Blerjet online tashmë realitet në Shqipëri, ja si funksionon me 4 ndër kompanitë kryesore

4 Prill 2020, 11:34Ekonomia TEMA

Njerëzit po kalojnë më shumë kohë në shtëpi me familjet e tyre dhe po e përshtatin sjelljen e tyre të të blerit. Për rrjedhojë është vënë re një rritje e madhe në blerjet online dhe në përdorimin e shërbimeve të dërgesave në shtëpi. Ka një mundësi të madhe që këto ndryshime të kthehen në një normalitet të ri. Sidomos përdorimi i e-commerce dhe i shërbimit të dërgesave në shtëpi pritet që të bëhet pjesë e jetës së konsumatorit shqiptar në përfundim të masave aktuale shtrënguese si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19.

Katër kompani të Grupit Balfin: Spar Albania, Neptun Albania, Jumbo Albania dhe Fashion Group Albania kanë reaguar menjëherë ndaj këtij realiteti të ri dhe tashmë kanë vënë në shërbim të qytetarëve platforma blerjesh online, të cilat e lehtësojnë ndjeshëm jetesën e konsumatorëve, duke ia përmirësuar cilësinë e jetësës në këto ditë izolimi dhe kufizimi të lëvizjeve normale dhe që po funksionojnë me mjaft sukses.

Por si funksionon?

SPAR krijoi dhe komunikoi platformën e shitjeve Spar Online, në www.shop.spar.al .  Janë 1000 produkte që mbulojnë të gjitha kategoritë; ushqime, pije, produkte të freskëta, fruta, perime, detergjentë dhe kozmetike, lodra, produkte për bebe etj. SPAR po punon çdo ditë për të shtuar gamën e produkteve.

Procesi i blerjes online është shumë i lehtë: Vizitoni faqen www.shop.spar.al , zgjidhni produktet që ju duhen me sasitë përkatëse, jepni të dhënat tuaja, zgjidhni mënyrën e pagesës; cash, me kartë, apo transfertë bankare. Brenda 24 orëve ju vjen porosia në shtëpi.

Nëse porosia ka vlere mbi 5’000 lekë transporti është falas, ndërsa çdo porosi nën vlerën 5’000 lekë, ka një tarifë transporti prej 300 lekësh. Shërbimi i dërgesave kryhet për momentin vetëm në Tiranë dhe Durrës, por së shpejti SPAR do ta mundësojë në të gjithë Shqipërinë.

Duke qenë se SPAR kujdeset për garancinë dhe sigurinë e produkteve, produktet e freskëta transportohen me çanta termike për të ruajtur freskinë dhe cilesinë e tyre.

Porosia mund të bëhet gjithashtu edhe duke dërguar një e-mail në adresën [email protected] .

Pagesa mund të bëhet në dorë në momentin e dorëzimit të porosisë, ose me POS, apo me transfertë bankare.

Neptun

Sot, duke ju përgjigjur situatës, Neptun ofron një mënyrë shumë fleksibël të blerjeve online e cila mund të angazhojë lehtësisht edhe njerëzit pa asnjë përvojë të mëparshme online. Një blerje në www.neptun.al nuk kërkon më shumë se 2 minuta kohë dhe kompania ka publikuar në rrjetet e saj sociale udhëzues të dobishëm për këtë qëllim. Megjithatë, për ata që nuk ndihen rehat që të kryejnë një proces online mund ta bëjnë porosinë me telefon thjesht duke thirrur numrin 044505050 ose duke dërguar një mesazh në whatsapp/viber në numrin 0684084044.

Pagesat mund të bëhen sipas dëshirës, me para’ në dorë në momentin e dorëzimit, ose me kartë krediti, apo edhe online me të njëjtën kartë.

Porosia ju vjen në shtëpinë tuaj brenda 24 orësh në të gjitha qytetet e Shqipërisë ku ka dyqane Neptun dhe transporti është falas për blerje mbi 5.000 lekë.

Edhe Jumbo ofron një larmi me rreth 8.000 produkte që mund t’i blini dhe të vijnë në shtëpinë tuaj në çdo moment.

Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm:

?Klikoni në “Facebook Shop – Jumbo Albania” për të porositur produktet më të kërkuara gjatë këtyre ditëve: www.bit.ly/Shop-ALB

Ndërkohë që më shumë produkte i shtohen listës, mund ta kontaktoni Jumbo edhe në numrin ?0684092929 përmes Whatsapp, Viber, apo duke dërguar një mesazh apo telefonuar për të marrë më shumë informacion dhe për të porositur mes mijëra produktesh që JUMBO ofron.

?Transporti për në adresën tuaj kushton 200 Lek në Tiranë dhe 300 Lek jashtë Tirane.

? Porositë merren çdo ditë nga ora 08:00 – 20:00.

? Pagesa kruyhet cash në momentin që dorëzohet porosia

? Çmimet e shitjes mbeten të njëjta (të pandryshueshme nga çmimet e deritanishme në dyqane).

Ndërkohë që interesi për produktet e JUMBO ka vijuar të mbetet i lartë, kompania po punon intensivisht për të ndërtuar ëebsite përmes të cilit mundësohet porositja e produkteve nga të gjithë kategoritë e shumëllojshme që JUMBO ofron.

Fashion Group

Të gjitha brandet e kompanisë Fashion Group Albania si: Women’secret, Prenatal, Okaidi, Mango, Parfois , Geox, Springfield, Cortefiel, Carpisa, GoldenPoint tani i blenedhe online.

Markat e Fashion Group Albania kanë menduar për të gjithë klientët e saj. Por më të rëndësishme në këtë periudhë janë:

Okaidi & Prenatal, ju vjen në ndihmë të gjithave nënave të ardhshme që të porosisin çdo gjë që ju duhet duke filluar që nga: Mobiljet e dhomës së bebes, deri te veshjet për fëmijë.

Gjithashtu për ata që duan ta bëjnë qëndrimin në shtëpi sa më të këndshëm dhe të rehatshëm, Women’secret ju ofron një gamë të gjërë produktesh si: pizhama, të linjta, pantofola etj.

Mango, ka menduar për ato persona që shkojnë në punë dhe vazhdojnë si zakonisht rutinën e tyre ditore, porosit cdo gjë që të duhet online.

Por si mund të porositet?

Fashion Group ka zgjedhur të operojë nëpërmjet platformave të rrjeteve sociale si më të aksesueshme nga pjesa më e madhe e popullsisë.  Secilën nga markat do i gjeni në profilin e tyre zyrtar në Instagram dhe Facebook. Pra, komunikimi me klientët behet nëpërmjet profilit të Instagramit & Facebook nga një staf i dedikuar i cili ju asiston për çdo pyetje që keni.

Pagesa bëhet me para në dorë në momentin e marrjes të porosisë.  Transporti ofrohet falas dhe dorëzimi i porosisë bëhet brenda 24-48 orëve.

Pritet që dyqanet dhe blerjet online të jenë një e ardhme e sigurt edhe ne Shqipëri, pasi në Evropë dhe më gjerë ka kohë që janë një realitet i prekshëm.

Sa pë të krijuar një ide, në vitin 2018, përllogaritet se 1.8 miliardë njerëz anembanë botës blenë mallra online. Gjatë të njëjtit vit, shitjet online të retailit arritën në 2.8 trilionë USD dhe parashikohet që brenda vitit 2021 të rriten ne mbi 4.8 trilionë USD.

Vetëm në Britaninë e Madhe, 87% të blerejeve në sektorin e retail u bënë online, për një mesatare prej 38 eurosh për blerje.

1 komente në “Blerjet online tashmë realitet në Shqipëri, ja si funksionon me 4 ndër kompanitë kryesore”

  1. Roberto says:

    Duhet te cilesohet orari ose adresa nese ka njeri aty apo jo sepse posta nuk duhet ta lere pakon jashte deres nese nuk ka njerez ne shtepi pra me mire sakrifikoni dhe merreni ne nje pike te postes me te aferme ose shkoni dhe merreni ne piken qendrore te postes sepse hajduteria do veproje sidomos ne keto kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje