Kurba dhe kuota më e rëndësishme për sistemin shëndetsor

3 Prill 2020, 14:16Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Ashtu si pas tërmetit të 26 nëntorit, kur edhe fëmijët ndiqnin rregullisht aplikacionet e raportimit të lëkundjeve të herëpashershme të tokës, tani shumëkush ndjek përditë kurbën e rasteve të regjistruara deri më sot me COVID-19. Madje, disa kanë instaluar në celularët e tyre aplikacione për përditësimin automatik të kurbave logaritmike të vendeve të ndryshme, për t’i krahasuar me atë të Shqipërisë.

Ndërkohë, për punonjësit e sistemit shëndetsor shqiptar (si dhe të çdo sitemi shëndetësor në botë) kurba më e rëndësishme është ajo e hospitalizimit të pacientëve me COVID-19. Një kurbë me rritje të shpejtë e hospitalizimit është sinjali më domethënës i përhapjes së epidemisë deri në pikën ku nuk ka më shtretër në spitale për të sëmurët që do të kenë nevojë për hospitalizim (të infektuarit me simptoma të lehta apo pa simptoma nuk përbëjnë shqetësim imediat për sistemin shëndetsor, sepse shumica e tyre e kalojnë infeksionin në shtëpi, pa u kapur nga skemat e testimit pothuaj kudo në botë).

Ndërkaq, kuota më kritike për sistemin shëndetsor është ajo e pacientëve që kanë nevojë jetike për respirator. Sepse shtretër të rinj mund të shtohen relativisht shpejt në një godinë të adoptuar përkohësisht si spital, por respiratorët janë aparatura që nuk gjehen kollaj në kushtet e pandemisë botërore. Deri më sot, ne kemi patur maksimumi 11 respiratorë në punë, ndërkohë që kapacitetin e respiratorëve (publikë e privatë) e kemi disafish më i lartë.

Pas një rritje të shpejtë fillestare të kurbës së hospitalizimit në Shqipëri, në javën e fundit kurba është stabilizuar, ngaqë shtrimet e reja janë balancuar me daljet e pacientëve të shëruar (shihni grafikun shoqërues). Kur kurba e hospitalizimit të fillojë rënien graduale (pra, kur rastet e reja të shtrimit në spital të jenë më pak se daljet prej tij), sistemi ynë shëndetësor do të marrë frymë i lehtësuar. Por edhe publiku i gjerë do të lehtësohemi psikologjikisht, sepse ajo do të jetë shenja që fundi i karantinimit po afron.

7 komente në “Kurba dhe kuota më e rëndësishme për sistemin shëndetsor”

  1. Mjere Atdheu says:

    Po c’fare eshte kurba o mjeshtra te perdhunosjes se gjuhes shqipe. Do ta thuash sic e thone Italianet dhe Anglezet por nuk e thua dot kurva dhe e ben kurba.
    Gjithmone eshte quajtur “harku kohor “ kur kishim institute qe i benin grafiket vete dhe nuk i kopjonin nga te tjeret.
    Mire qe nuk jemi ne gjendje te bejme nje larse duarsh, dhe vazhdojme ti themi lavaman por problemi eshte te njerez qe dine te bejne ulse dhe e quajne karrige. Kur I pyet se c’fare eshte karrigja, te thone qe eshte ajo ku ulesh, apo njerez qe dine te bejne grafike dhe na thone qe kurva po ulet. Kur i pyet se c’fare eshte kurba dhe kurva, te thone qe eshte harku kohor.
    Por perse nuk e thoni shqip o mjeshtra te asgjese!

    1. Sulo Pepja says:

      “Kurba” zevendesohet shume mire me fjalen “lakore”

  2. koz says:

    Zaloshnja eshte eksperti I te thenit te gjerave qe jane ashiqare per cdo shqiptar. Per me teper qe merre te dhena nga mediat e huaja dhe na i paraqet si zbulimet e tij. Cfare eshte me e keqja ky e paraqet veten si statiticien meqenedse paska punuar ne USA ne nje kompani siguracionesh te makinave (apo siguracionit te jetes).
    Edhe sikur te ishte statiticien i mirefillte, qe unedyshoj qe eshte, kjo nuk i jep aspak mundesine qe te bej parashikime lidhur me ceshtjen mjekesore e ca me teper me ato epidemiologjike qe eshte nje fushe me vetem e mjekesise. Ke pseudo-statiticien merr ca kurba statistikisht qe jane lehtesisht e gjeresisht te hapura per publikun dhe u ben ketyre nje interpretim prej NALLBANI shqiptar statistikash qe thone asgje ose thjesht paraqesin ate qe ne te gjithe e dijme dhe e shohim per dite neper media.
    Kjo esht efatkeqesia jone qe ne vend qe te ndjekim vleresime te perditshme, serioze dhe shkencore nga Instituti i shendetit publik apo nje zyre e specializuar (taks force) prane ministrise/kryeministrit, mediat e pherdhura shqiptare na paraqesin keto kurba pseudo-shkencore te nje Nallbani qe thjesht duhen pare si perpjekja personale e Zaloshnjes per te kuptuar statistikat e trendet shqiptare.
    Nuk po merrem ketu me sondazhet qe ben Zaloshnja qe len shume per te deshiruar lidhur me menyren e mbledhjes se te dhenave e pastaj te interpretimit te tyre.
    Une nuk mendoj se ai e ben me qellim kete keq-informim te publikut, madje jam mjaft i sigurt qe e ka bindur veten se eshte duke bere dicka te papare dhe thellesisht shkencore – thjesht ai nuk eshe mjaft i afte per te kuptuar dhe perdorur mekanizmat statistike ne menryren e duhur.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Matjet kete jave kane qene reale,shpresoj qe edhe ne ditet e shkuara te kene qene te tilla.
    Meta e deklaroi testimin,per tu siguruar !
    Testet e tjera te jene shpenzuar per personelin mjeksor dhe qytetaret e thjesht.
    Lufta nuk fitohet nga frikacaket,ata dine te fshihen.
    Deri ne daljen e vaksines,njerzit e morren kulturen profilaktie,per vetmbrojtje.
    Rruga e gjate ,deri tek valsina,kalon nepermjet imunitetit dhe kujdesit.
    Grafiket jane tregues,kur realizohen realisht,ne te kundert,me mire te mos jene.

  4. Maria says:

    Te lumte goja e mendja.Dashte zoti eshte ok kjo llogjike.

  5. Julia says:

    Na nzine jeten keta plehri e ditur, dhe ne qe jetojme jashte shtetit na vjen per te vjelle,

  6. R. B. Gramshi says:

    Interesant eshte fakti qe komentuesit e portaleve ne Shqiperi paraqiten ne dy kategori.
    Kategoria e atyre qe dijne vetem te shajne me fjalorin me te ndyre, me te cilet nuk ia vlen te meresh fare mbasi ne rastin me te mire jane deficente.
    Kategoria e kritizereve qe ne cdo lajmi i bejne oponence sikur ata vete jane akademike ne te gjithe fushat, si ne shkence ashtu edhe ne art. Ky fakt ben te pavdekshem thenien e Emil Zola; “Njerzit me dije gjysmake kane per tendence te meren me probleme te veshtira”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje