Si quhesh kur fiton beteja me të keqen?

2 Prill 2020, 14:34Blog TEMA

Nga Artur  Ajazi

Në SHQUP, asnjëherë nuk e kanë ditur si mund të quhet një njeri që fiton betejën me të keqen. Atje “betejat” janë shpikur dhe janë fituar gjithmonë nga i vetmi dhe i fundit  njeri, nga Doktor Berisha. Në SHQUP, nuk e dinë, dhe as nuk e kanë provuar se si fitohet, si luftohet, si nderohet, si përballohet, si kontrollohet dhe si mbahet  fort  fitorja, sepse i pari dhe i vetmi i tyre, nuk ka patur nevojë ta ushtrojë këtë “profesion”.

Të fitosh beteja sot, është  sprovë e vështirë, dhe kjo vlen nga qytetari më i thjeshtë, deri tek kryeministri apo presidenti i një  vendit. Në Shqipëri, sprova të tilla, i ka kaluar dhe po i kalon me sukses vetëm  Edi Rama.

Ky njeri  erdhi në pushtet me votën e lirë të mbi 1 milion shqiptarëve, fitoi sërish pushtetin me votën e tyre, (madje pa aleatë) ngriti kollonat e shembura të shtetit ligjor, i hyri me inat rrugës  së reformave, rreshtoi  ish-opozitën të votonte reformën në drejtësi (paçka se pastaj doli kundër), ringriti  ekonominë, biznesin, ringriti  sistemin bankar dhe dinjitetin e shqiptarëve në Europë, ringriti  forcën e ligjit, dhe erdhi një ditë që të përballej me sprovën e madhe….tërmetin e tmerrshëm të 26 Nëntorit 2019.

E përballoi, e sfidoi, i sistemoi shqiptarët në kohë rekord, dhe  arriti të marrë nga e gjithë bota ndihma, dhe një  akord  financiar mbi 1 miliardë euro për rindërtimin. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Edi Rama do të përballej  sërish pas  afro 90 ditësh, me një tjetër sprovë, kësaj here  një “armik” i padukshëm, por shumë  i rrezikshëm. Ishte i pari  që e sfidoi, i  vuri gjoksin, trupin, mëndjen, fuqinë ekonomike dhe potencialet njerëzore, për të mos rrezikuar jetën e shqiptarëve.

Në kohë rekord  Edi Rama, “detyroi” dhe mbylli në karantinë (atë që akoma dhe sot nuk e kanë bërë edhe shumë vende) shumicën e shqiptarëve, ku  nuk  mungoi  kujdesi  maksimal  për moshën e tretë. Nuk  pyeti  ky njeri, se kush  do ta ndihmonte politikisht, nuk  pyeti  ky  njeri  as për lëvdata dhe ofiqe, ashtu  siç nuk pyeti  edhe për “gërricjet” e SHQUP-it, që vinin herë me deklarata dhe  herë me video të regjistruara nga dhomat e montazhit nga sekretarët e “imunizuar”.

Edi Rama e ka fituar betejën, e ka fituar sepse ai është multidimensional, punon për shqiptarët, ekonominë e vendit,  bizneset e tyre, punon për  arsimin, shëndetsinë, dhe nuk harron edhe politikën e jashtme. Edi Rama  nuk pyet shumë për “çimkat” që lëvizin në  frëngjitë  e SHQUP-it, pasi në të kundërtën, nuk do të kishte nisur  dhe fituar asnjë betejë, siç ka bërë deri sot. Edi Rama  ka patur gjithmonë  fat në politikë, aq më tepër kur mendon dhe shikon se si  kundërshtari  i tij, përpiqet  dhe përpëlitet ti ngjasë, ta kopjojë, ta  godasë dhe  ta  dëmtojë  me …..fitoret e tij. Ky  është Edi Rama, njeriu i betejave, dhe në  fund  të fundit, e meriton  ta quash  pa mburrje  dhe  servilizëm, Burrë  Shteti.

18 komente në “Si quhesh kur fiton beteja me të keqen?”

  1. JURISTI says:

    Shkrim i persosur i mungon vetem mbyllja , je me fat se e boton “Tema” se po te qe per “Zerin e Popullit” nuk ta botonin , shkrimi duhet te mbyllej me fjaline : Rrofte Rilindja (socialiste ) me ne krye ideuesin dhe drejtuesin e saj shokun Edi Rama .
    P.S. Per sqarime te metejshme kontaktoni Zotin Mero Baze.

    1. Shqupisti leshedhise says:

      E more qerrata, e paske bere edhe ti kurson e plepave! “Jurista” si puna jote e kthyen kete vend ne hale.

    2. durrsak says:

      Ku gabon ne shkrim o “JURISTO”????Lexoj sarkazem ne keto rrjeshtat e “Juristit” por nuk me duket se ka shkruar gje gabim……..dhe nuk ka shume ironi as per medja e lire apo e kapur………………………… o ka qene medja e lire keto 7 vite duke e share e duke perdhunuar e degraduar Ramen e familjen e tij o ska pas kryeminister tjeter ne vend. Salen nuk kishte bythe njeri ta kundershtonte…dridheshin si gjethe dhe vazhdojne e dridhen sa here e kane perpara.

    3. ca ca says:

      JURIST: Si vajti puna e policit italian dhe Rames ??? po vazhdon avazi ne favor te BYLYKUT apo jo?

    4. Roberto says:

      Jurist nuk e di nga e ke kete kur thua qe Zeri i Popullit nuk do e botonte?? Vetem nese eshte kryetedaktor Luan Rama po,nuk do e botonte. Kete shkrim ta lexojne te gjithe ata zagare rrugesh qe kane ngelur si peshku pa uje dhe vijne te shuajne etjen duke pire shurren tone. Llumi llum do mbetet sado i shkolluar qofte. Ne PD-LSI keni me shumice. Ne vend te qepin gryken dhe te japin ndonje kontribut hane mut perdite.

  2. Alket says:

    Nje brabo te madhe gazetarit.i cili beri nje shkrim me te vertet e me meritat e verteta te ketij njeriu qe punon per kete vend.ky gazetar tha ate qe nuk e ka then asnje gazetar tjeter per punen e ketij qe mer merita nga bota e jo nga njerezit e vendit te tij.

  3. is says:

    Po, me plot gojën “Burrë shteti”!
    Dhe shyqyr që këto halle po i kalojmë me të, për të tjerë politikanë shqiptarë, na kish marrë lumi!

  4. Platon says:

    Ky eshte realiteti dhe per ta kuptuar kete realitet, jo vetem qe duhet t’a shikosh drejt ne sy me qetesi, por te hapesh edhe mendjen. Kete realitet, qe pershkruani ju, z. Ajazi, e shikon çdo shqiptar i vertete, e pranon çdo shqiptar dhe vlereson me te drejte fitimtarin e ketyre betejave, Edi Rama. Ky eshte sot per sot njeriu, personaliteti atdhetar me i shquar, qe e ngriti dhe vazhdon te ngrere Shqiperine nga rrenojat, ku e banda e ”shup” me ne krye banditin sali berisha (qe nuk meriton te quhet ”doktor” dhe as emri t’i shkruhet gramatikisht) e hodhen ne humnere.
    Fitoret e Edi Rames jane historike. Per plaget qe mori Shqiperia nga ish-banda ne pushtet, Ai eshte aktualisht ”kirurgu sherues”…
    Cfare gatuhet ne zyrat e ”shqup”, mbetet nje gjelle vetem per vete ata kuzhiniere dhe hamesit e pangopur te asaj kuzhine. Historia e tyre tashme ka mbaruar.
    Uroj qe te gjithe shqiptaret pa dallim bindjesh te dalin nga kjo beteje fitimtare, me sa me pak humbje.
    Neser, kur kjo beteje te kete mbaruar, bota do te jete tjeter bote…

    1. Florida says:

      Te lumte mendja dhe dora , cdo gje qe ke thene eshte e vertete.Jemi krenar per Kryeministrin dhe i urojme jete te gjate dhe suksese te metejshme. Imagjinini per nje moment sikur te ishte Kryeminister Sali krimineli dhe Minister Shendetsie Nard Noka nje idiot i lindur.

  5. Ndroqi says:

    Shqupi akoma funksionon me ment e Saliut ne 1992,jemi 30 vjet me vone, dhe shpellari i Vicidolit i bije fyellit ne te njejten brime. Saliu luften kunder qeverise e bazon te cpifjet dhe mashtrimet, duke i menduar budallenj shqiptaret.

  6. Eni says:

    Bravo shume bukur.
    Jemi krenar per kryeministrin tone.

  7. Drini says:

    Kam plot rrezerva, por.. jam me ty!!

  8. Asd says:

    Imagjinoni te shkruajne ne kete menyre gazetat perendimore per Macron, Conte, Merkel apo Trump. Kulti i individid i trajtuar ne menyre qesharake nga nje qesharak. Na ktheu tek Mao Tce Duni.

  9. Platon says:

    Te tregosh te verteten, nuk eshte ngritje kulti, o njerez! T’i besh temenara, t’i puthesh doren apo ndonje gje tjeter (larg qofte), t’i ngresh buste me gjallje, te shenosh rruget me emrin e ”heroit”, te shtypesh pulla poste e kartmonedha me portretin e te gjallit ne detyre, te pomposh ”bemat e heroit”, ti thuash ”lepe-peqe”, te kompozos kenge dhe te besh postera me protretin e tij e plot palaçolleqe si keto, atehere po ngre ne lartesi te pamerituara nje person, qe neser te gjithe do ta hedhin na kazan.
    Nje individ me personalitet le gjurme ne veprimtarine e tij atdhetare, dhe gjurmet mund te jete pozitive dhe negative. Aktualiteti flet, historia do te vertetoje. Edi Rama ka bere akte madhore ndaj kombit, dhe kombi do t’ia ktheje reston. Ka bere edhe gabime, natyrisht, por keto ne balancen e vlerave zene nje peshe minimale, te paperfillshme.

  10. Pokeristi says:

    Z.Ajazi.
    Nje portret i sakte,me ngjyra reale pa lalka e pa lulka i kryeministrit aktual .
    Nje shkrim konciz me se inevojshem per kete situate mjaft specifike,per nje vend si i yni.
    Sot me shume se kurre,me shume se gjithecka Shqiperia ka nevoje per nje lider,per nje burre shteti.Pa asnje medyshje te gjithe e shohin dhe te gjithe e kuptojne se s’ka vend me,per ngjyra politike,ska vend me per militantizem partiak.
    Duhet dinamizem,duhet energji duhet sakrifice ,duhet solidaritet me te gjithe,duhet intelekt,duhet kulture qytetare,duhet vizion,duhet vetmohim.Dhe te gjitha keto ne keto te turbullta me shume se te gjithe iploteson Edi Rama.

  11. "BOHOTINA" says:

    Qe kthyer tere vendi ne paçaure. Qe bere i gjithe vendi nje grope me plehra. Pa dinjitet. Pa reforma. Tani gjen nw twrw vendin gjithe qytetet te tjetersuar. 100 fshatra te kthyer ne qyteza te bukura, jam çuditur me Voskopojen e re, e kisha pare dhjetra here ndaj me la pa mend ndryshimi. Ik shihni Nivicen mes maleve te Kurveleshit per ta kuptuar.Beri reforma. Po i vuri ne rresht per kryereformen, por hijenat prap dolen nga rreshti e iu kundervune.
    Salut Edi Rama! Nuk dua te flas me teper se ka shume…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje