Tre infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues janë shëruar.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë të shërimit të 3 infermierëve të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.
“Në total deri tani janë shëruar 18 personel shëndetësor”, shprehet Manastirliu.
“COVID-19, lajm i mirë. Edhe 3 infermierë janë shëruar. Shkon në 18 numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë, Durrës, Lezhë”, – shprehet Manastirliu.