Rama duhet të falenderojë Bashën

1 Prill 2020, 18:05Blog TEMA

Nga Edmond Arizaj

Eshte e tepert qe kryeministri te beje ne keto momente prepotentin dhe provokuesin me kryetarin e opozites. Intervistat, lulet, dafinat, kurorat, yjet, shiritat, piedestalin, i mori te gjitha.

Te merituara dhe me falenderimet e shumeve prej nesh brenda dhe jashte Shqiperise. Por nese Rama po ben pune te lavderueshme, po aq persa i takon po ben edhe Basha.

Kryeministri nuk duhet te kete frike se mund te ndaje triumfin me dike tjeter. Por pa dorashkat e detyrueshme, mund te thuhet se Basha eshte duke bere qe nga periudha e termetit, ate qe nuk e ka bere asnje tjeter qe ka qene ne vend te tij si kryeopozitar dikur ne kriza te mprehta.

Pra te perfitoje nga situata per interes te tij, a forces politike, madje edhe duke e provokuar me rende. Nuk e beri Berisha ne 1991. As Nano ne 1996-1997.

As Berisha ne 1998. As Rama ne 2008 dhe 2011. Jane vite krizash me vdekur, si ky i tanishmi dhe ai i nentorit, kur ka rreziqe per qytetaret, per sistemin vete. Si valle do vepronte Berisha? Po Nano? Po Rama vete?

Do ishin ata kaq “te emancipuar” politikisht sa Basha? Kush e di. Historia flet ndryshe. Por ama, ne ndryshim nga Basha luftarak i nje viti me pare, ne nje Shqiperi pa krize, sot ne nje Shqiperi krize, me vdekjen qe i rri mbi koke, Basha po tregon veten si drejtues serioz dhe i pergjegjshem.

Te mos harrojme se elektorati dhe mbeshtetesit e djathte prej shtate vjetesh ne opozite, jane jo pak here te diskriminuar, te fyer e te neperkembur, e pikerisht per kete jane edhe ekstremiste e pikerisht per kete Basha mund te jete ne presion.

Sipas historise shqiptare te 30 viteve te fundit si dhe notave luftarake e mosbindese qe shihen perdite e qe do shtohen padyshim pas vendimeve per shtyrjen e karantines, Basha do duhej te ishte fryres i merise, nxites i mosbindjes, shkaktar incidentesh, flakevenes i inatit shperthyes.

Kushtet jane, dhe te mira madje, sepse ka shume familje ne nevoje, ka shume njerez qe mund te humbasin punen, mijera te tjere me pikepyetjen e madhe te se nesermes dhe keta njerez, apo dhe te tjere, mund te marrin zjarr kollaj, pavaresisht kercenimeve.

Por Basha me stoicizem vazhdon e mbron pozicionin e ndryshem, krejt te ndryshem nga paraardhesit e tij, ate te nje lideri modern, qe kur vendi rrezikon, ai nuk e sheh popullin te ndare, por si nje te tere dhe vazhdon po me stoicizem te jape vetem propozime, e sigurisht me paralajmerimin e ligjshem se gjithcka do kaloje ne site ne kohen e duhur.

Eshte skeme me dy faqe, me te mirin dhe te keqin?! Rendesi ka qe Basha reflekton qetesi. Eshte hera e pare qe nje kryetar opozite nuk e shfrytezon krizen dhe vdekjet.

Une besoj, se ky eshte hapi me i madh i Bashes ne sjelljen si lider, jo vetem si kryetar partie. Eshte krejt i ndryshem nga sivellezerit dhe duhet ta falenderoje cdokush ne Shqiperi.

Ne Shqiperine qe ne kohe krizash mund te digjet shume kollaj. Madje edhe Rama, nga Olimpi mund ta falenderoje, pa frike se humbet ndonje gjethe nga kurorat e shumta.

23 komente në “Rama duhet të falenderojë Bashën”

  1. ?? says:

    Bravo RAMA JE KAMPION,
    VEÇ LULUSHI , TA KALON .
    PO TË RRITET EDHE PAK ,
    DO TA KAP FIKUN , TAK-FAK .

    1. Vizioner says:

      Na fal p Autor, per gjuhen qe po perdor, por, na habe teapin.
      Ke dash dhe ti te thuash dicka, dhe e the!
      Analize me Idiote ska!

    2. KUTE KEPUTE says:

      Ku eshte puna e Bashes
      Ter diten leh si qen
      VETEM NXIJN

  2. Timi says:

    Cfare flet mor gazetsr palle…per cfare ta falenderoj pet perhapje paniku apo per renie vetem nje vrime kavallit…per cfare ta falenderoje. Apo pse po e nxjerr perdit si te dhjete ate dhe padronin d tij kriminelin Berisha dhe partine babale….bashke me lsi e peçp vasilin.

  3. NJe prill says:

    Se kuptova cfare po ben Basha qe ta falenderojme. Cili eshte pozicioni i Bashes? Duket si shkrim i shkruar nga nje rilindas per te marre me te mira ata qe vazhdojne me stoicizem te mbrojne nje pozicion te ndryshem. Apo meqe gazetat jane te mbytyra me Edi Ramen hajt le te bejme nje shkrim per Bashen. Populli i thote te mbulosh m…. me sh…..

  4. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Po, ke të drejtë .
    Basha , në krahasim me të tjer krerë dhe ish krerë të opozitës , ka një farë njerëzillëku .
    Them një farë, sepse ka pas sjellje skandaloze në të shkuarën .Sa për të tjerët, presim ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

  5. Trimi says:

    O koqe, ne 2008 Rama I hodhi doren ne shpatull Berishes dhe I ofroi mbeshtetje pas masakres se Gerdecit.

  6. Lili says:

    A e kuptoj se c,po’ nxjerr nga goja? Sì mund tia besojme jetet tona nje vrasesi si Basha? E vume ne prove ne bashki ,minister dhe 7×7=42 do drejtoje ekonomine? Qe te drejtosh duhet te studjosh,ai s,Ka lexuar as “” Aventurat e Tom Sojerit” e Jo te drejtoje nje shtet,nje popull,nje ekonomi shumeplanedhe,shoqerine e me gjete.Qenke mendjeshkurter

  7. Aslloni nga Tirona says:

    Shkrim per te fshire thyben.
    Analist me 9 vjeçare

  8. Ladi says:

    Nuk e kuptoj se cfare nevoje kane njerzit qe ne kete situate gati apokaliptike, te falenderojne Bashen se po sillet mire…!!!
    A thua se gjithe njerzit ne Shqiperi e kane mendjen tek politika??!!
    Do ti therrisni mendjes ju qe merni persiper te shkruani, se 90% e politikaneve per shqiptaret sjellin vetem; bezdi, neveri, turp, krupe dhe kerkush nuk ka deshire te ndote veshet me emrat apo bemat e tyre te pacipa, qe jane vec te imponuara, krejt te pasinqerta, heaape dhe llogari ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve.

  9. Ladi says:

    Nuk e kuptoj se cfare nevoje kane njerzit qe ne kete situate gati apokaliptike, te falenderojne Bashen se po sillet mire…!!!
    A thua se gjithe njerzit ne Shqiperi e kane mendjen tek politika??!!
    Do ti therrisni mendjes ju qe merni persiper te shkruani, se 90% e politikaneve per shqiptaret sjellin vetem; bezdi, neveri, turp, krupe dhe kerkush nuk ka deshire te ndote veshet me emrat apo bemat e tyre te pacipa, qe jane vec te imponuara, krejt te pasinqerta, hesape dhe llogari ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve.

  10. Cami says:

    Basha eshte njeri kot. Aman se na hapet barkun duke e nxjerre dite per dite ne gazete. Ca i rrisni vlerat nje kokloqeje.

  11. KUTE KEPUTE says:

    Ku eshte puna e Bashes
    Ter diten leh si qen
    VETEM NXIJN

  12. Taulant says:

    Rama ne 2011 dogji Tiranen per te luftuar Ilir hajdiutin. Jo sepse luftonte principin e vjedhjes se ai eshte me hajdut sesa Meta por donte te merrte pushtetin. Pastaj 2 vjet me pas beri aleance me Meten per te qeverisur. Me pas e beri Ilirin President. Edi Rama per te vjedhur beri aleance me Vucicin ben me Bashen por dhe me Meten perseri . Rama sundohet prej oligarkeve ,krimineleve jo vlerave eshte nder lideret me te korruptuar ne bote. Ka miljarda euro ne vende offshore. Ai ulet bje fjala dhe me Tit Vasilin qe neser po ti rrezikohet pushteti mos te harrojm Dakon e Durresit mbi te cilin rendojn dhjetara te vrare nga betonizimi qe i beri qytetit antik

    1. Taulanti ka nje moter says:

      Pirdhe te shfryhesh rama ka mbi nje milion votues taulantit qe i ka ikur motra meret me kampionin

  13. ZIGUR QARRI says:

    Te qenka ofruar nje shperblim i manme. Si thone dibranet: ” M…., hidhi sheqer sa te duash, ai prapseprap, hallve, nuk behet”

  14. Marjana says:

    Kut te mesoje tabelen e shumzimit do ta bejme kryeminister lulen e pd ka nje shprese nga viti 2045
    ne 2021 fition Rama deri 2025 pastaje fiton Erjon Velia nje 10 vjecare me vone eshte Ditmire Bushati nje 10 vjecare i bie qe lulja te kandidoje 2045 me Genti Cakaj dhe zore se fitone
    para lule ne 2045 eshte afer perpara per fitorje te reja

  15. nqs do ti kthehesha llogjikes idiote
    qe guxonn te bej shkrime te tilla do beja pyetjet :

    Perse duhet te falenderoj Rama nji pseudopolitikan qe s’ka asnji peshe ne kte Realitet qe po jetojm ?
    Pse bashah nuk vrau me shume se 4-protestues me 21 Janare ?
    Perse ky shkerdhate surratbajge lope ,nuk i dhuroj me shume m² terItori detare Greqise ?
    Perse basha ky kamarjer hajdut qe vjedh pronarin e vet , nu k vodhi me shume se 1/2 e Miljardit nga buxheti i shtetit Shqiptare ?
    Apo perse ky prostitute nderkombetare nuk ijoroj me shume emrin Shqiptare ne Europe andej edhe nga shkerdhehej ?


    Nji shkrim i tille ,me llogjike idioti mundet te behet vetem nga ndonji shpellar
    por kurr nji qytetare shqiptare .
    Fuck off – bastarde oriental

  16. xhemal says:

    sot eshte 1 prilli mos e merrni seriozisht.edhe gazetari ben shaka.

  17. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Po “balancon” shkrimin e djeshem, me kete artikull, o Mondi ?! Dje ju lexova, ashtu si edhe sot, por me ndjesi te ndryshme, pas leximit. Nese i ke lexuar komentet, shume komentues ishin ne nje mendje me ty (edhe me mua). Sot (nga aq sa lexova), asnje nuk eshte ne nje mendje me ty (ashtu si edhe une).Shpresoj te mos i keshe harruar “bemat” e Bashes, qekur e vune ne krye te opozites…e i tille do mbetet edhe ne te ardhmen. Keto qe thote sot, i ka nga halli, mbasi e sheh veten te perbuzur nga bashkekombasit dhe te injoruar nga nderkombetaret.

  18. loni says:

    Shkrim me idiot nuk kam lexuar ndonjehere. Konkluzioni i shkrimit ; Basha duhet falenderuar se po ri urte, ose se nuk po i hakerohet Rames, se po te deshte do ti kishte bere gjemen Rames ose Shqiperise.

  19. Salbeu says:

    Analizë futja pordhës. Pse çfarë do bënte luli i vocërr , do bënte protesta në kohë virusi. Nuk është budalla se nga dhjetë militant që ka do i ngelnin pesë. Gjysma do ikte për lesh prej koronës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje