COVID-19, qeveria rrit stokun në spitale: Blen respiratorë, kite dhe reagentë

3 Prill 2020, 23:16Sociale TEMA
COVID-19, qeveria rrit stokun në spitale: Blen respiratorë, kite dhe

Qeveria ka miratuar aktin normativ për të blerë kite dhe reagentë për kryerjen e testeve të COVID-19 dhe respiratorë për të rritur stokun në spitale, nëse vendi përballet me një fluks më të madh të infektuarish. Në lidhje me respiratorët që do të blihen, do të jenë të ndarë në dy modalitete për të rritur dhe fëmijë për  COVID -19.

‘Miratimin  e  kontratës  me  objekt  “Furnizim vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe  moshë  pediatrike  për  COVID-19”, me  palë Ministrinë e Shëndetësisë dhe  Mbrojtjes  Sociale dhe operatorin ekonomik“TBS 96”, sh.p.k.,  të zhvilluar   me   procedurën   e   drejtpërdrejtë   të prokurimit,sipas  tekstit  që  i  bashkëlidhet  këtij vendimi.a’, shkruhet në vendim.

Aktualisht në vendin tonë janë konfirmuar 8 fëmijë të prekur me koronavirus, të cilët e kanë marrë atë nga prindërit e tyre.  Ndërsa nga të infektuarit në spital janë shtruar 77 persona, 73 te Spitali Infektiv ku 7 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar dhe 4 të tjetër tek spital COVID 2 ‘Shefqet Ndroqi”, ku 2 ndodhen të intubuar.

Qeveria ka miratuar dhe asgjësimin e mbetjeve për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 të kiteve dhe produkteve të tjera të përdorura gjatë trajtimit dhe shërbimit që marrin këto pacientë.

“Miratimin e kontratës për lotin 2 me objekt “Trajtim dhe asgjësim të mbetjeve që dalin nga shërbimet ku marrin trajtim pacientët me COVID-19 për QSUT”, me palë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe operatorin ekonomik “ECO  RICIKLIM”, sh.p.k., të zhvilluar me procedurën e drejtpërdrejtë me objekt “Blerje kite dhe reagentë, evadim mbetje anti COVID-19 ndarë në dy lote”, sipas  tekstit që i bashkëlidhet  këtij vendimi“, shkruhet në vendim e qeverisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje