilla te prodhosh Para e ti hedhesh ne treg, kur ekonomia pothuaj ka pushuar se punuari, eshte VETE-VRASJE per tere Shqiperine ne afat shume te gjate. Por njerez qe kane bere Para me pune te pista deri dhe ne marrje (blerje me afro 1-Milion Euro) mandati Deputeti (prej 1 viti nuk eshte me Deputet se, Partia doli nga Institucioni Parlamentit ne rruge me “deshire e gezim”…), nuk kane fare haberin nga Ekonomia e nje Shteti, sidomos ne kohe Krizash. Mjere populli e vendi im; cfare injorantesh ka “kandidat” per tu rikthyer ne Pushtet. Mos ndodhte KURRE.

  23. Firdesi says:

    Hajde shkenctar i PD,hajde. Ja o njerez, keta duan te marin pushtetin dhe te na çojne per lesh. Sipas ketij duke shtypur ose printuar para me shume, i bie qe pastaj ne, populli te blejme para me para per para. Hajde deputet hajde, ja kalove doktorresh monikes per shpikje. Prandaj tall bythen Rama me ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje