Frymëmarrje lehtësimi në Francë, ulet numri i viktimave

4 Prill 2020, 21:23Sociale TEMA

Ministri i Shëndetësisë në Francë, Jerome Salomone doli në një deklaratë për shtyp ku njoftoi se numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit u ul në 441, krahasuar me 588 që ishin një ditë më parë.

Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 në Francë 7560 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit të ri me origjinë nga Kina.

Në spitale po trajtohen 28 143 persona të prekur, nga të cilët 6838 ndodhen në terapi intensive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje