Bota ka mbi 1 milion të prekur nga Covid-19 dhe teoritë sesi u përhap janë të shumta.
Virusi vdekjeprurës u shfaq për herë të parë në Kinë, në provincën Wuhan por deri më sot nuk ka diçka të qartë sesi lindi dhe u shpërnda kaq shumë në masë, pothuajse në të gjithë botën.
Por një profesor në Gjermani, rrëzon atë që kemi menduar deri më sot për këtë pandemi.
Një qytezë me 41 mijë banorë në Heinsberg është një nga vatrat më të nxehta të pandemisë në Gjermani.
Mbi çështjen ”Heinsberg” është botuar një raport që është përpiluar nga profesor Hendrik Streeck, virolog i Universitetit të Bonit, me një qasje që kujton hetimet e policisë.
Rezultatet janë deri diku befasuese dhe ndryshojnë bindjet që njerëzimi ka për Covid-19.
Profesor Streeck thotë se në hulumtimin e bërë “nuk kemi patur asnjë infeksion që ishte marrë në një dyqan, ose në një mjet publik”.
Hendrik Streeck, virolog i Universitetit të Bonit
Profesori bën edhe shembullin e gruas kineze që nga Bavaria kishte shpërndarë më pas virusin në Itali. Gati në mënyrë të pabesueshme, asnjë person në aeroplanin e saj dhe në hotel ishte infektuar më vonë.
”Janë eventet masive që shkaktojnë vatrat e rrezikshme”, thotë ai, duke vënë re se festimi i Karnavaleve në Këln, qytet afër Heisnbergut, kishin përhapur virusin në atë qytezë, ashtu siç kishte ndodhur me ndeshjen Atalanta-Valencia në Itali dhe Spanjë.
Sipas tij, duke mbajtur gjithmonë distancat dhe rregullat higjienike bazë, jeta mund të rifillojë deri diku normalisht, sepse “vdekja e disave nuk mund të vej në rrezik mundësinë e mbijetesës e të tjerëve”, dhe se qeveritë duhet të investojnë në testime, sepse vetëm këto mund të lokalizojnë vatrat dhe t’i “shuajnë” ato.
A e përkthen dot njeri, këtë Shqip-Shqip.
Shqip-Shqip
Ky zoteria duhet te jete paguar nga Sali Berisha derisa thote se duhen bere sa me shume testime.
dicka ka dashur te thote perkthyesi por nuk ja ka arritur qellimit…ndoshta njehere tjeter mund ta beje me mire
Me pak fjale do te thote qe nese respektohen distancat dhe kushtet e higjenes, virusi nuk eshte kaq infektues pervecse kur ti nuk je vigjilent per distancat dhe kushtet higjenike. Merr shembullin e gruas mbartese te virusit e cila nuk infektoi pasagjeret ne avion por e perhapi infeksionin ne nje vend me sh njerez ne nje event dhe nenkupton se ata duke mos e ditur nuk kane mbajtur distance nga njeri tjetri dhe nuk kane respektuar mbase as kushte higjenike te mira nga kontakti me njeri tjetrin. Gjithashtu permend dhe ndeshjen sportive mes ty ekipeve qe u bene mbartese dhe shperndarese te infeksionit duke prezumuar te njejtat kushte, pra mosmbajtja e distancave dhe “higjenes strikte” kur kemi te bejme me nje virus te rrezikshem.
Coronavirus nuk egziston.
Është e gjitha një trillim.
Turp ! Nje perkthim skandaloz !
O zoti Mero, nje lutje kam. Mos boto nga keto komente qe prej 7 vjetesh te jeqen e kerkojne vetem te Berisha. Edhe virusin e shperndau Berisha.
Keta jane militante te semure, te cilet koronvirusin e kane ne tru.
Na boto te lutem, bile perseriti cdo dite se cfare masash duhet te marrim sot, por edhe be te ardhmen per tu mbrojtur nga kjo semundje e rrezikshme.
Sot u shtua numri i te semureve, ndoshta tani do shpertheje tamam piku i epidemise. Beje gazeten shperndarese te informacioneve me te fundit boterore.
Po dhe ketu ne itali nuk vdesin te gjithe nga virusi i rrisin numrat sepse qeveria fiton ne kete mes po na mbajn mbyllur kot dhe i lene te vdesin njerzit ne shpi une e them sepse kete virus e moren dhe te afermit e mi jane mire dhe me cfare i kuruan me shirup per kollen prandaj kjo gje nuk Bind asnje qe ky virus eshte kaq i rrezikshem sa e bejn