Kryeministrit italian Conte i vdes njeriu i afërt nga koronavirusi

4 Prill 2020, 15:13Bota TEMA

Një tjetër lajm i hidhur vjen nga Italia. Corriere Della Sera shkruan se ka ndërruar jetë një efektiv i policisë italiane, i cili ishte pjesë e eskortës së kryeministrit Giuseppe Conte.

Giorgio Guastamacchia humbi jetën sot në Romë, pasi ishte prekur nga koronavirusi disa javë më parë dhe menjëherë ishte shtruar në spital dhe ishte i intubuar.

Guastamacchia ishte 52-vjeç dhe ishte në detyrë në Departamentin e Sigurisë Publike. Agjenti i policisë la pas gruan dhe dy fëmijë.

Sipas gazetës, në javët që zbuloi sëmundjen, agjenti nuk kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta me kryeministrin Conte, dhe as nuk kishte udhëtuar në makinën e Kryeministrisë. Shefi i policisë Franco Gabrielli u shprehu ngushëllimet e familjarëve të 52-vjeçarit.

1 komente në “Kryeministrit italian Conte i vdes njeriu i afërt nga koronavirusi”

  1. fteri says:

    Ngushllime familjes të ndjerit shumëi ri u nda nga jeta ,e më e dhimbëshme se paska lënë dy fëmijë zoti i ndihmohftë në jetë. .Ngushllime kreministrit Giuseppe Conte mik i madhë i shqipëtarve ,e duam dhe respektojmë,shumë ne shqiptarët ,për luftën tij me vendosmëri për pranimin e shqiprisë në bashkimin europian .NGUSHLLIME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje