Sabit Brokaj: Rritja e temperaturave shkurton jetën e koronavirusit, me kohën do shuhet

4 Prill 2020, 19:48Sociale TEMA

Mjeku i njohur kardiolog Sabit Brokaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në News 24, duke folur për pandeminë e koronavirusit, u shpreh se masat e qeverisë kanë qenë të duhura.

“Mund të themi se është fillimi i kurbës në rritje. Unë gjykoj që masat e qeverisë kanë ndikuar mjaft mirë. Duheshin këta masa, pasi kemi të bëjmë me epidemi dhe duhet mbajtur distanca sociale. Mendoj se trajtimi me këtë situatë ka qenë shumë i mirë. Është e ngutshme të flasim tani për bilanc, por për bilanc duhet folur vetëm në fund. Vdekshmëria apo sëmundshmëria thuhet në fund”, tha Brokaj.

Sabit Brokaj thekson se rritja e temperaturave shkurton jetën e koronavirusit.

“Flitet në mënyrë pozitive për testimin. Është mirë për më shumë informacion, por në përfundim trajtimi i sëmundjes fillon me izolimin. Moshat e reja janë më të mbrojtura. Kjo është statistikisht e dukshme në cdo vend. Rritja e temperaturave pret jetëgjatësinë e virusit. Unë mendoj se viroza me kohen do të shuhet”, tha Brokaj.

1 komente në “Sabit Brokaj: Rritja e temperaturave shkurton jetën e koronavirusit, me kohën do shuhet”

  1. Plaku i mocem says:

    Ja një personalitet që gjithmonë flet i matur dhe me këmbë në tokë. Objektiv për vlerësimin e Pandemisë dhe masave drastike të marra nga qeveria për minimizimin e efekteve të saj. Kemi nevojë për figura që japin oprimizem. Faleminderit prof.Zabiti. Do të shtoja se qeveria duhet të mendojë edhe për “Paspandeminë”. Jemi vend me ekonomi të dobet dhem duhen gjetur burimet qe “Paspandemija” të mos krhehet në një situatë tjetër pa rrugëdalje.Kjo do të ishte më e keqe se Pandemia në se nuk merren masa dhe gjenden burimet te nevojshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje