STATISTIKAT: Ilustrim i situatës në Shqipëri së përhapjes së COVID 19 në Shqipëri

3 Prill 2020, 21:36Sociale TEMA

Pozitivë gjithsej            304                    1 prill                           27

Të shëruar gjithsej       89 (29,2 %)       1 prill                            13

Vdekur gjithsej             16 (5,3 %)         1 prill                              0

Pozitivë aktivë 199

Deri në 2 prill 2020 në Shqipëri janë evidentuar 304 raste me COVID 19. Ditën e djeshme, 2 prill, janë 27
raste të reja. Midis rasteve pozitive, 164 janë burra dhe 140 janë gra.

Për të arritur tek 304 raste janë bërë 2030 testime apo 6,7 testime për një pozitiv.


Treguesi i rritjes ditore është raporti midis rasteve të reja në një ditë caktuar kundrejt rasteve të reja të
ditës respektive të mëparshme. Për datën 2 prill ky tregues është 1,5.

Kurba tregon ecurinë e rasteve të reja me distancë 5 ditore.

Përmbledhtazi situata paraqitet si vijon.


Raste të reja sipas ditëve
Prirjet ilustrohen në vijim. Për ta bërë më të lexueshëm krahasimin e vlerave që janë shumë të
ndryshme nga njëra tjetra paraqitja është në shkallë logaritmike.
Deri tanë janë 89 raste të shëruara, ose 29,2 % e të gjithë rasteve pozitivë.


Deri tani janë shënuar 16 fatalitete, 11 burra dhe 5 gra. Mosha mesatare e fataliteteve është 68,7 vjeç. E
burrave është 67 vjeç, ndërsa e grave është 70 vjeç.
Për çdo fatalitet kemi 5,6 persona të shëruar.
Shpërndarja e fataliteteve sipas grupmoshave është si vijon.

Indeksi mesatar i fataliteteve sipas rasteve pozitive është 5,2 %. Për gratë është 3,6 %, ndërsa për burrat
është 6,1 %. Sipas grupmoshave është si vijon. Në grupmoshën 65 – 74 vjeç ky indeks është 29 %.

Ecuria e të shëruarve


Përmbledhtazi mund të themi që në Shqipëri janë 107 raste pozitive me COVID 19 për 1 milion banorë
dhe 5,6 të vdekur për 1 milion banorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje