Mjeku reanimator infektohet me koronavirus, shtrohet në spital, Ministria: Është në gjendje të stabilizuar shëndetësore

4 Prill 2020, 13:36Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se është shtruar në spitalin Infektiv pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. dr. Roland Xhaxho, mjeku i njohur që u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19.

“Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT”- njofton ministria.

Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje