Po si nuk u bë një emision për heronjtë e kësaj lufte!

4 Prill 2020, 17:46Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Gjigandi mediatik CNN ka shpërndarë një njoftim, ku përmes një numri të posaçëm telefoni, gjithkush është i ftuar që të ofrojë me video, eksperiencën e tij me koronavirusin. Edhe shumë media të tjera botërore, e kanë rritur interaktivitetin me publikun përmes teknologjive digjitale, për të ofruar gjithnjë e më shumë histori nga jeta reale e njerëzve, në kushtet e pandemisë globale.

Përveç lidhjeve me skype të personazheve të njohur, ku përveç izolimit nga Covid-19 pothuajse të gjithë i bashkon sfondi i bibliotekës personale, media shqiptare nuk po arrin dot që ta dokumentojë siç duhet (deri tani të paktën), realitetin e kësaj kohe të pazakontë. Distancimi i detyrueshëm social, megjithëse e vështirëson realisht këtë mision, nuk mund të jetë një justifikim.

Ka bërë bujë këto ditë, historia e një çifti të rinjsh, që u dashuruan gjatë vetkarantinimit në New York. Pasi u pëlqyen në distancë në banesat përballë, droni shërbeu si korrier për ti ofruar numrin e celularit, nga ku nisi një love story. Pamjet e takimit të Torit dhe Jeremy, përmes një flluske gjigande pluskuese, dëshmoi se romanca mund të vazhdojë të jetojë, edhe në mes të pandemisë së koronavirusit.

U bë i njohur disa ditë më parë, lajmi se laborantët Besar Lalike e Edian Çepeli, gjetën zgjidhjen për 4-fishimin e kapaciteteve të ventilimit të pacientëve me Covid-19. Përveç informimit të publikut, pasqyrimi i thelluar i historisë së tyre do të nxiste shumë shqiptarë të tjerë, për ta parë këtë luftë si një mundësi për të qenë më inovativë e kreativë.

Edhe emisionet me histori si ajo e Ardiana Handrajt në Shkodër apo Anila Licit në Elbasan, që prodhojnë dhe japin maska mbrojtëse falas për qytetarët, policët e zjarrfikësit, me siguri që do të ishin shumë herë më të shikuara dhe edukative, sesa ndonjë nga ato ku nuk ndalet së politizuari as kjo luftë për mbijetesë.

Sikundër gjithkush do të ndiqte me shumë kërshëri, historinë e Alban Kardashit që prodhon e shpërndan me miqtë e tij, maska falas për mjekët në Durrës. Rrëfimin e biznesmenit që ofron sanduiçë për më të varfërit, në derën e marketit të tij, po në këtë qytet. Jetën e të riut që i çoi mesazh të moshuarve të pallatit dhe i ofron çdo ditë me përkushtim, gjithçka u nevojitet jashtë hapësirës së vetizolimit.

Çdo qytet i Shqipërisë, çdo fshat, çdo lagje, çdo familje dhe çdo shqiptar, me siguri që ka sot të paktën nga një histori personale, një akt apo një xhest solidariteti e humaniteti, për të dëshmuar. Nuk është çështja vetëm të bëjmë shqiponjën me pëllëmbët tona, të dalim nëpër dritare e ballkone për të duartrokitur dhe të themi sa herë që na jepet mundësia, se mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë.

Gjithkush është sot më i interesuar për të mësuar historinë e Dhimitër Krajës, që la rehatinë e mjekut në pension për tiu bashkuar kolegëve duke u “plagosur” në luftë, sesa të shohin natë e ditë doktorët e opozitës, që vazhdojnë të këndojnë të njëjtën këngë si në paqe.

Shumëkush do të kishte interes për të mësuar historitë personale të 30 mjekëve dhe infermierëve tanë, atje ku po punojnë sot në epiqendrën e koronavisurit, në Itali. Sikundër dhjetra histori të tjera njerëzore, të atyre qindra e mijëra mjekëve dhe infermierëve shqiptarë kudo në botë, me luftën përballë vdekjes.

Gjatë këtyre 30 viteve kemi parë të dalin nëpër ekrane, më shumë “VIP-a shqiptarë” sesa ka edhe vetë Hollywood-i, po si nuk pamë dot këto 30 ditë qoftë edhe një emision dedikuar vetëm heronjve të kësaj lufte, xhanëm!

25 komente në “Po si nuk u bë një emision për heronjtë e kësaj lufte!”

  1. anonim says:

    Emisionet drejtohet nga kalbesirat. Cilat emisione prisni ju?!

  2. flutura says:

    Te gjithe shembujt qe sillni jane tipike te heronjve.
    Por mos prisni qe llumi i televizioneve sot te merret me to…. nuk eshte ne standardin e tyre te shikueshmerise ?

  3. agimi says:

    PO KERKON SHUME PEZA!!!!!!!!!

  4. dyli says:

    Mundohen ta bejne te shkretet
    Qekur ftojne ne studio Tos Lubonjen duket se mundohen!

  5. Olimpia says:

    O Peza,a nuk e pe njeriunn e eger Berisha,komplet ne nje delirium alucinant vrastar kur thoshte se Rama po genjen me vdekjet dhe ajo kukulla helmuese Milori jo vetem nuk kerkonte fakte por buzeqeshte duke i kerkuar mendime se si do te shkonte me tutje????? Pra kjo eshte media jone ,germon dhe kerkon idea nga qenie te ndyra si Berisha,Lubonja,Zheji,A.Bushati ,Meco etj.Edhe Rama duhet ti jape fund maskarades me intervista ne drejtues si Fevziu ,Cani e grupi i tyre qe me idiotesi dhe edukate primitive i drejtohen kryeministrit,,ti Rama,,…,,mos bej propogande,,shikojne oren per te thene mjaft ,shko tutje….etj ….Ti Peza me qe merresh me median dhe sigurisht e kupton komentin tim ,duhet ti thuash te verteten Rames se si duhet te sillet me median….Nderkohe duhet tu jepet hapsire te gjithe personaliteteve te PS dhe te mos uzurpoje gjithcka Rama sepse eshte Jo leale ,Jo korrekte dhe sjell deme.Jane shume te sakta dhe positive Manastirliu,Cakaj,Xhacka,Ahmetaj,Bushati,por duhet te dalin edhe kryetaret e bashkive,pergjegjsat qe merren me punet ne terren,mjeket etj…Thuajani Rames,edhe pse mund ti vije tharte.Duhet te kuptoje se votat i merr nga populli i majte i palekundur qe eshte shumica dhe jo thjeshte nga aftesite e tij…

    1. per olimpian says:

      Olimpia, Rama i ka dhene me kohe pergjigjen mediave. Dhe keto qe ben sa nga fevziu sa nga muci dhe sa nga cani duhet ta kuptosh qe ka interesin e vet dhe ate te popullit ti bej sot!

  6. sane says:

    Fevzo e beri te veten
    Ftoi ne emision heroin e kombit…Zamon

  7. g says:

    Bravo, dikush duhet ta thoshte !!!!

  8. o.d says:

    Prej kohesh kam hequr dore nga emisionet e plehrave qe kane 20 vjet qe ftojne te njejtet te flasin per te gjitha
    Prandaj dhe sot
    Nuk pres te flasin per heronjte
    Absolutisht.

  9. Mesuese says:

    Heronj qe nuk duken po i keni te gjithe te pranishem ne shtepi; heronj qe mbajne gjelle mendjen e femijeve dhe te te rinjve, jane mesuesit, qe po strapacohen dhe vetem ironizohen e tallen nga ‘mileti’ qe hiqet si arsimdashes

  10. shkodrani says:

    Te lumte, super shkrim

  11. vl says:

    Eh, nga cili e pret ti?
    Nga Zheji? Eni Vasili apo Fevziu? Nje m… i madh te gjithe. Dhe kur i marin 10 minuta i lene sa per te fshire b…

  12. Shefqeti says:

    Po si , po si
    He pra po si?!
    Na eshte lodh koka me politik
    Tani na u lodh me virus
    Asnje histori te bukur spo degjojme
    Po erdhi ora 9 do shofim te njejtat fytyra qe na flasin dhe si te lajme duart
    Sa keq…

  13. Linda says:

    Kush te doje te lexoj shkrimin se e merr dozen e heronjve qe duhen!
    Respekt

  14. Mema says:

    Cte thuash?!
    Sot na u hapen syt me tritan shehun e preshit ? … mund te na ishin hapur dhe me ndonje nga keto heronjt qe permend ti

  15. Mediat e leshit says:

    Kot lodhesh, skane per te bere gje, vetem nese paguhen se ashtu funksionojne

  16. Su gjet karari says:

    Ata dine vetem te shajne. Mos prit gje as ti e as ne qe nderrojme kanalet e tv cdo nate se sgjejme karar

  17. djemte says:

    Sh i sakte
    Vecanerisht shembulli i dy djemve laburant meritonte qe te trajtohej me shume. Sa keq qe kaq e ka mundesine media jone

  18. fake says:

    Bjeri se i bi bukur
    Nga cila media pret emisione per heronjt ti? Shyqyr kane gjet piperon e shkret dhe e marrin sa njeri sa tjetrin e cajne ne dysh sa per te thene qe po marrim nje mjek.

  19. lalo says:

    Bukur! Shkrim i vertete

  20. saliu says:

    E ke gabim!!! Eshte bere kur u thirr sali berisha te fliste per koronavirusin…hahahah

  21. kazani mediatik says:

    Kush ta bej?? “VIRUSET E KAZANEVE”?!!!!!

  22. Politika says:

    Po politiken per te pangopurit kush do e bej pastaj ?!

  23. prifti says:

    Nga kush e pret nga Fevzo apo nga Vasili a Zhelja qe e kan mendjen si e si te shurrosin apo dhjesin cdo gje pozitive ne ket vend dhe nuk kan faj perderisa ata i ushqejn politikanet ne emisionet tmerruese per popullin nga keto mostra ne medias.Te ndigjojm e te na afrohen specialista e jo politikan ne hallin qe na ka zen…

  24. V says:

    Skane pse, heronjte nuk i japin leke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje