Ndihma e huaj që po jep Kina për koronavirusin, po konsolidon imazhin e Pekinit tek vendet në nevojë, thonë analistët por këto përpjekje po shoqërohen me pretendime të rreme sipas së cilave Shtetet e Bashkuara shkaktuan pandeminë, si edhe me fshehjen e përmasava të epidemisë brenda vendit. Ofertat e Kinës për të ndihmuar vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara po ngadalësojnë një pjesë së ndihmës së huaj, për t’u përqendruar kryesisht tek zbutja e pasojave të virusit brenda vendit.
Kina po dërgon avionë plot me paisje mjekësore në Spanjë, Itali, Malajzi, Filipine dhe madje dhe në Shtetet e Bashkuara për të parandaluar dhe trajtuar koronavirusin vdekjeprurës.
Analistët thonë se përpjekjet e Kinës, synojnë përmirësimin e imazhit të saj në vende të tjera.
“Diplomacia publike pozitive e Kinës, e mbështetur tek e mira publike, sidomos në vendet në zhvillim, ka shumë gjasa të shkojë në përfitim të fuqisë së butë të Kinës”, thotë Robert Daly, ekspert i Kinës në Qendrën Wilson.
Por analistët gjithashtu paralajmërojnë se veprimet e Kinës, janë pjesë e një fushate propagande për të mbytur kritikat se pandemia globale u perhaps aq shumë ngaqë qeveria autoritare i fshehu përmasat e saj për javë të tëra, duke ndëshkuar mjekët dhe disidentët që i ranë kambanës së alarmit lidhur me kërcënimin e koronavirusit.
Javët e fundit, zyrtarët kinezë kanë përsëritur një pretendim të rremë sipas së cilit, ushtria amerikane e çoi koronavirusin në Kinë , ndërsa janë shtuar pyetjet lidhur me origjinën e epidemisë që po kërcënon miliona vetë, me kosto triliona dollarë në tregëtinë globale.
“Kina është një arsoniste që tani po përpiqet të shuajë zjarrin që e filloi vetë. A do të donim që t’i njohim meritën për një gjë të tilllë?” thotë Dan Runde, i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Kritikët thonë se edhe përgjigjia e administratës së Presidentit Trump është e veshur me politikë, kur fajëson publikisht Kinën, duke e quajtur koronavirusin, virusin e Wuhanit, për ta zhvendosur vëmendjen nga përgjigjia fillestare e ngadaltë e Uashingtonit.
Megjithëse Shtetet e Bashkuara po japing miliona dollarë ndihmë për të luftuar koronavirusin në gjithë botën, Shtëpia e Bardhë po sinjalizon se disa paisje mbrojtëse nuk duhet të dërgohet jashtë vendit, duke u dhënë përparësi nevojave të brendshme.
“Në pjesën më të madhe, koronavirusi ka keqësuar dhe përshpejtuar një prirje që kishte filluar prej kohësh”, thotë analisti Daly.
Ndërsa Pekini bën të gjitha përpjekjet për rritur rolin e tij udhëheqës global, duke i shtuar mbështetjen për të luftuar koronavirusin, ndihmës së tij ndërkombëtare 1 trilion dollarëshe dhe fondit të investimeve, Presidenti Trump ka reduktuar angazhimet e huaja për t’u përqendruar brenda vendit. (voa)
Kina po mundohet te mbuloje mutin me shurre.
Kina eshte Dragoi me i madh i Azise dhe pse jo dhe i gjithe Botes tani, apo ne nje te ardhme shume te afert sic po duken gjasat. Ne kete situate Pandemie Boterore te nje Virusi epokal ne shperndarje, ngjitje dhe numer vdekjesh, Superfuqia Aziatike dhe konkurentja direkte e Amerikes si superfuqi Boterore, ka shume e shume te fshehta ne zhvillimin e saj ekonomik, teknologjik, financiar, shkencor dhe ushtarak.
Por nje fakt eshte i padiskutueshem edhe nga vete pordhacet e Lidershipit, Politika, Shkenca, Media e Perendimit, pasi sot ne kulmin e pandemise Boterore COVID-19 me perhapje e pasoja te jashtezakonshme per Planetin Toke ne 1 shekull me se paku, se Kina i ka blere 2,5 a me shume Trilione Dollare borxhet e Amerikes, ka ne teritorin e saj mbi 35% te industrise dhe teknologjise Boterore, si dhe shume gjera qe nuk i tregon kurre ne fushen e shkences etjera, duhet marre ne konsiderate seriozisht sikurse thoshte i madhi Winston Churchill, qe fille pas Luftes se II Boterore: KUJDES NGA RRACA E VERDHE SE, AJO ESHTE SHUME E AFTE PER CDO GJE DHE NJE DITE JO FORT TE LARGET DO BEHET PRIJSJA E BOTES.
Eshte normale,pas cdo lufte boterore ka patur ndryshime themelore ne raportet e forcave ne nivel global.Aktualisht jemi ne kulmin e nje lufte boterore jo konvencionale,kunder nje armiku te padukshem ,por gjithesesi te eger,dinak ,te pameshireshem,me te cilin nuk mund te arrihen asnje lloj,, armepushimi,,Eshte kjo aresyeja qe cdo ndihme eshte e mirepritur,pasi ne momentet kur perpiqesh per mbijetese,marrin vleren koncepte te reja per marrdheniet midis shteteve.Kete duhet te beje edhe qeveria jone,ajo kosovare dhe MV Politiken e madhe e kane bere ,e bejne dhe do ta bejne perhere te medhenjte e botes.
undefined
Po Amerik ! Futja Kines sistemin e shendetsis per ibret ,per te mos then te krahasuar me vendet me te varfera te Botes ! Sistemi Amerikan i shendetesis i sherben vetem te pasurve dhe kjo kriz po tregon hapur funksionimin e saj ! Mijra dhe miliona arm vrasese keni neper depot e dyqane dhe respirator ju duhet koh te ndertoni , te shpetoni njerez ! Flas keshtu se reklamen si ven i pasur pasanikesh e keni shum te madhe , por keni degjeneruar ne sherbim te fitimeve pa moral ! Vet sistemi esht nje koronavirus i pa meshirshem per te dobtin ,te semurin ,te pa aftin ! Pun ,pun,pun shija e jetes ju rofshin paret qe ju fluturojn nga xhepi ,largqoft , po ju ra nje semundje ! Nuk ju falet kjo katandi ,po merni “kupen” avash avash ……….
Ku Este CIA qe shume artikuj qe shkruhet NE gazetat shqipetareve I referohen SI gjoja informacioneve qe kishte nga Brenda sistemit socialist , por NE fakt information nga gazetat shqiptare .Amerika tell mbledhi mendjen see eshte NE prag katastrofe morale dhe ekonomike SI komkurente e fuqive NE rritje ekonomike , e Sa per Kinen trasferimi 45 vjete me pare I kompanise Amerikane kontribuoi NE forcimin ekonomik tell Kines .Perfundimisht I kesaj katastrofe quhet Made in US Urgjentish tell nderohen politikat spse Kina komunist Po rrezikon Globin
Kur zihen atllaret, shqelmat i hane gomaret. USA akuzon Pkinin, se nga situata e krijuar po perfiton te zgjeroje zonen e influences ne Europe dhe ne Ballkan!? Cfare ka ketu te cuditshme dhe qe s’duhet te ndodhe? Perse USA e paska te justifikuar shtrirjen e influences ne bote, ndersa Kina jo? Kjo gare midis tyre ka egzistuar prej kohesh, por duket se ne momentet qe po kalojme USA ndjen nje rrezik real te dobesimit te influences se saj ne bote, prandaj edhe ve alarmin. Vendet e vogla dhe te varfera per shkak te veshtiresive qe hasin, jan te detyruare te ndertojne aleanca edhe me ato vende qe mbase nuk i kane shum per zemer, por mjafton qe nga keto aleance te kene mundesi te kapercejne veshtiresite politike dhe ekonomike. Kapitali ne themel te politikes se tij ka fitimin dhe ne raport me njeri tjetrin vendet kane interesin reciprok, na, nem.Edhe ne kete rast, vendet e dobta ekonomikisht, ne kete moment qe kane shum nevoj per ndihme financiare, nuk u qendrojne dote strikt ketyre akleancave. Ashtu sic i ndertuan edhe mund ti priishin, nese nje partner tjeter eshte i gatshem ti financoje me shum se ai qe kishin. Amerika nese do qe ta ruaj influencen e vete ne rajon, nuk munde ta ruaj ate me masa shtrenguse, por thejesht duke konkuruar rivalen e saj kinen, me investime me te fuqishme ne ekonomi te ketyre vendeve. Ne fund te fundit njerezit nuk hane parimet, si dikur ne thoshim! Edhe bar do te hame po parimet nuk i shkelim. Dhe e pame se ku perfunduam, sa edhe bari po diskutohej.