“Ndihmuan xhajën e Edi Palokës”, Veliaj: Është rob më vete. I shërbeni jo vetëm atij, por dhe Saliut po pati nevojë

2 Prill 2020, 09:14Politika TEMA

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë dje inspektime në terren ku ka parë situatën e ndarjes së ndihmave për familjet në nevojë. Ai ka zhvilluar një bisedë me kreun e Njësisë 2, Florian Pullazi, i cila tha se dje kanë ndihmuar xhaxhain e Edi Palokës. Veliaj tha se do ndihmohet në gjithë ata që janë në nevojë dhe nuk do parë se është i majtë apo i dhjatë se kjo kohë nuk ka vend për politikë.

Veliaj: Se thonë qe s’ka ushqime. Ka ushqime pafund për ata që janë në nevojë. Për dikë që abuzon, për atë s’ka mo vëlla. Se nëse ti me babën ke vetëm një mur që ju ndan, do ta ndihmosh ti se të ka bërë kokën. S’ka arsye për panik. Për nevojtarët ka gjithmonë ushqim.

Pullazi: Në rastin më konkret, xhaxhai i një eksponenti të Shqupit sa ka marrë shërbim sot në mëngjes nga ekipet tona të terrenit. Ja ku e ka shtëpinë

Veliaj: Xhaja i kujt?

Pullazi: Xhaja i Edi Palokës. Ndaj mos të thonë që ndihmat ndahen në të majtë dhe në të djathtë. Janë shërbyer të gjithë pa asnjë lloj dallimi.

Veliaj: E para e punës xhaja i Palokës është rob më vete dhe s’ka lidhje me ça bon nipi i vetë. Se secili prej nesh mund ta ketë një nip…

Pullazi: Ajo është absolutisht, po mos të thonë në aspektin politik them unë

Veliaj: Kështu që ti shërbeni jo vetëm xhajes së Ed Palokës por dhe Saliut nëse ka nevojë. Fillimisht është njeri pastaj xhaja i dikujt

Pullazi: Nuk kemi lënë asnjë kryetar, pa shërbyer

Veliaj: Ata që janë nevojtarë le ta kenë nipin edhe budallën më të madh, meritojnë t’ju rrimë te koka. S’duhet me bo fare ndarje, se s’na intereson fare partia se yyy do kemi kohë…

Pullazi: Në asnjë lloj mënyre, ne jemi përpjekur t’ju shërbejmë në çdo lloj orari, edhe kur kanë qenë këto kufizimet … që të mos ngelet asnjë njeri vetëm.

13 komente në ““Ndihmuan xhajën e Edi Palokës”, Veliaj: Është rob më vete. I shërbeni jo vetëm atij, por dhe Saliut po pati nevojë”

  1. miu says:

    Tyryryryryryryryry

  2. Loni says:

    Politike dhe ktu turp…..pastaj xhaja Edi Palokes ish deputeti ps ….nese eshte ai…..lere politiken me kto dite…e mos lejo me nderime se ndaj ka shkuar dendesia si Karaci e ka kufizime…..

  3. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Aman saliun ma kini kujdes se eshte ngujuar ne shpellen disa milion euro ne lalez dhe po lufton si kucedra per te vdek sa me shume njerez

  4. Oreo says:

    O Erion Ik mos dil me ne tv se na e shpife ,bej punen per te cilen te kane votuar .ngele me kamer nga mbrapa nuk eshte kohe per te bere shoh rrot karri ,je bere vk co qeska e mer plera ,me je bere si Luana te mungon te besh dhe buzet dhe je fiks

  5. Kritiku says:

    Nuk eshte e nevojshme te behet publike ndihma qe i jepet dikujt.Ne cdo moment kryetari bashkise apo i qeverise eshte i te tereve,pa marre parasysh bindjet e tij.Ne momentin qe vota eshte e fshete kushdo mund te thote:Une kam votuar per Ty,qofte ky edhe Basha.

  6. Al says:

    O Pullaz me leket e tates apo ijes I ke ble ushqimet ….po jane jeket e taksave o trongull……o I trashe…po ktu e gjete te besh politike? Pergjysmo rrogen tende nga bordet e nga keshilli bashkiak boll beni sadaka politikeme te pamundurit….turp

  7. iksi says:

    Pse edhe xhajen e paska prure ne Tiran ky katundari zadrimes ?

  8. Loni says:

    Iksi jane le e rrit ne Tirone…..njerez te nderum…po to ke ardh vone ne Tironee si njef….

  9. bijte e ushtarakeve says:

    Erjon Veliaj vjen ne kete histori si cdo femije tjeter nga dere ushtarakesh.MOS HARRONI,se kush ishin ushtaraket qe me 91 ju fluturoi historia kapelen nga koka si pa gje te keq….
    Me disipline dhe kurajo,duke vuajtur si shume te tjere femije ushtarakesh,ka perveshur menget e po ben detyren si gjithmone ne sherbim te qenjes humane.Cfare ka ketu per tu habitur?
    A nuk ndiqet rruga e ushtarakeve akoma?Gjithmone ne vigjilje te nevojave te atdheut e shoqerise?
    Ky eshte motivi edukimi disiplina sakrifica dhe shembulli prinderor!
    Lavdi ushtrise dhe oficereve shqiptare ne vite!

  10. Ilir says:

    Keta jane bastarde jo shtetare.
    Ua ngecin ne gryke buken njerezve.

  11. Qeveria eshte e Shqiperise, nuk eshte e partise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje