Ilir Meta tërbohet nga “fama” e Ramës, shkrim i porositur tek gazeta italiane filo ruse kundër kryeministrit: Do të bëhet “Obama i Ballkanit”

3 Prill 2020, 19:18Politika TEMA

Edi Rama ka qenë “ylli” i mediave italiane këto ditë, pas gjestit të tij për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali.

Kjo, natyrisht nuk mund të kalohej kaq lehtë në Shqipëri, nga kundërshtarët e tij.

Sot, gazeta filo ruse në Itali, “Il Giornale”, ka bërë një shkrim të egër kundër Ramës, sikur ta kishte shkruajtur vetë me dorën e tij Ilir Meta.

Në shkrim iu kërkohet llogari italianëve, përse nuk është falenderuar edhe Meta për vajtjen e mjekëve shqiptarë në Itali.

Shkrimi kundër Ramës është ndërtuar mbi denoncimet e Berishës, Fatos Lubonjës e Petrit Vasilit.

Kujtojmë që Ilir Meta është i “preferuari” i kësaj gazete, që e merr herë pas here në intervistë atë.

Shkrimi i plotë i gazetës filo ruse “Il Giornale”

Në disa raste, dërgimi i ndihmës shoqërohet me qëllime politike dhe mbi të gjitha gjestet e solidaritetit (të cilat padyshim ne i vlerësojmë në një moment të vështirë për kombin tonë), nuk duhet të na bëjnë të harrojmë përgjegjësitë dhe sjelljen e liderëve ose qeverive në kombet e tyre. Ky është rasti i qeverisë kineze, ku me ndihmat që i dërgoi Italisë, ka përgjegjësi në fazën e parë të përhapjes së kontakteve të virusit dhe sigurisht nuk mund të merret si një model i demokracisë italiane, por edhe nga qeveria e udhëhequr nga Edi Rama në Shqipëri.

Tridhjetë mjekë mbërritën në Itali disa ditë më parë nga Shqipëria, një gjest i rëndësishëm solidariteti, të cilit ne i jemi mirënjohës popullit shqiptar, por që është bërë një mjet i jashtëzakonshëm propagandistik për kryeministrin Edi Rama. Miliona italianë ndanë në mirëbesim videon e Ramës në të cilën ai njoftoi dërgimin e mjekëve në shtetin italian. Mënyra e qevereisjes shqiptare që është në fuqi, është forma e republikës parlamentare, që do të thotë se, si në vendin tonë, ekziston një Kryeministër dhe një President i Republikës.

Është befasuese se pothuajse askush në Itali nuk e ka përmendur ose falënderuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, megjithatë vetë Meta është shprehur: Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do të japin mbështetjen e tyre në rajonin më të prekur nga pandemia në Itali. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do të forcojnë më tej marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.”

Pak njerëz e dinë që në Shqipëri ka një përplasje mes Presidentit të Republikës Meta dhe Kryeministrit Rama, ne folëm në lidhje me të në një intervistë të realizuar me Metën gjatë kësaj vere “Il Giornale” në të cilën Presidenti shqiptar shpjegoi parregullsinë e zgjedhjeve që u zhvilluan në qershor pa miratimin e tij, duke i bërë kështu antikushtetues: Në të 61 bashkitë e vendit ku u zhvilluan votime fitoi Partia Socialiste, pasi mungonte opozita njësoj si në kohën e regjimit komunist.

Prandaj sot Partia Socialiste kontrollon 100 % të pushtetit vendor. Zgjedhjet janë cilësuar si të parregullta edhe nga misioni i vëzhguesve të OSBE/ODHIR dhe nga Kongresi i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës për shkak të pjesëmarrjes në këto zgjedhje të vetëm një partie.

Problemet demokratike nuk janë aspekti i vetëm që prek qeverinë e Ramës, sipas Sali Berishës, ish-Presidentit dhe ish-Kryeministri i vendit: Shqipëria është bërë një lloj diktature e bazuar në trafikun e drogës, një narko-shtet i vërtetë.

Një akuzë që shpjegon në detaje: Nomenklatura e Partisë Socialiste administron dhe qeveris e vetme vendin, dhe në vend që të mbikëqyrë shkeljet e ligjit, nuk bën asgjë për këtë. Çdo vit në Shqipëri lind një fond prej miliarda dollarësh për të ricikluar dhe pastruar paratë e drogës, edhe falë një bashkëpunimi të ngushtë me bandat e drogës në Amerikën e Jugut. Janë tonelata drogë që eksportohen drejt Italisë dhe Europës.  Vetëm po të mendosh që Anti-mafia italiane e trafikut të heroinës se udhëheq ekskluzivisht mafian shqiptare, kuptohet ç’ndodh mes këtyredy vendeve. Një narko-shtet nuk mund të zhvillohet pa mbështetjen dhe lidhjet me politikën.

Berisha nuk është i vetmi që denoncon lidhjet mes qeverisë Rama dhe trafikut të drogës, sipas Fatos Lubonjës, një nga intelektualët kryesorë shqiptarë dhe një ish-i burgosur politik për 17 vjet gjatë regjimit komunist thotë: Ka një trekëndësh pushteti midis botës politike, ekonomike dhe trafiku të drogës. Në Shqipëri mungojnë sistemet imune tipike të demokracisë, pushteti është në duart e bandave, ekziston një ekonomi e paqëndrueshme dhe nuk ka perspektivë për të ardhmen.

Lubonja pastaj qëndron në një aspekt tjetër në lidhje me pastrimin e parave: Përmes ndërtimeve të reja, paratë riciklohen me çmime jashtë tregut, pavarësisht nga shpopullimi i Shqipërisë.

Gazetari hetues Basir Çollaku, drejtor i lajmeve për Shijak TV, një televizion privat shqiptar tregon për organizimin për rolin e narko-shtetit në Shqipëri:  Këtu funksionojnë dhjetëra klane që ato veprojnë në një mënyrë të ngjashme me krimin e organizuar në Itali.

Duhet shumë guxim për të denoncuar publikisht logjikën dhe dinamikën e sistemit shqiptar, nuk është e thjeshtë të bësh lirshëm punën e një gazetari hetues pa iu nënshtruar presionit dhe hakmarrjes, Çollaku në fakt na tregon se ai ka pasur raste të ndryshme kur është  shantazhaur në momentin kur ai ka raportuar tek autoritetet përkatëse.

Ndërsa Petrit Vasili, ish-Ministri i Shëndetësisë nga 2009 deri në 2012 me qeverinë Berisha, dhe Ministri i Drejtësisë nga janari deri në maj 2017 në qeverinë Rama, mes problemeve të ekzekutivit është dhe menaxhimi i sistemit të drejtësisë:  Qeveria Rama ka kryer një sërë shkeljesh të papranueshme me reformën në drejtësi, një nga këto çështje është dhe ajo e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.  Zgjedhja e tij u zhvillua vetëm me votat e mazhorancës socialiste të cilat ishin 69 në vend të 84 të kërkuarve dhe, pavarësisht se ishte kundër kushtetutës, Bashkimi Evropian pranoi votimin. Për sa kohë që nuk ka prokuror të përgjithshëm, një figurë shumë të fuqishme në sistemin juridik shqiptar.

Ndërkohë Gjyqësori është çështja më e mprehtë sot në Shqipëri, sepse ekziston një çështje me emërime njerëzish afër qeverisë që parandalojnë ndarjen tradicionale të pushteteve. Këshilli i Lartë i Prokurorisë që drejtohet nga Gent Ibrahimi, kunati i Kryetares së Komisionit Parlamentar për Çështjet e Jashtme, Mimi Kodheli, ish-Ministre e Mbrojtjes në kabinetin e Ramas, ndërkohë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit drejtohet nga Naureda Llagami, një person i lidhur ngushtë me figura të rëndësishme të Partisë Socialiste. Artur Metani, vëllai i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni, ish-ministre e qeverisë Rama, është zgjedhur Inspektor i Lartë i Drejtësisë, një emërim është në kundërshtim me kriteret kushtetuese.

Nuk lihet pa përmendur edhe roli që ka luajtur Ardian Dvorani, kryetar i bordit për emërimet e drejtësisë i cili vendos listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, ku i vetmi problem është se veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese është pezulluar për 3 vjet.

Sot Partia Socialiste kontrollon të katër fuqitë të cilat duhet të përfaqësojnë shtyllat e një demokracie: ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore dhe ka arritur të kontrollojë shumicën e pushtetit të katërt (media) edhe përmes disa ligjeve kundër kushtetutës.

Gjithë kjo ngjarje ndodh në një moment shumë delikat për Shqipërinë me fillimin e negociatave për hyrjen në Bashkimin Evropian ashtu siç ka shkruar komentatori i ri dhe i vlefshëm shqiptar Nikola Kedhi në një artikull të fundit duke shpjeguar përkatësinë e kombit ballkanik Kultura perëndimore dhe evropiane, një arsye më shumë për të promovuar hyrjen e saj në Bashkimin Evropian, pa lënë në harresë edhe mos trasparencën e qeverisë Rama.

Rama duket se interesohet më shumë për formën sesa për përmbajtjen, është i shkëlqyer në komuniku, iniciativat e tij propagandistike nuk janë shpalosur për herë të parë, sepse duket sikur ka krijuar “Republikën Shqiptare të Atleteve”, pasi i pëlqen shumë të veshë atlete sportive. Ai aspiron të jetë një Obama i Ballkanit,por pas axhendës së tij politike liberale dhe nxitës për një shoqëri të hapur, por pa trasparencë përveç ndihmës që iu dërgua Italisë për të cilën jemi mirënjohës, nuk mundet dhe nuk duhet heshtur.

ilgiornale

 

46 komente në “Ilir Meta tërbohet nga “fama” e Ramës, shkrim i porositur tek gazeta italiane filo ruse kundër kryeministrit: Do të bëhet “Obama i Ballkanit””

  1. Apo jo? says:

    Te na RRUAC!

    1. Pito says:

      Po ca do presesh nga Like bythqiri.Shkon e paguan nji gazetaruc bloger ne Itali dhe nuk jep nji ndihme per familjet ne hall,megjithese i ka para te vjedhura perseri per bythen e vet i harxhon.E rraca e mutit nuk paska limit.

      1. Albis says:

        hahahahahaha, e bukur kjo

    2. Prind says:

      Italianet komentojne: ” i lumte Edi Rames, duket qe eshte njeri i madh.kKush jane keta morat qe e sulmojne?!

    3. Te hidhen ne gjygj per te provuar mashtrimet says:

      Te hidhen ne gjygj per shpifje si gazeta italiane ashtu edhe ata gazetare qe genjejne. Te prpvojne ato fake news qe perhapin. Mos i linin tja kalojne lehte oer mashtrimet qe hedhin. Edhe Lubonja nese ka dhene deklarata te rreme.

    4. OPOZITA says:

      O Mero po nuk hoqe dore nga shpifjet o burre , po ku e di ti kush e nxiti shkrimin e artikullit , per te qene i vertete thuaj se mund te jete nxitur shkrimi nga opozita ose meta . Ti nuk na jep asnje argument qe shkrimin e ka nxitur meta ????

  2. shko e vrit veten mo mir
    +se me vdek si qen nga Virusi o preshidenti liliputana

  3. turi says:

    kjo qe ta kuptojne keta koqet jep efekt te kundert i ben nder edi rames

  4. Jack says:

    Po te mbyllet laku o Ilir , ke parane e vjedhur por jo popullin me vehte , mendon se gjithshka mund te blihet, por nuk mund te blihet vdekja jote politike, o menxyre e ketij vendi.

  5. Aleksander says:

    Il Giornale?
    Gazet kot
    Sja vlen me u marr me te.

  6. Timi says:

    Hahaha hajduti po leviz…i cmendi Edi Rama i bere me kancer keta kriminelet e dreqit. Une prandaj e votoj Edin vetem per te cmendmen qe i ben Dali kriminelit dhe ketij pykes hajdutit ptesident.

  7. ? says:

    RAMA, ËSHTË OBAMA I BALLKANIT.

    MA THOT DOT NJERI PLEASE?, KUSH ËSHTË META ??

  8. trotski says:

    Like hajdutit po i shtrengohet laku.
    me Ramen e ka Zane maraku
    Nuk i bie Deres po tund kembet tek Pragu
    Po nuk shpetim do ta pesoje si Qofte-largu

  9. klaudio says:

    Asnjeher nuk kam qene tifoz iRames dhe te gjithe ketyre legeneve te tjere por nje gje e shoh po te mos te ishte rama do kishin vdekur mijra njerez se jemi dhe denglaxhinj te pa degjushem por mesa duket ramen do ta kemi per shume kohe ne kurris perderisa te jene salinjte lulushet iliret titet dhe baxhella

  10. Itali says:

    Ilir Meta bashke me shkon sali krimineli i shoqeruar nga monika hajduten, Rames i marrshin te keqen. Edhe ne hane te shkojne Rame nuk bahen. I shalla do vije nje dite e te japin llogari per ato qe kane vjedh por dhe per gazetat qesponsorizojne per shkrime kundra.

  11. Mashkullori says:

    Nuk marr mundimin te lexoj shkrime te tilla,kur jetoj me vendin tim,me qendrimet qe mban qeverija ime,me vleresimet e nderkombetarve zyrtare dhe jo sharlatane,te cilet raportojne masat e marra prej Shqiperise dhe qendriomin e Edi Rames…

  12. Albani says:

    Atehere mos thoni se edhe ne vendet me te zhvilluara si Italia nuk ka fenomene te tilla sa te ulta dhe aq neveritese.
    Turp per gazeten qe ne menyre te kamufluare ka shprehur mendimin e Ilir Metes Fatos qenit dhe Petraq Vasilit.
    Kjo me shume dhe me shume latreson te verteten e nje njeriu shume puntor dhe aktiv mendor si Edi Rama.
    Kote e kane se vezen e Rames nuk ka sote per sote intelektual shqitar qe ta beje .Kur themi per intelektual e kemi fjalen per ata shqipetare qe punojne dhe mendojne per kombin ketu perjashtohen te gjithe ata te partise se Sudes dhe krimbat e mykur qe jane strehuare ne shtepine e ishe oficerave.
    Larte e me larte Edi ngrija famen shqiperise tende. Populli mbare eshte me yu deri ne vdekje.Le te komentojne si te duane “demokratet ” e medhenj qe nuk i dine as emrin.

  13. Edi says:

    Po pse “fama” mes thonjzash, nuk ka vertet fame Rama yne apo keni parasysh ate foton me Barake Obamen per te cilen pagoi qimet e tulles per ta bere.

  14. REZI says:

    Sa turp! Në fakt egoizmi i Metës njihet dhe nuk do shumë mënd të kuptosh se artikulli është i porositur, shihni kujt i referohen, Vasilit, Çollakut, Berishës. Ndërsa lexoja përmes rreshtave mu kujtua një histori që ka ndodhur kur Meta ishte zv kryeministër a ministër u punëve të jashtme. Do bënte një vizitë në SHBA dhe kish porositur ambasadën të bëhej një fushatë parapërgatitore. Në secilën faqe reviste duhej të ishte fotografia e tij. Dhe desh u çmënd kur nuk e pa veten e vet, e ju vërsul ambasadorit të asaj kohe, i ndjeri nuk rron më, se pse nuk kishte shpërndarë lajmin me foto se do vinte Ilir Meta në SHBA. Ja ky është Meta, ka ngel me gisht në gojë…

  15. Gëzimi says:

    Po baba xhike ka te drejte
    Ju njerez duhet te mesoheni me njerezit qe jane ne hall. Çe keni nje zakon te keq, sulmoni Lirin, vetem e vetem se eshte ne hall. Po ne fund te fundit halli njerezore eshte, ne hall bien njerezit jo kafshet. Po Liri nuk paska te drejte te jete ne hall? Sa te pa drejte jeni!!!
    Kam degjuar se ai megjith te shoqen, qe e do shume, paskan vendosur te shesin vilen ne Lalzer – at.
    Por paska ngecur negociata per shkak te nevojtoreve qe vila na paska me shumice.
    Ky pra eshte hall e ju me permendni hallet e vogla si ai qe Edi paska fituar fame te madhe
    Nje hall shume te madh ka edhe per guroret qe spo i punojne dhe ju o te pabese o te paskrupullt o antinkerezore i permendni hallin e fames se Edit
    O pika qe sju bie.
    Nejse- si tja bejme qe kalamajt ne Angli te jene miiiirë. E kuptoni ju bastard se ku e kam llafin.
    Ta ndihmojme se ska para per kalamajt. Ky eshte hall pra dhe ju me paturpesi i permendni Edin
    Mos gaboni me
    Te na i rroje Liri

  16. Katunari i Vicidolit says:

    “il Giornale”, i njohim ne ketu ne Shqiperi kush eshte njeri dhe kush eshte tjetri. Ju, mesa shofim, njihni vetem Fatos Cmireziun dhe sojin te cilet i pelqejne atij. Me sa lexova me siper, ska asnje problem per Rmen, perkundrazi, i rrisni vlerat dhe degradoni edhe me teper kundershtaret e tij. Idiotlleku ka arritur deri atje sa, kundershtaret “mundohen te krehin vetullat dhe nxjerrin syte”.

  17. Bafti says:

    He Tit Vasili or derr! Te ka kap Telegornalja! Tu hor fara! E keqja osh se ketu ne Albani te njofin te gjithe si servil i Like dhe Mones! Je shembullor si sherbetor! Te iku jeta kot!

  18. pjeter says:

    “Il giornale” ku themeluesi eshe nje pjestar i madh i historise se gazetarise Italiane,Idro Montanelli.Me blerjen e kesaj gazete nga Berluskoni kjo gazete filloi tatepjeten per sa i perket atyre parimeve,te atij qe e krijoi dhe e drejtoi.Sot drejtohet nga Alesandro Sallusti,(ish i dashuri i fashistes te vjeter Daniela Santache’)nje personazh qe gjithmone ka qene ne mesin gravitetit te se djathtes berluskoniane dhe asaj ekstreme,ku edhe Lega e Salvinit me deshire pozicionohet.Ky personazh shpesh e ka treguar veten kunder te huajve,dhe ne nje kohe jo shume te larget,kunder shqiptareve,vetem pse jane te tille.Ilir Meta nuk besoj te mos e njofi kush eshte ky person,por e ka kerkuar pikerisht sepse eshte Sallusti.E tmerron fakti qe gjithe ate gjyllurdi qe beri, nga virusi me pare,Rama se fundi, me 30 mjeket e infermieret,e Avionin special per te derguar ne evrope te huajt e ngelur ne Shqiperi,ja shkaterruan ate ritmin e komandatit te pergjithshem,e fundosen me shume se ç’ishte,por edhe qe popullariteti dhe vleresimet nderkombetare te Rames e çuan ne depresion total gjithe shpuren parazite dhe hajdute qe rrethojne ,dhe ate dobesine e tij te hershme,doktor vdekjen.

  19. Dodona mbi Tomorr says:

    Ilir Meta qe fatkeqesisht eshte president,nuk ngopet ;me pasuri,me pushtet ,me shetitje neper bote,por edhe me “lavdi”,qe s’e meriton!Prandaj vete e shpenzon parat e taksave tona neper pacavuret e botes ,vetem qe te shkruajne per te e te nxijne qeverine!

  20. Bekim says:

    Kam 7 minuta që mundohem të shkruajë diçka
    tē mirë për për njēshin e shtetit që dhe
    analatistat ta anal izojnë si pozitive po s më vjen
    asgjë nê mendje
    Please help me with any idea whtsoever

  21. Olimpia says:

    Il Giornale eshte nje gazete filofashiste dhe gjithmone antishqiptare.Ne Itali lexohet nga ithtaret e Musolinit dhe te te djathtes ekstreme.Por shqiptaret duhet te kuptojne se nihlisti trockist Lubonja,anarkonazisti Berisha dhe hajduti nazionalist Meta Jane burimet e informacionit te nje gazete filofashiste dhe filo ruse.Duket absurde por eshte reale,ekstremistet,utopistet dhe lumpeni i perferive jane gjithmone bashke.
    Prapa politikes se ndyre jane parate.Meta dhe Berisha kane aq miliona per te paguar nje gazetar ne il Giornale per te shkruar nje pacavure.Edhe Il Folio kishte nje shkrim me fryme te njejte ,me pak te eger,ku ndihet dora e bullafiqit Ferrara….Helmit i hedh pak sheqer.

  22. Korcari1 says:

    Dorezo floririn o buthaku i Cepanit,thirja e Frok Cupit eshte pet ty nqs ke veshe ta degjosh.Se kur njerezit te hedhin kete hall do jene aq te varfer sa jo ketu te ne po tere bota do levize.Te uroj fatin e Nikolae dhe Elena Causheskut !!

    1. Vlora 1 says:

      Sinqerishte do kerkoja nji Debat Televizive
      te ilir mutit vs Frrok Cupit

      dhe populli te vedoste se kush meriton te jet Presideti i Shqiperise .
      nqs ka bythe pseudoPresidenti nji nder politikanet me kot ne historine e Pluralizmit ,
      qe thjeshte bente rolin e Koqes Rezerve te Pushtetit ,#
      njiher majtas e njiher djathtas ,
      vetem me pas duart brenda ne Buxhetin e Shtetit ,me vjedh shtetin ,

      Ai te behet President i Shqiperise .
      Populli vendos sot .
      Koha e maskarenjeve ne politike vdiq .

  23. Dash says:

    “Il Giornale” eshte nje gazete qe lexohet por edhe jane te verteta ato qe shkruan “pjeter”, le shpesh shume per te desheruar dhe drejtori i saj Salusti eshte shume karagjoz, eshte shume sensazionale si gazete dhe shkruan edhe genjeshtra pa problem,, italianet e njohin mire, mekat qe i ka rene shume autoriteti qe nga koha e gjigandit Indro Montaneli… kjo e fundit nuk eshte surprize per mua…. Surprize per mua eshte fakti se ku arrin keqesia dhe bataku i shqiptarit kunder vendit te tij, se ne kete menyre demtohet vetem Shqiperia, Rames si bejne dot gje, ata qe e kane votuar do ta votojne prape duke pare se cfare opozite ka

  24. drejtesia says:

    O ndyresira 30 mjeket po luftojne me vdekjen qe te shpetojne jete njerzish ju luftoni per lavd Ju doni te ngrin lavdine tuaj mbi fatkeqesite e te tjerev e Ne vend te merreni te ngrini moralin e atyre njerezve qe sacrificojne ne vijen e pare ju luftoni per lavdi Kjo ndodhe ne kafshte te ralla te sojit tuj Harram e paci buken qe ju ka dhene ai popul dhe nenat tuaja

  25. Dori says:

    Il Giornale gazete ruse? Hahahahajaha

    Kjo eshte gazeta e te djathes italiane, shume afer Berlusconit.

  26. Kasbi says:

    Qente le te lehin “karvani” i drejtuar nga USA te eci drejte deri sa te gjithe ata qe lehin te dalin para Drejtesise

  27. Ervin says:

    Ja pra pse duhet lexuar ketu,ne mediat tona,”Tema”dmth,ne kete rast!!
    E lexova artikullin,jetoj ne IT,s ‘kishte lidhje me ate qe perceptojme perdite ketu, une dhe shuuume te tjere,Gazeta,Tv etj,lexojme e shohim perdite,vetem ky artikull ,pike uji ne Oqean?!
    Tani e kuptova…!!po nuk ka vlere,nuk i beson njeri as ketu ata te pavleret,besomeni!!

  28. Ani says:

    Ilir Meta krimineli dhe hajduti i foririt i shkruan keto.
    Turp shume turp late nam ne bote.
    Asnje nuk ju degjon jeni te gjithe te diskretituar.
    Cfare nuk bete te mos futej Shqiperia ne BE.
    Kush ju pyeti por ama ta dini mire se late nam ne bote o njerez maskarenj.
    Kurre nuk do merrni vota. Harrojeni o ndyresira shekullore.

  29. Kunadhja says:

    Like kryehajduti. I ngeci sharra në gozhdë nga FAMA E MERITUR e Ramës.

  30. Haman kure vjen Ajo dite.. says:

    Floriri eshte Trim…Kete e ka Treguar me kokefirtesine e tije..Keshtu qe Si Trim legen edhe so vdesi..
    Prisni ndonje dite ,,kure te vari veten…
    Se vetem kjo eshte Rruga e fundit per te .
    Keshtu kane vepruar edhe disa te tjere , neper shtete me te fuqishme ..

  31. ALBAN DEGA says:

    GOVORIT MOSKWA !
    GOVORIT VLADIMIR ILIC PUTANIN!
    JU FLET BANDA E GANGSTEREVE POLITIKE
    MEDIATIKE TE SALIKEKRACISE !

  32. TIRONA says:

    likja me plehrat,te kalbezuara tashme jane :
    TURPI I KOMBIT,GJYNAH PER ATA MJERANE QE HUMBIN KOHE,DHE MERREN ME TA!

  33. Babloku says:

    O milet drejtori i gazetes eshte Alessandro Salustri, gazeta Il Giornale eshte gazete e dejatht normale qe do shkruj keq per te majten per Ramen kane foln Tv nacionale e private kane shkruajtur gazetat me prestigjoze te evropes, po me vjen inat me ate tjetrin (normal qe eshte artikull i paguar) po ket gomarin gjete per shkrujte artikullin qe nuk len fjale pa thone per ne emigrantet, ky klluf gazetar do ta rrisi shume popullaritetin ty, po kush ja fut ne pordhe ketije toci.

  34. Studenti '91 says:

    Nuk më habit fare që “Il Giornale” bën një shkrim të tillë, por duhet ta dini se kjo gazetë është ekstremiste e djathtë, pra shikoni, një gazetë ekstremiste dhe diskriminuese ndaj emigrantëve dhe adhuruese e fashizmit na paska gjetur kë të intervistoj në Shqipëri????? Ekstremistët shqiptarë?????!!!!!!

  35. timo says:

    Me sa duket drejtor i gazetës “Il Giornale” i bie të jetë Bari Falliu dhe autor i shkrimit Vasillaq Petriti.

  36. Popull says:

    Idea dhe nisma per te derguar ekipin e mjekeve ne ndihme te vendit fqinje, eshte vetem e Edi Rames, ndaj edhe mbare shtypi e qytetaret Italiane me te drejte falenderojne KM. Ti gazetaruc i paguar nga ilir meta ,me kot perpiqesh te ulesh e denigrosh KM shqipetar me ato qe te kane dhene ilir meta e sali berisha apo citimet e psikopatit lubonja e idiotit vasil. Sepse i gjithe populli shqipetar e di se cfare perfaqesojne ky grupim kafshesh ne vendin tone Turp per nje gazete te tille qe bie ne nivele kaq te uleta shpifjesh , apo me mire te themi ne nivelin e Gazetave RD , shekulli. E tv shijakut. Beavo il Giornale paski gjetur ke te imitoni.

  37. LIKJA PO E KRRUAN ME GJETHE FIKU…

  38. BUJARI JU DEGJON says:

    Eshte prej kohesh nje fjale e urte,
    Mesohet qe ne barkun e nenes:
    “Qente dhe kush eshte manget nga trute,
    I versulen shpesh here edhe Henes!”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje