Akademia e Shkencave deklaron se ende nuk ka ardhur piku i COVID-19 në vendin tonë.
Përmes një deklarate për shtyp, ASH shprehet se treguesit e përhapjes së virusit dhe të kurimit, flasin për mbërritje të pikut brenda dy javësh dhe kalimin në fazën e fillimit të uljes.
Sipas ASH, këto ritme bëjnë të mundur që gjendja të mbahet nën kontoll dhe që situata nga sistemi ynë shëndetësor të jetë e përballueshme.
ASH shton se po vazhdon puna për prodhimin dhe vënien në përdorim të testeve sa më të shpejta, sa më informues e sigurisht sa më të sakta.
Deklarata e plotë:
GJENDJA COVID-19 NË SHQIPËRI PËRMES SHIFRASH DHE NJË PARASHIKIM I MUNDSHËM
Vlerësim i Akademisë së Shkencave e cila po ndjek në vazhdimësi tërë problematikën që lidhet me ecurinë e pandemisë tek ne e gjetkë
Akademia e Shkencave, në bashkëpunim e kontakte të vazhdueshme edhe me Bashkimin Akademik Europian (ALLEA), nëpërmjet komisioneve të saj dhe njësive të kërkim-studimit, siç janë: komisioni i shëndetësisë, komisioni i matematikë-informatikës, komisioni i biologjisë dhe ai i ekonomisë, si dhe njësitë e nano- dhe bio-teknologjise po ndjek ecurinë e përhapjes së pandemisë dhe problematika që kanë dalë. Secili prej tyre ndjek çështjet e zhvillimit dhe të pasojave të COVID-19 sipas fushave përkatëse të tyre.
Para një jave, komisioni i shëndetësisë, në konsultim me atë të informatikës, tërhoqi vëmendjen se kjo periudhë do të ishte përcaktuese për ecurinë e pandemisë, shkaktuar nga SARS-COV-19 dhe bëri një vlerësim të asaj që pritej. Në vijim, nisur nga të dhënat e javës së fundit, si për përhapjen, ashtu dhe për pasojat dhe trajtimin e pandemisë, vlerësojme se:
PËR SHQIPËRINË
Pritet mbërritja e pikut dhe kalimi në fazën e fillimit të uljes.
Përhapja e pandemisë tek ne ka qenë me një ritëm të moderuar, që mund të konsiderohet nga me pozitivët e mundshëm.
Nga rritja 18-19% në ditë, që ishte deri më 26 mars, ritmi ka zbritur në 7 % në ditë. Kjo ulje është prej marrjes në kohën e duhur të masave të kufizimit social dhe respektimit të tyre.
Ritmi i shërimeve tek ne është gjithashtu nga më pozitivët, duke arritur deri në 29 % të të rinfektuarve gjithsej, e krahasueshme kjo me Gjermaninë e Danimarkën, gjegjësisht me 28 e 31 %. Ndërkohë ky tregues në Itali është tek 16, 6% dhe në shumicën e vendeve të tjera është nën 10%.
Këta tregues, të përhapjes së virusit dhe të kurimit, flasin për mbërritje të pikut brenda dy javësh dhe kalimin në fazën e fillimit të uljes. Këto ritme bëjnë të mundur që gjendja të mbahet nën kontoll dhe që situata nga sistemi ynë shëndetësor të jetë e përballueshme.
Treguesit flasin gjithashtu për një kurim të kujdesshëm e të suksesshëm në tërësi. Por, numri relativisht i lartë i humbjes së jetëve, është një apel për kapjen dhe trajtimin më në kohë e më të kujdesshëm të rasteve të rënda.
KOSOVA DHE VENDET FQINJE
Treguesit e ecurise nuk jane te stabilizuar kjo dhe per faktin se numri total i tË prekurve nga Covid – 19 varion nga 561, në Bosnje-Hercegovinë ne 126 ne kosovë. Ritmi me pozitv duket në Kosovë e Maqedoni. Bosnja e Mali i Zi ende nuk kanë kaluar në fazen e rritjes nën 10%
EUROPA E SHTETET MË TË PREKURA
Po fillon faza e vënies nën kontroll
Për javën që shkoi mund të flitet për një frenim të pandemisë, pas një shpërthimi të frikshëm dy javë më parë. Prej 5 ditesh rritja është nën 10 %, çka shënon kalimin në fazën e vënies nën kontoll të përhapjes së pandemisë. Për fat të keq kjo është shoqëruar edhe me rritjen e humbjeve njerëzore, çka vjen edhe nga mbingarkimi i sistemit shëndetësor prej shpërthimit të pandemisë në Spanjë, Francë, Gjermani etj.
Tashmë Italia, vatra më problematike dhe më me ndikim tek ne, ka hyrë në javën e arritjes së pikut, sidomos në Lombardi, për të kaluar pastaj në daljen nga pandemia. Rritjet ditore në Lombardi janë prej ditësh në nivelin 4 %. Megjithatë, numri i humbjeve njerëzore është ende shumë i lartë, larg çdo parashikimi për indeksin e vdekshmërisë nga SARS-COV-19.
NË BOTË
Tabloja e përgjithshme është kjo: Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia vazhdojnë daljen nga pandemia. Përhapja dhe pasojat më të rënda tanimë kanë qenë në Europë, e cila ka nisur frenimin, siç jemi shprehur. Vatra e re dhe më kryesore tani janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, ku, pas shpërthimit të pandemisë, me ritme rritjeje 30-40 % në ditë, javën e fundit u vërejt një ulje e dukshme. Neë York, që përbën dhe shtetin më të prekur, këto ditë ka kaluar madje në rritjen nën 10 për qind në ditë.
PËRFUNDIME TË PARA
Pandemia po vihet në kontroll. Tek ne faza e kalimit në arritjen e pikut për të synuar më tej fillimin e uljes është ndër më të shpejtat. Por për të ruajtur këtë rezultat është i domosdoshëm respektimi i masave që janë ndërmarrë si dhe shtimi i testeve në gjurmimin e të infektuarëve. Ecuria e deritanishme përputhet me parashikimet. Simulimet e bëra nga anëtarët tanë, këtu apo jashtë vendit, tregojnë se është mundësia të vazhdohet të ecet sipas variantit më të mirë, por edhe varianti maksimal është i përballueshëm.
PËR MË TEJ.
Me shumë interes e shqetësim debatohet për zhvillimet pas kalimit të kësaj vale pandemike. Jo vetëm opinioni, por mbarë komuniteti shkencor e shëndetësor pyet se cila do të jetë strategjia për dominimin e plotë dhe mosrikthimin e pandemisë.
Për këtë, si një prej masave kryesore, pas mbylljes së vatrave të mëdha, konsiderohet shtimi e deri masivizimi i testeve dhe gjurmimin e të infektuarëv. Ndaj sot punohet për prodhimin dhe vënien në përdorim të testeve sa më të shpejta, sa më informues e sigurisht sa më të sakta.
Akademia e Shkencave, komisionet dhe njësitë kërkimore të saj do ta vazhdojnë të ndjekin ecurinë e procesit.
Anëtarë tanët ndjekin përvojat e kërkimet për to, madje ka edhe anëtarë që bëjnë pjesë në ekipet kërkimore, të gatshëm të japin informacione më të vyera për këtë rast.
Paralelisht punohet për përmirësimin e protokolleve e të medikamenteve për trajtimin e sëmundjes, si dhe për uljen e shkallës së transmetimit të virusit nga njëri tek tjetri. Me shumë prioritet e intensitet punohet në qendrat më elitare të shëndetësisë për mundësinë e gjetjes së një vaksine në një kohë sa më të shkurtër.
Komisionet e Akademisë së Shkencave dhe njësitë pranë saj përpiqen të ndjekin me përparësi zhvillimet dhe të rejat, nëpërmjet kontakteve që kanë me kolegë të tyre dhe janë në konsultim të vazhdueshëm me kolegët e vijës së parë në luftimin e pandemisë.
Akademia e Shkencave dhe posaçërisht komisioni i shëndetësisë me anëtarët:
Prof. A. Harxhi, prof. P. Kapisyzi të cilët për shkak të detyrës janë edhe në ballë të luftës kundër kësaj pandemie në spitalin infektiv si dhe prof. A. Ylli, G. Sulçebe, E. Prifti po ashtu që janë në terren dhe po e ndjekin ecurinë dhe japin orientime për luftën ndaj kësaj pandemie.
Gjithë kjo situatë ndiqet gjithashtu nga anëtarë të komisioneve të tjera që bashkëpunojnë me atë të shëndetësisë: nga komisioni i matematikës dhe informatikës përkatësisht akad. P. Petro dhe prof. E. Gjini; nga komisioni i bioteknologjisë akad. A. Merkoçi dhe prof. A. Bacu; nga komisioni i ekonomisë akad. A. Angjeli e prof. A. Civici, të cilët në çdo kohë janë të gatshëm të kontribuojnë për informimin e opinionit publik.
Ne Presidence nje nga studentet memece te Dhjetori-90!
Ne Kryeministri nje pseudo “ekstremist” i atij Dhjetori-90!
Ne parlament rreptile ish-prokurore te para Dhjetorit-90!
Ja dhe ne krye te Akademise Shkencave ky ish-Uturaku i Arsimit i Ramiz Alise ne Dhjetor-90!
Nje vend i mbetur 30 vite prapa, ne Dhjetor-90, kur vende tjera ato rrelike te para 30 viteve i ka ne pension prej vitesh.
Dhe kerkohet pastaj pse nuk po ecen ky vend si vende tjera ish-komuniste qe sot drejtohen nga elita te reja e jo nga zhele te vjetra te 30 vjeteve te shkuara.
Eshte e vertete ajo qe thua. Por diçka nuk shkon, se shqiperia ka qëne nj nga vëndet më pak te prekura -shyqyr zotit- nga virusi. Te jetë merite e ktij llumi karrjerist thua?
Mos ti besh testet popullsise per koronavirus nuk do te thote se jemi te pa prekur nga koronavirusi, them! Por vetem ne saje te ketij llumi qeverises nuk dijme sa kemi realisht te infektuar mes nesh.
Skenderi nje turkoshqiptar i vertete. Grabites pronash ne Vlore i certifikuar.
Ore si e ve ne dyshim ti, qe e gjithe kjo nuk qenka veper e Akademise se Shkencave dhe personalisht te fortditurit Skender Gjinushi. A e di ti kush ka punuar nga akademiket, ai byth lepires i Salushit, nje fare Teresku, nje tjeter akademik qe ka pjerdh me kohe dhe se di ku bie dera e spitalit, nje fare Resulja a Fasulja, po sigurisht madhor ne kontribut edhe i kudogjenduri doktori i Kadri Hazbiut, qe nuk ka nevoje per emer, se e njeh i madh e i vogel, ha ha ha. Po keta jane pjerdh me kohe bre burra, nga keta prisni ju? Po zanatin se kane harruar aspak, kane futur ne dekllallallarate edhe emrat e ca mjekeve te spitalit, qe jane te angazhuar vertet me semundjen aktuale, dhe e bejne te besueshme dekllallallallaraten e tyre. Po rrenen e nxjerrin vete ne shesh, se mes emrave qe permendin, kane futur edhe nje fare Edvin Prifti a Edvin Hoxha, qe as ka te beje fare me Covid19, pa le me terrenin. Ate lere te beje ndonje shkrim te kopjuar ca ketu e ca aty dhe kaq. Eh more Gjino, gomonia, se shtyn dot keshtu gjate me dekllarate dhe me punen e te tjereve, se shpejt do te dali jo kallai, por edhe bakeri, se u bene fiks 33 vjet pa shkruar 2 rreshta ne matematike. Ah, me qe ra flala per arithmetike, po, profesor Petro me siguri ka dhene kontribut, se ai tere jeten me pandemi e epidemi eshte mare, po habi si nuk ka dhene ndonje kontribut akademik Lloni, he mo, ai Lloni prej nailoni, ai mo i monumenteve, se edhe ai me epidemi eshte marre. Bravo Gjino Sinani, na ndrite kapedani yne, bravo.
Keta po punoin sa MUNDET
Po ke te besoim Luli ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS apo SALI VIRUSI QE vetem panik shperndain CDO dit
Apo LIKE FLORIRIn me Monen goj bytha QE nuk pushing se lehuri
Paskemi akademi shkencash? Ku kane qene keta deri tani?
Shume mire, bravo Akademia e Shkencave me shokun Skender Gjinushin ne krye. Vertet jane njerez trima, qe si ne kohe te luftes me pushke, edhe ne kohe te luftes me viruset, kane dhene shembull trimerie e guximi, jo si ca virusoballista qe na turbullojne ujin. Pikaaaaaa. O tallen keta me shqiptaret, o tallet Tema me pseudoshkencetaret.
Shyqyr qe u be e gjalle …AKADEMIA E SHKENCAVE !
BRAVO GJINUSHI. SE DERI TANI E KISHIM HARRUAR FARE.
RESPEKTE.
RESPEKTE pafund për SKËNDER GJINUSHIN e Madh , që i futi KARIN në BYTHË me gjithë TOPE PAPAGALLIT dhe TELLALLIT Profesionist Artan HAJDUT Fugës !!! SKËNDER GJINUSHI èshtè AKADEMIK i NDERUAR dhe i RESPEKTUAR nga 80% e SHQIPTARËVE
Lum na per Akadhimjen e Shkelmave.
Eshte kompetent ky cuni i Rahman Parllakut. Duhet degjuar ?
Uaaaa…. , pse paskemi akademi shkencash edhe ne ?!
Gjinushi nder te paktet shkencetare me plot kuptimin e fjales.Kenaqesi te degjosh apo lexosh analizat e tij ne fushat qe ai merr persiper ti beje.
ik mor kar
ROBTË dhe MOTRAT ju QIFSHA ju DOBIÇAVE dhe PIDHMOTRAVE që shani mbas Shpine SKÈNDER GJINUSHIN e NDERUAR !! Gjithé FEKALET , FUNDÉRRINAT dhe PLEHRAT e PARICIKLUESHME nga Shkodra e KRRIMIT Vjedhin HELM dhe VRER kundér ZOTIT GJINUSHI , por qé gjithé Shkodranét KRIMINELÉ , SKÉNDER GJINUSHI i SHKÉRDHEN para dhe mbrapa bashké me SOJ dhe SOROLLOP !! VDEKJE VDEKJE VDEKJE e DOBIÇAVE dhe HAJDUTÉVE té DOGANAVE tè PD KRRIMIT dhe LSI PLAÇKITJES !! RROFTÉ SHQIPÉRIA dhe SHQIPTARÉT e NDERSHÉM kudo né BOTÉ ?? ??????⚖⚖
Duhet ti referoheshit Mones !
Ajo sot dha keshilla shkecore,per konsumin e fasuleve,te shoqeruara me udhera.
Ne fund larje duarsh !
Uaaaa…. , pse paskemi akademi shkencash edhe ne ?!
Propozoj qe ne krye Akademia te vendose Polishkencetarin Universal Akardhjermik JORGAQ GAQI KACANI, si Drejtonjes kunder COVID-19. Sa ta marre vedh Corona se Gaqi eshte ne balle te luftes, do ja mbathe vrapit per ne Cerkovine te kerkoj strehim politik te fustanet e cobankave. Nxitoni se Kina moter po e kerkon Gaqken me qiri. Shpejt se do na e rrembejne, amani bejeni kapo.
Informacioni i
Akademise se Shkencave
eshte serioz dhe teresisht i detajuar.
Edhe apeli per pershpejtimin
e trajtimit shendetesor te te prekurve nga
Covid-19 eshte shkencerisht i
argumentuar.
Tung.