Nga Ben Andoni
Kanë mjaftuar pak javë për të kuptuar sesa bajate është politika e përditshme, që bëhet tek ne. Më shqetësues është fakti, se pas disa javësh, kur të kthehet normaliteti i munguar kuptohet se e gjithë kjo periudhë e madhe reflektimi do të shikohet që nuk ka shërbyer për asgjë.
E ndjen këtë në luftën pa-kompromis të faktorit të brendshëm politik dhe anatemën ndaj njëri-tjetrit por edhe në mungesat e strategjive afatshkurtra, si kjo e Covid-19 për t’u përshtatur.
Nga ana tjetër, e gjithë kjo po nxjerr handikapin e madh të një opozite, që tashmë është e bllokuar dyfish: njëherë prej vendimit të paprecedent për ikjen nga parlamenti dhe e dyta prej fatit të keq, që po ndodhet në kulmin e një pandemie, të paparë në kohët tona: koronavirusit.
Dhe, për të neutralizuar fuqinë e madhe të qeverisë Rama, jo pak herë konfuze, ajo bën gabime pas gabimesh. Dhe, atëherë kur mundej t’i paraprinte me shembujt e saj të mirë dhe me fuqinë e logjikës, ajo e prish me anatemat pa sens dhe me kritikat pa masë.
Kryeministri ka gjetur kohën më të papërshtatshme për t’i qesëndisur e jo pak herë edhe për ti fyer me cinizmin e tij të natyrshëm.
Ndërkohë që politikanë të dy anëve, kuptohet me numra më të pakët sesa para Covid-19, mundohen të vazhdojnë luftën e llogoreve, ku çdo gjë që bëjnë shefat respektivë të partive hidhet poshtë dhe nëpërkëmbët. Do të duhej jo pak, që të vlerësohej vendimi i qeverisë shqiptare për të përcjellë grupin jo fare modest të 30 mjekëve dhe infermierëve drejt Italisë. Kjo nuk ndodhi, ashtu si u përdor shëmtuar.
Nga ana tjetër, as nuk përfillen fare masat e propozuara të opozitës, që duket se shpesh nuk janë në kohë dhe vendin e caktuar, porse për respekt mund të konsideroheshin. Ashtu si opozita nuk mundi kurrë të zbriste në terren, si të ishte pjesë normale e realitetit, por u mundua ta nxijë gjithçka.
Dhe, e fundit, ndoshta jo më pak e rëndësishme ajo që po ndodh me intervistën e fundit të kryeministrit Rama, në përplasjen me një punonjës italian policie, që duket se po ngjall sërish pasojat e një Ligji, që ka shkaktuar aq shumë probleme mes politikës. Bëtë një ligj, që e katranosi më shumë, paçka se në rrjetën e tij ranë jo pak persona.
Me të gjitha, e kupton, se politika shqiptare është çështje ditësh të mos fillojë e të sillet shumë më keq sesa deri më tani, pra sa të bjerë trau i pakalueshëm i Covid-19. Nuk është ndonjë gjë e rrallë, të paktën kur shikon rastin e Polonisë dhe Hungarisë, këtë e beson. Dhe, Shqipëria nuk është përjashtim i asaj që po ndodh në historinë politike në Lindje.
Nuk po them a kane trashegimi nga familje politikanesh keta te ashtuquajtur politikane ne shqiperi , por nje pyetje :
– sa prej politikaneve ne shqiperi , vijne nga familje serioze intelektualesh….???
Asnjehere te vetme nuk me pelqyer gazetaria e Ben Andonit.
Vetem politikane nuk jane…jane biznesmene bastarde…si likja me rradhe
Adashit tim Ben Andoni, qe e respektoj shume per profesionalizmin dhe qetesine, po i bej nje shtese mesa po lexoj nga shkrimi i mesiperm duke i thene qe; E keqja 100% e Shqiperise jane personazhet qe tashme shumica derrmuese e Shqipetareve i urrejne deri ne breza e breza: SALI BERISHA familjerisht dhe ILIR META familjerisht, si dhe gjithe Bandat e tyre ne Partite respektive dhe ne Media e Biznes. Banda plotesisht MAFIOZE te nje miksimi absolutisht te rrezikshem; PROVINCIALE ne dominim, qe deri ne 1991 i sherbyen PPSH+SIGURIMIT si dhe Sherbimeve Sekrete anti-Shqiptare si UDB, Asfalia e KGB (por edhe gjate ketyre 30 viteve “Demokraci”, jane bere akoma me aktive e te perlyer keq e me keq me Mafian e lindur nga keto tre Sherbime Sekrete), qe keto dite e jave te jashtezakonshme per nga rrezikshmeria shendetesore e varferia ekonomike prej Virusit vdekjeprures COVID-19, bejne vetem shantazh, shpifje dhe kercenime neper Mediat e tyre. Sa per “gjoja” pasardhesit e tyre si Lulzim Basha tek PD apo Monika Kryemadhi-Meta tek LSI, dy BOSS_et e vertete e te padiskutueshem te Partive cift sot ne koalicionin Opozitar, (me kriminali i historise Shqiptare deri me sot) nuk i PJERDH askush, edhe pse dalin rrugeve dhe ekraneve e Onlineve papushim.
Pa ngordh keto dy familje me hajdutet dhe me vrastaret e Shqiperise ne Histori (ketu le te flasin shifrat se sa kane vjedhur e vrare Sali Berisha e Ilir Meta qe nga 1991 e deri me sot, se ka boll fakte e dokumenta Video-Foto-Audio e njerez te gjalle), nuk gjen paqe dhe nderton Shtet Ligjor e Demokracine e vertete Shqiperia. Prandaj Adashi im Ben Andoni, krahas sa ke shkruar me siper, duhet me shume temp e trimeri ne shkrime te tilla kunder te keqes se vertete ne Shqiperi; Sali Berisha familjerisht dhe Ilir Meta familjerisht me gjithe sa kane me vete ne Parti e Media e Biznes.