Nga Flutura Açka
Heroina ime e ditës quhet Ardiana Handraj.
Tek kërkoja mbrëmë nëpēr internet televisionet shqiptare, që të enjteve në mbrëmje në pikun e shikueshmërisë, “therin” shoshoqin për shikues, ndala në disa prej tyre.
As në këto kohë tronditëse për botën, ca prej tyre nuk e lënë zanatin të pastrojnë politikën, të bëjnë qokat me sponsorat e miqtë e tyre, të tregojnë si vishen, si kombinohen edhe me mbathjet që mjerisht nuk iu duken, dhe duke harruar etikën parake profesionale të studiove televizive, u thërrasin qokaxhinjve te tyre me emër (me mbiemër madje) e jo më me “zoti”, dhe duke e mbyllur trumfalisht me thirrjet se kush është i pasur të dhurojë në këto kohë shtrëngesash, duke harruar se në këtë democraci të brishtë që kemi, vetë ata janë pasuruar panginjshëm dhe nuk kanë lënë rast e cep kohe pa e shfaqur se sa të pasur janë, një koracë plot shkëlqim që u kërcet mes asaj varfërie tronditëse shqiptare.
Heroina ime e vërtetë është Ardiana Handraj nga Shkodra, të cilën e ndoqa në një reportazh të shkurtër në Euroneës Albania.
Ajo bën maska falas për qytetarë dhe policë.
Ardianat dhe Ardianët e përditshëm, të heshtur, bujarë, do të na ndihmojnë ta kalojmë këtë kohë të çuditshme sa më lehtê.
“Do Zoti”, thotë Ardiana “kjo kohë i ka ngrohur njerëzit dhe u ka dhënë më shumë dashuri, afrimitet e vlerësim”.
Shkrim i arire.ZAcka e para here qe nuk e politizuat gjendjen duke share qeverine,jo per gje kjo qeveri i ka gabimet me thase por opozita nuk jep fare shprese,po fare,fare
EH ZOOT I MADHE C’I BEN ASAJ SHOQERIE KTO MAJMUNE ZBRIT NGA PEMET
QYTETIT
KJO PRA O MEDIE SHQIPTARE LLUMI I SHQIPERISE JEP MEND QYTETAREVE SHQIPTARE !!!!!!!!!!!!!!!
E dhimshme, cinike!
U desh covid- 19 qe disa njerez te reflektojne.
Perpos reflektimit çka ashte diç pozitiv eshte edhe ana tjeter e dhimshmja, cinikja
Pse ne reflektojme vetem kur na bje e keqja?
Kjo cike asht bre burra zorra e sal ram shiqere birishes dhe ilir florinit.
Po due me e njoftun edhe magjarin tem te zi ktu ne Gomsiqe.
Me kete rast,kam pare se sa mjeke shqiptare ka neper bote,dhe duhet te jemi krenare.Shyqyr qe nuk kemi me shumice,fytyrat e “analisteve” ordinerë,por eshte mire te zhduken totalisht bashke drejtuesit e emisioneve,si Eni,Fevziu,Zheji,Balla etj
Acka,me se fundi dole nga politika dhe hyre ne boten reale….Thone se je shkrimtare…Atehere duhet te kuptosh te pakten Balzakun qe eshte korifeu i shkrimtareve….nga i cili Marksi thoshte se ka mesuar gjithe mekanizmin e Kapitalit qe sundon gjithcka……Nuk ka rendesi forma,diktatura,demokracia etj….Eshte pangopesia e njeriut ,i cili vazhdon te jete akoma gjysem i eger, qe nuk ngopet me para…