Ëndrra opozitare për ta rrëzuar Edi Ramën me një 1997 të dytë!

3 Prill 2020, 21:03Blog TEMA

Nga Alfred Peza

E rrëzuar vetë nga pushteti prej shqiptarëve me plumba në vitin 1997, për tu rikthyer me votë në 2005, opozita e djathtë shqiptare e Sali Berishës, duket se e ka fiksim që e njëjta gjë ti ndodhi, edhe të majtës.

Duke mos patur asnjë mundësi për ta mundur PS me votë, kanë kohë që e kthejnë dhe e rikthejnë këtë ide, sa herë që besojnë se vendi ndodhet përballë vështirësive.

Për ta nuk ka rëndësi nëse këtë situatë e provokojnë vetë artificialisht nga lart. Nëse vendi është goditur nga ndonjë fatkeqësi natyrore. Apo është sulmuar papritur nga një armik i padukshëm. Thjeshtë na bëjnë që të kuptojmë se mes kolltukut dhe mbijetesës, zgjedhin gjithmonë të parën. Ndaj nuk e fshehin se edhe në këtë luftë, qëllimi i tyre është një dhe vetëm një; të rikthehen në pushtet. E janë aq makiavelistë, sa nuk lenë asnjë rast e mjet pa përdorur, për tia arritur.

Ndaj, edhe kur u futën në çadrën e bulevardit për të krijuar “Republikën e Re” para zgjedhjeve të 2017. Edhe kur dogjën mandatet e deputetëve për të nxitur “revolucionin e molotovëve” para 30 qershorit 2019. Edhe kur ra tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Edhe tani në kulmin e luftës kundër Covid-19, ëndërrojnë vetëm një gjë: Populli të çohet në revoltë kundër qeverisë, e ti dhurojë atyre pushtetin!

Kryeministri tha sot se “opozitarët vazhdojnë të merren me qeverinë, sepse duan të vrasin me një gur dy zogj. Duke synuar nga njëra anë të nxisin mllef e përçarje mes popullit e qeverisë që po luftojnë sëbashku, e nga ana tjetër, shkatërrimin e arkës së shtetit për të nxitur rrëmuja më pas, si në ‘97”.

E nisën me maskat dhe krijimin e Task Forcave opozitare për koronavisurin. E pasuan me paisjet mbrojtëse të mjekëve dhe masat e mara nga sistemi shëndetësor. E vijuan me 30 mjekët e infermierët që shkuan në Itali. E po e vazhdojnë orët e fundit, me paketën e masave të jashtëzakonshme ekonomike të ndërmarë nga qeveria, për përballimin e situatës. Për ta përfunduar, kushedi se me çfarë tjetër, deri në përfundim të luftës.

Në këtë qasje opozita harron se, në vitin 1997 lufta erdhi si pasojë e keqeverisjes nga ana e Partisë Demokratike, që ishte në pushtet. Ndërsa lufta e sotme ndaj koronavirusit, nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë gabimi të qeverisjes së Partisë Socialiste.

“Lufta” e 23 viteve më parë ishte një revoltë e shqiptarëve, kundër qeverisë së tyre që përveçse i shkelte të drejtat dhe liritë themelore, i futi dorën secilit në xhep duke i vjedhur të gjitha kursimet e jetës. Ndërsa kjo aktualja, është një luftë globale.

Keqqeverisja ishte shkak atëherë. Lufta, një pasojë. Sot lufta është shkak planetar. Ndërsa qeverisë sonë si në çdo shtet tjetër, i duhet që të menaxhojë sëbashku me qytetarët e vet, pasojat e saj.

Në vitin 1997 u vodhën kursimet e 95% të familjeve shqiptare, nga “kopetentët” e firmave mashtruese piramidale, që lulëzuan me lejen dhe nën garancinë e mazhorancës së Sali Berishës. Ndërsa sot qeveria e Edi Ramës po menaxhon pasojat e një lufte, që nuk është shqiptare. Ajo ka tronditur të gjitha tregjet globale dhe superfuqitë më të mëdha ekonomike të planetit.

Kjo nuk është një luftë për pushtet. Kjo është një luftë për mbijetesën e species njerëzore dhe të popullit shqiptar. Lufta ndaj pandemisë globale, nuk është version i digjitalizuar i filmit të vjetër “Ëndërr për një karrike”, por një luftë për ekzistencë. Shqiptarët janë bërë bashkë në një luftë si kjo që nuk ka parë kurrë bota,  jo për karriket e Lulit, Salës, Likes e Monës. Por për jetën e tyre. Për familjen e tyre. Për të ardhmen e tyre.

Ndaj opozita bën mirë që të kuptojë rëndësinë e papërsëritshme të asaj që po ndodh sot. Pasi të përfundojë kjo luftë, e shqiptarët të triumfojnë mbi të keqen, le tia lemë më pas atyre që ta bëjnë zgjedhjen. Me vullnet të lirë. Me votë. Në zgjedhjet e radhës.

As me teori propabiliteti, nuk mund ta fitosh dot më pushtetin me një ’97 të dytë, siç ëndërron sot opozita jonë. E aq më pak me statuse në rrjetet sociale. Me “Babale”. Me media online. Me banaqe televizive. Me intervista e deklarata nga selitë e partive. Me intriga. Me shpifje. Apo me “fake news”-e.

Ndonjë ndihmë spo dilni që tu jepni shqiptarëve, as nëpër biznese, e as nëpër shtëpia. Ndaj, të paktën flini të qetë, e mos shihni ëndrra.

Natën e mirë dhe Zoti ju rujt!

5 komente në “Ëndrra opozitare për ta rrëzuar Edi Ramën me një 1997 të dytë!”

  1. Sali krimineli says:

    Endrra ne sirtar e saliut thuaj!

  2. Raul says:

    O Fredo rri i qete, qente le te lehin karvani te ece perpara ka thene nje burre i madh. Ky popull eshte zgjuar me ne fund. Nuk mund te pranoje qe kryegangsteri i pd leshelis Flamur Herman Geringu , komandanti i naziskineve te mamurrasit qe terrorizoi vjet Tiranen dhe gjithe shqiperine duke djegur deren e kryeministrise me molotov te vije prape ne pushtet. Pa larguar kete bandit nga radhet e saj kjo force as qe mund ta mendoje me pushtetin…..paloqe, Alibeaj, Strazua,Voksh.

  3. Taulant says:

    Je bere boze me shkrimet bajat qe shkruan.sahanlepires oborri.

  4. Albani says:

    Taulant qenke super super idjot profesionist.

  5. Pellazgos says:

    Zoti Peza.
    Nuk ka Dosje te “majta” apo te “djathta”,ka patur vetem Dosje.
    Ajo do ishte nje shuplake kunder Diktatures se eger komuniste qe per fat te keq nuk u realizua.
    Nuk mund te realizohej sepse Njeriu nuk e ka te e “qejf” vetevrasjen,vete persekutimin,dhenien llogari.
    Qe te dyja Partite si e majta dhe e djathta jane hipokrite.
    Per fat te keq nuk ka patur Demokrate te vertete ne udheheqje,kjo per aresyen se dikush qe humbet luften e Idealeve te tij ne qofte se eshte i ndershem nuk vazhdon akoma te udheheq kundershtaret qe fituan luften.
    Kjo behet per te miren e kombit,shoqerise,drejtesise,moralitetit.
    Mos te kerkojne zhvillim,mireqenie,prosperitet si te “majtet dhe te djathtet” se duke mashtruar veten eshte ceshtje kohe disfata dhe fatkeqesia.
    Eshte si te shkosh te jetosh ne nje shtepi te re duke mos e pastruar ate nga nje kohe e gjate.
    Megjithe ate,ndryshimi i mire apo i keq i politikaneve jo politikes,eshte ne te mire te popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje