Kina i frikësohet një vale të dytë infektimi, izolohen 600 mijë banorë të provincës Henan

2 Prill 2020, 09:23Bota TEMA

Në Kinë është rikthyer frika e infektimit nga virusi Covid-19. Menjëherë pas rënies së numrit të infektuarve, një zonë e provincës Henan i është nënshtruar masave të izolimit nga frika e përhapjes së një vale të dytë shpërthimi të infeksionit.

Autoritetet lokale njoftuan përmes rrjeteve sociale se Henan ndodhet në veri dhe kufizohet me Hubein, një provincë që ka raportuar një numër shumë të madh të infektuarish nga Covid-19.

Frika u shtua pasi tre raste të prekura nga koronavirusi u raportuan të dielën në qarkun Jia, përfshirë një mjek nga spitali lokal, i cili infektoi edhe dy kolegët e tij.

Banorët, rreth 600 mijë, do të duhet të marrin leje të posaçme për të dalë nga shtëpia dhe për të shkuar në punë, sigurisht duke iu nënshtruar testeve të temperaturës së trupit dhe të pajisur me maska fytyre.

Të gjitha kompanitë janë mbyllur, me përjashtim të atyre që prodhojnë materiale sanitare, grupet logjistike dhe ndërmarrjet e prodhimit të ushqimeve, supermarketet, karburantet dhe farmacit./TPI/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje