Nga Lutfi Dervishi
U mërzite? Mund të jesh keq, por planeti ndihet më mirë apo jo? Kafshët dhe shpendët ndihen më mirë apo jo?
Hë? Ku i ke robotët, aeroplanët e padukshëm dhe bombat atomike?
Ke në plan të shkosh në Mars? Kam një lajm të keq. E di rrugën që të çon atje!
Po hë?
Si të duket debati për ata që bëjnë ligje për të favorizuar të pasurit? Po debati për sistemin shëndetësor?
E harrove porosinë e lashtë që sado pasuri të grumbullosh një ditë vetëm 2 metra vend do të kesh?
Meqë e ke harruar po t’a kujtoj që të rrish 2 metra larg tjetrit horizontalisht! 2 metra dhé do të kesh edhe kur të spostohesh 2 m vertikalisht!
E besoje se do të vinte një ditë që nuk do të gjesh as kishë as xhami ku të falesh?
Po që do të harrosh thënien “shtëpi e ëmbla shtëpi” e kishe menduar ndonjëherë?
Je stresuar? A keni menduar ndonjëherë se ke stresuar planetin? Se pas tokës e ujit ke ndotur edhe ajrin? Se ke zhdukur gjallesat dhe të duket vetja Zot!
Do të iki ditën që do të ecësh prap me këmbë në tokë!
A eshte rastesi apo cfare,qe tthenja se cfaredo pasurie ke patur vetem dy metra jane te tuat ne fund, dhe keshilla qe qendroni dy metra larg njeri tjetrit.
Pra thenja qe vetem dy metra jane te tuat vertetohet ne menyre spektakulare. Mos hyj ne dymetershin e askujt.