Nga Enver Robelli
1.Steam. Platformë e lojërave në internet. Në shkurt kishte 19 milionë lojtarë, në mars 23 milionë
2.Remdesivir. Ilaç kundër viruseve
3.Firmat për prodhimin e rrobave mbrojtëse: Lakeland, Alpha Pro Tech, Hartmann Gruppe
4.Dräger. Prodhues gjerman i respiratorëve
5.Romani “Murtaja” i Albert Camus (Kamy). Në fillim të marsit kjo vepër ishte në listat e bestsellerëve në Itali dhe Francë, tani edhe në Gjermani, ku po shtypen edicioni i 90-të
6.Firmat që prodhojnë letër tualeti
7.Këngët “I Will Survive” i Gloria Gaynor nga viti 1978. “You’ll Never Walk Alone” nga Gerry & The Pacemakers. “Imagine” i John Lennon
8.Për shkak se transporti ajror është reduktuar shumë dhe miliona njerëz punojnë nga shtëpia, ka rënë dukshëm ndotja e ajrit
9.Në Gjermani lajmet qendrore të 22 marsit në televizionin publik gjerman ARD i kanë përcjellë 30 për qind e shikuesve. Në pjesën e parë të marsit webfaqet e mediave mbirajonale si “Spiegel”, “Süddeutsche Zeitung”, “Zeit” kanë shënuar rritje të klikimeve për 38 për qind.
(Sipas të dhënave të “Spiegel”)
Shënoni edhe një përfitues nga epidemia e Covid-19
10. Paragjykimet fetare: Këtu nuk e kam fjalën pë klerikët që janë në të drejtën e tyre për të qetësuar besimtarët me shpresën te ndihma e Perëndisë; dhe nëse e arrijnë këtë aq më mirë për ta dhe për ne. Klerikët janë më aktivë në situata fatkeqësie për t’i dhënë rëndësi fesë nëpërmjet ndihmës së tyre shpirtërore dhe materiale. Por pas faljes ata rekomandojnë aksionin, zbatimin e këshillave të njejta njerëzore, historike apo shkencore si laikët si kusht për të përfituar nga mirësia e Zotit. Pra, tek e fundit “i zoti e nxjerr gomarin nga balta”, kështu vetëm a me shokë është njeriu që e zgjidh hallin që e gjen, qoftë fetar ose laik. Në fakt aktualisht feja ndodhet ca në vështirësi përballë tendencës botërore drejt laicizmit kryesisht si rezultat i vetemancipimit të njerëzve “pa çak e pa bam”, thjeshtë nëpërmjet zhvillimit social-ekonomik dhe tekniko-shkencor, por edhe nga aktivitetet degjeneruese e kriminale të jo pakë klerikëve e murgeshave në botë.
Këtu kam parasyshë ca të tjerë që për të qetësuar veten në gjendjen e vështirë ku ndodhen i drejtohen Zotit për shpëtim, sidomos ca zyrtarë të ulët, të mesëm apo të lartë të shtetit tonë laik që i përgjërohen të madhit Zot në këmbë, në gjunjë ose përmbysë, në shtëpi, në zyrë ose te vendi i shenjtë në Laç, me lutje me gojë a me shkrim në media që ta plotësojë lutjen e tyre. Me një të shtënë ata politizojnë fenë dhe forcojnë përkrahjen e klerit dhe harmoninë fetare rreth pushtetit, po kështu diskriminohen laikët dhe jofetarë të tjerë, dhe forcohen paragjykimet fetare tek të lëkundurit që nuk kanë luksin të ndjekin zhvillimin e mendimit njerëzor.
Por goditjen më të madhe e merr shtetit shqiptar. Ata nuk janë në krye të shtetit e të pushtetit për të ekspozuar bindjet e tyre fetare, as t’i përdorin ato për qëllime politike, por për të mbrojtur Kushtetutën dhe karakterin laik të shtetit e të shkollës shqipe vendosur qysh në fillim të shekullit të 20-të krahas shteteve më të përparuara. Populli përgjithësisht laik shqiptar dhe inteligjenca e tij laike e trajtojnë këtë problem me kujdes bazuar në realitetin shqiptar ku bashkëjetojnë natyrshëm fetarë dhe jofetarë për të ruajtur e forcuar mbarëvajtjen familiare dhe unitetin mbarëpopullor. Ata ndërhyjnë me të drejtën e debatit kur tejkalohet kufiri ose Rubikoni nga klerikë të caktuar dhe u duhet dhënë përgjigje me fakte histrike ose shkencore. Zhvillimi bën të vetën si kudo dhe në vetedukimin e njerëzve. Shpresojmë që parulla shumë e cituar “Jepi Çezarit ato që i takojnë Çezarit; dhe Zotit ato që i takojnë Zotit.” (Matthew 22:21) të gjejë zbatim edhe në jetë. Laiku.
Ndoshta
Ndoshta ju keni arsye që nuk e postoni komentin tim. Mbase nuk e quani të përshtatshëm për kohën, ndoshta nuk e quani të plotë se mungojnë emrat konkretë. Edhe unë i mendova ato dhe emrat i kam. Eshtë e drejtë e tyre të shkojnë ku të duan e të falen po të mos e publikojnë nëse kanë një detyrë shtetërore se bijen ndesh me detyrën dhe inkurajojnë besimin tek feja si rruga e shpëtimit, siç ndodhi gjatë tërmetit famëkeq të 26 Nëtorit, 2019 kur klerikët morë superxhiro duke mbuluar edhe laikët si të shtyrë nga Zoti në një farë mënyre. Sidoqoftë, ka edhe arsye të tjera që mund t’ju pengojnë që unë i respektojë cilatdo qofshin. Mua më mbetet që t’ju përgëzoj për punën e madhe që bëni dhe t’ju uroj të dilni për çdo ditë shëndoshë e mirë e të parrezikuar. Përshëndetje, Laiku.