Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon armëpushim global: Më e keqja nuk ka ardhur ende

4 Prill 2020, 16:47Bota TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje për armëpushim global, me qëllim që vendet e shkatërruara nga luftërat dhe konfliktet aktive, të kenë mundësi të luftojnë pandeminë e Covid-19 që ka ‘’pushtuar’’ globin.

‘’Më e keqja nuk ka ardhur ende’’, u shpreh fillimisht Guterres duke iu referuar vendeve si Siria, Libia apo Jemeni, që kanë konflikte.

Edhe më herët, Sekretari i OKB-së ka bërë thirrje për paqe dhe ulje të tensioneve, ndërsa luftimet vijojnë në disa vende. Guterres u shpreh se palët e përfshira në konflikte, si Kolumbia, Libia, Kameruni, Mianmari, Filipinet, Sudani, Siria apo Jemeni etj, kanë mbështetur thirrjen e tij për armëpushim.

‘’Më e keqja nuk ka ardhur ende. Stuhia e Covid-19 po shkon në të gjitha zonat e konfliktit. Nevoja e armëpushimit është urgjente.

Virusi ka treguar se sa shpejt mund të lëvizë përtej kufijve. Në shumë prej situatave më kritike, nuk kemi parë zvogëlim të luftimeve. Disa konflikte madje janë intensifikua, ndërsa kemi marrë shumë premtime për armëpushim’’, tha mes të tjerash Guterres.

1 komente në “Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon armëpushim global: Më e keqja nuk ka ardhur ende”

  1. Lipe Shtogu says:

    Që bënë thirrje për arëmpushim, dakord, nuk bënë keq, por ajo që habit qëndron në faktin, se nga e di ky që e keqja nuk ka ardhur akoma? Ky është thjesht një copë zyrtar, nuk është as specialist mjeksie, përse një deklaratë të tillë nuk ja beson një vartësi specialist mjeksie, por e bënë vet? Ç’dreqin kanë politikanët që lëshojnë deklarata teknike që pshtjellojnë më keq oçinionon publik?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje