Pretendoi se ishte minoritar, por pala greke nuk e lejoi të kalonte kufirin. Pas rezistencës, shqiptari shkon në spitalin e Sarandës me shqetësime në mushkëri. I bëhet testi për koronavirus

4 Prill 2020, 16:51Sociale TEMA

Një banor i Sarandës, ka ndjerë shqetësime dhe pa u drejtuar fare në spitalin e Sarandës për të parë gjendjen e tij tentoi të ikte në Greqi, sipas tij për t’u trajtuar në spital në Filat.

Nnë pikën e kalimit kufitar të Qafë  Botës hasi në pengesën e uniformave blu, të cilat e kthyen mbrapsht duke e udhëzuar për në spitalin e Sarandës.

Këmbëngulja e tij për të shkuar në Greqi ishte aq e madhe me pretendimin se ishte banor nga komuniteti minoritar grek dhe si i tillë nëse e linte pala shqiptare do kalonte pa problem nga pala greke.

Burime të sigurta bëjnë me dije se në rastin në fjalë pala greke njoftoi se nuk do ta lejonin në asnjë mënyrë për të kaluar.

Atëherë i ndodhur në këtë situatë qytetari u kthye dhe u paraqit në spitalin e Sarandës. Atje duke e parë se kishte shqetësime dhe i ngarkuar nga mushkëritë, u dyshua për koronavirus.

Atëherë iu nënshtrua testimit, iu mor tampon dhe i nisën analizën për Tiranë, përgjigja e të cilave  vijnë një ditë më vonë. Ndërkohë qytetari është detyruar të karantinohet në banesën e tij deri në pritje të analizave.

1 komente në “Pretendoi se ishte minoritar, por pala greke nuk e lejoi të kalonte kufirin. Pas rezistencës, shqiptari shkon në spitalin e Sarandës me shqetësime në mushkëri. I bëhet testi për koronavirus”

  1. Ai qe te don te miren says:

    Akoma ekziston ” privilegji ” ” minoritar” ? Sherim te shpejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje