Asnjë jaht Mihalësh nuk ka prioritet mbi bukën e shqiptarëve

5 Prill 2020, 21:01Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Sot është bërë virale një video ku thuhet se një jaht i quajtur “Maltese Falcon”, është përzënë nga porti i Durrësit, duke akuzuar për këtë kapitenerinë e Durrësit.

Si është e vërteta.

Pak histori. Jahti “Maltese Falcon” është jahti më teknologjik ne botë ne lundrimin me vela. Është në gjendje të përshkojë Oqeanin Atllantik për 10 ditë dhe ëshë i gjatë 88 metra. Është porositur nga miliarderi Tom Perkins për shumën 150 milionë euro dhe tani i përket grekes Elena Ambrosiadu, themeluese e fondit spekulativ financiar “Ikos” me baze ne parajsën fiskale të Qipros. Është një ndër jahtet më të avancuar teknologjikë me tre direkë automatikë velash që arrijnë lartësinë 58 metra.

Dje ka kërkuar të futet në portin e Durrësit që të furnizohej me karburant. Velierat, për më tepër një jaht si “Maltese Falcon” e përdorin motorrin vetëm për të hyrë dhe dalë nga porti.

Kapiteneria është treguar mirëkuptiese por i ka kërkuar që pas furnizimit, maksimumi të hënën të dalë në radë pasi priteshin anijet me ushqime. Një port i kufizuar si ai i Durrësit nuk është i ngritur për anije turistike dhe për më tepër nuk ka kapacitete të përballojë shumë anije. Aq më tepër në kohë të qetë, dhe pa furtuna (që një jaht si “Maltese falcon” nuk i ka problem) nuk ka asnjë detyrim të bllokojë për dy javë një hapësirë të çmuar në kohë krize.

Kapiteni i jahtit ka pretenduar të rrijë dy javë, por në kushtet kur anija nuk kishte avari dhe vendi është në krizë pandemie, autoriteti shqiptar me të drejtë i jep prioritet anijeve kargo.

Mbase në kushte normale ankorimi i një jahti luksoz në brigjet shqiptare është promovues për turizmin. Ndoshta. Por në mes të dimrit, me shumë sesa promovues, bie era biznes pasi në portin e Durrësit ankorimi kushton 15-20 herë më lirë sesa në portet turistikë të vendeve fqinje dhe për më tepër në kohë krize, nuk mund të bllokohet një hapësirë e çmuar.

Ndaj në këtë rast Mihalët ndodhen në bordin e jahtit dhe jo në autoritetin e portit te Durrësit./dritare.net

24 komente në “Asnjë jaht Mihalësh nuk ka prioritet mbi bukën e shqiptarëve”

  1. Drejte e drejte says:

    Shkrim i porositur ne kushte karantine!
    Ky Dritani me duket i lehte! Ndoshta efekt i karantines! Shkrimi bazohet ndoshta vetem ne nje telefonat! Porosia ?!!

    1. Lala says:

      Mos u merni me pallavra por por lexoni komentin ” Vlonjati,, më posht.
      Ania turistike greke me emrin e heroit kombëtar grek (vrasës i shqiptarëve) bëri një javë në Mesdhe ,Turqi – Spanjë e Spanjë- Turqi ,deri sa e pranuan në portin e Pireas larg dhe të izoluar.
      Shënim: Kur vijë në Shqiperi mbush makinën me naftë në Janinë dhe vë tek këmbët një bidion me naftë duke bër sherr me gruan. Pse një jaht 150-të milionësh mer naftë ne Durrës???!!!
      Këshillë nga xhaja im me rastin e 80-të vjetorit , e urova dhe e pyeta për rastin në fjalë . Çfar do të bëje ti xhaxha?
      Ah mor xhan i xhajes më tha , dy javë ata tre unë, me një cep atje dhe me gjithë respektin për nderin që na bënë. Kur të ikte nja tre- katër milje përpara Hakiu me Rapin , ku përveç mallit të ” mirë,, dhe Taren brënda . !!!???
      Tani se kush është Hakiu dhe Rrapi herë tjetër, por jo Çako dhe Vo…!!!???

      1. koz says:

        Ky duket nje shkrim normal dhe informues i shoqeruar pastaj nga disa komente pa lidhje e paranojake.
        Perse valle ne nje rast te tille te mos jemi dhe besojme autoritetet tona si kapiteneria e portit te Durresit.
        Se shoh aspak sesi vendimet ligjore te nje autoriteti te krahasohen me dhunen e bje te marri.
        Ne i dijme fort mire te metat e administrates sone – por le te mos e ngarkojme ate edhe me gjera qe s’qendrojne apo si ne kete qe duket se jane ne te mire te shqiptareve.

  2. DEDA says:

    Ku mereni vesh juve , ju mashtrusa jeni te gjite e perdorni medjan per interesat tuaja , mjeri thote do rinte deri te henen , ti thuaj nje jave , te presim cdo thote kapiteneria dhe hajde meru vesh . Nje pyeyje per kuriozitet ca lidhje ka kur thua pronarja greke themeluese e nje fondacioni spekulativ financiar , do tu kerkojme turistave tani ku i gjejne leket qe vijne harxhojne per turizem .

  3. Enisar says:

    Hahaha! I doli ne mbrojtje super kapitenit te Adm detar ky. Ne ca shkrime me perpara e quante kapiten. Na thuaj ke anije ka drejtuar ky Paulini? Cfare pune bente perpara se ta katapultonin politikisht ne krye te Adm Detare? Ahhh Dritan Hila shume poshte ke rene.

  4. Cudia says:

    Mihalet jane ata qe bertasin dhe nuk dine te komunikojne o Hila. Edhe Muihali i Qeparoit mund te kishte shume te drejte per peshkun qe gatoi por qe klientet nuk ja hengren apo paguan. Problemi qendroi te menyra se si e zgjidhi hallin Mihalin. Komunikohet dhe kerkobet ndihme nga shteti me mjete te tjera per ta zgjidhur problemin dhe jo me fyerje dhe bertitje. Ti Hila si opinionist duhet te te kishte vrare pak veshin menyra e komunikimit te policise…nqs i ke haberrin komunikimit apo e mban si vlere vetem neper studio…???

  5. ilir says:

    Sa e pagujn kete koqen per te na genjyer ne e per te mbrojt mentalitetin idiot te nje ministrie te paaft.
    Numri i anijeve ne portin e duresit ne keto kohe krize eshte ulur shume dhe disa tragete qe e vizitonin perdit ose cdo dy dit, nuk e vizitojne prej tre javesh.
    Çfar anijesh me ushqime po pret ky?Nese e kan genjyer mos na genjej ne!
    Kur i jepet leje per nje dit, i jepet per nje dit.
    Kur i jepet per nje vit i jepet per nje vit dhe nuk ka nevoj qe nje titjot PO e tjetri ti thot JO.
    Nese dikush i autorizuar ti thot PO ja beri kete konfirmim, shteti ta zbatoi vendimin e punonjesit te tij dhe nese ky ka thyer nje ligj a urdher, te mari masa ndj tij po me klientin qe ju tha PO nuk mund te veproj ndryshe.
    Shqiperia di shpetoj kur punonjesit e shtetit do mbajn pergjegjesi personale per zbatimin e ligjeve dhe vendimeve.

  6. Hila , eshte pothuaj nji nder te vetmit intelektual
    qe , flet hapur mbi gjithcka e nuk fshihet si te tjeret ,
    e mbron te verteten ne ate vend maskarenjsh te cdo natyre

    1. no says:

      E ku di ti se c’eshte intelektuali, tre fjale dy gabime

  7. durrsak 24 karat says:

    Drejtoria e Përgjithshme Detare si institucioni që ka në varësi Kapiteneritë e Porteve hedh poshtë manipulimin e situatës nga Agjenti i agjensisë z.Auron Tare në lidhje me jahtin “Maltese Falcon”
    Auron Tare krijon situata për të fituar e zhvatur në kohë pandemie, dhe këto na i shet si dhunim të turizmit. Të gjitha këto vetëm e vetëm që ai të bëjë ligjin në porte si në Durrës e në Sarandë me presione dhe duke dhunuar institucionet shtetërore. Ai arrin deri aty sa krijon skena duke provokuar fyer sharë dhe denigruar inspektorin e kapitenerisë në zyren e tij,me arsyen se ai do te jetë padron i portit edhe në kohë pandemie dhe atij nuk duhet t’ia prishë askush.
    Drejtoria e Përgjithshme Detare me përgjegjesi ligjore dhe institucionale deklaron se Auron Tare ka gënjyer jahtin së pari dhe autoritetet Shqiptare, pasi jahtit i ka premtuar që ta fuse 2 jave në port duke zënë kalatën për interesa private tē tij në këtë kohë krize kur Drejtoria Detare kishte nxjerrë një urdhër një ditë me parë se nuk do lejohej qëndrimi i jahteve ne porte me shumë se koha e furnizimit me nafte dhe ujë.Pra jo me shumë se 24 orë.
    Jahti ka qëndruar 24 ore në port që premten deri të shtunën dhe nuk ka marrë furnizim as nuk ka kërkuar furnizim duke u justifikuar se do e marr javës tjetër po t’i duhet. Në kontaktet që ka bërë autoriteti i Kontrollit Shteteror Portual i eshte thënë nga kapiteni se kam marre leje të qëndroj dy javë në port. Jahtin nuk është larguar por i është thënë të dali në radë të portit deri sa të vijë furnizimi i naftës të hënën pasi e gjithë skema ishte mashtrim. Jahti ka qendruar në radën e portit nga e shtuna deri të dielën dhe pasi nuk mundi të siguronte qendrim dy javor në port është larguar pa kërkuar furnizim apo ushqime. E gjitha pjesa tjetër nga Auron Tare është trillim dhe sot ka shpërthyer në shpifje ndaj institucionit të Kapitenerisë Portit Durrës dhe per ketë ne do ti bejme padi për dhunim të institucioneve shtetërore.
    Drejtoria e Përgjithshme Detare është në krye të punës për monitorinin e anijeve të mallrave dhe nuk do lejojë të shantazhohet nga individë apo agjensi që kanë interesa private dhe duan të zhvasin e mashtrojnë në kohë pandemie.
    Drejtoria e Përgjithshme Detare

  8. Demokrati says:

    Te gjithe komentet te bera nga nje dore. Skam lidhje fare me asnje nga protagonistet e kesaj ngjarje, por sulmi qe i behet ketij Dritan Hiles me komente, tregon qe paska te drejte Kapiteneria e portit dhe jo HomoTare. Ndaj e kishin portin e Durresit si prone kur ishte i Vellai, ai bixhozciu drejtor.
    Ah o Lul Basha o legen qe ke zaptu PD. Ka te drejte kjo kaste plehrash te beje keshtu se ska kush i kthen bythperpjete.

  9. Loran shehu says:

    Shum shkrim realist auron tarja hajduti i pulave ta mbylli halen

  10. lagja brrakes says:

    U bo dhe Dritan Hila mrinar?
    Brravo i qofte kapterrllikut gjithollog Hila.
    Mu sme besohet pse se ka lon ne porto anijen se ska ven eka anku personeli jahtit e agjensia e e ka pru.
    Po ti shkosh pasanikut botes si abrash edhe pse mund kesh te drejte sna e sqaro kapterri Hila
    O dhuna verbale injorantve si Paulin Ndreu qe bo muuuuu.
    Se dhe Mihali ne Qeparo kishte te drjete paramisht se u porositen 7 peshq e u pagun 6 po menyra reagimit boni xhiron e botes.
    Pranej o kapterr i pjerdhem Hila mos na mush menjen e pe Mihalin e kapitenerise.

  11. Fahriu me hekuran isain says:

    Ja bet mendjen corb ketij mileti gomar…
    Hedh nje budalla nje gur,dhe te gjithe militantet nga llogoret e tyre fillojne e akuzojne njeri tjetrin duke perdorur gazetat….
    Andej nga gazeta antishqiptare dita me esat pashet,kane filluar te entusiazmohen dhe te shajne me keq nga saleh berisha…

  12. Aleko says:

    Eshte kohe pandemie , o njerez..vaporet qe vine te ngarkuar me gjerate nevojshme bazze per vendin nuk mund ti bllokoje nje anie turistike e kujdo qofte…

  13. Selim Rroshi says:

    Ama te justifikosh Paulin Dru me pre Ndreun e bere kete shkrim?
    Qenke niveli Meros spaske te share.

    1. Zigur Qarri says:

      Injoranti Paulin Ndreu eshte ne postin e Drejtorit te Drejtorise Detare,sepse eshte Vellai i Policit Pjerin Ndreu!Paulin Ndreu eshte personi qe ka fikur radaret per llogari te trafikanteve të droges,natyrisht me urdher te Saimir Tahirit dhe me dijenine e Edvin Escobar D’Rames.Dhe kryemafiozi i Shqiperise,ai qe mblodhi te gjith llumin e shoqerise shqiptare rreth vetes,ai qe e ktheu Shqiperine ne Kolumbine e Europes,eshte akoma Kryeminister,Kryeminister drogaxhi!

    2. Nje qytetar says:

      Dhe ti , Seim qenke niveli i Qim Pekes !

  14. Radio rock ☆ roll says:

    Ai mihali origjinal me duket me I sinqerte se keta mihalet e porteve dhe partive

  15. Vlonjati says:

    Greket mezi lejuan nje jaht grek qe te ankorohej . Vetem mbas nje postimi te kapitenit ne rrjetet sociale u lejuan nga presioni publik.

  16. Blerti says:

    Sporti i shqiptarit eshte te gjykoj gjthcka edhe di gjithcka.

    Nuk jam ndonje ndjekes i madhe i Dritan Hiles, por me jahtin ne fjale ka te Drejte.

    E para: Jahti ne fjale nuk ka nevoj per kaburant. Jo per gje por ne portet tona pfrohet vetemsic quhet remdomte nafte e Rende che ky jahte nuk punon me Karburante sepse nuk punon me nafte bruto sic punojne shumica e anijeve ose jahteve. Pra puna e karburantit nuk eshte e vertet.

    E Dyta: Ushqimi qe kto jahte perdorin kushton sa qimet e kokes, nga Nishi, vera, djathi, perimeters etj. Ushqimi dergohet nga kompani ose shperndares me post speciale ne gjitee boten, pra puna e ushqimit bie Posht.

    E treta; nuk erdhi per kuste huminatare se ne kte moment ne gjithe boten portet jane te hapura vetem per ndihma, emergente edhe kushte humanitare.

    E katerta; Per cafe turizmi ka ardhur? Ku ska turizem ne. gjithe boten???

    Kshu qe linde pyetja 1 milion dollar pse ka ardhe?????

    Te vetmit qe fitojne nga kho ardhe jane agjensit portuale qe ofrojne sherbime se portet tona marin shuma qesharake. normalishte agjensit portuale kane pages nga $1000 ne dite. Pra Dritan Hila ka te Drejte ktu muhabeti mban ere, ede ska lidhje fare me imazh turizmi Apo turizme, ver perfitim personal.

  17. Nje qytetar says:

    Dhe ti , Selim qenke niveli i Qim Pekes !

  18. Doni says:

    Po mire o zoteri ato 1000 usd/ dite si thua dhe vete, hyjne apo dalin nga Shqiperia? Ore jeni ne terezi a jo? Shiko mor videon. Ne nje ane nje shpellar qe bertet (kapter marine me siguri nga flota e famshme karakatine e xhaxhit Enver) nga ana tjeter nje njeri ( kapiteni a jo i jahtit nuk e dime) qe i pergiigjet qetesisht dhe gjithe edukate. Tani vihu ne vendin e ketej kapitenit te jahtit, autoriteti portual i thote ke leje, kapiteneria (strofkull injorantesh) i thote ik. Oooooo jeni ne terezi a jo. Ketu nk rakordohet dote vete shteti, e i bertasin klientit (jahtit). Vari l…. te na rroje Edi me Paulinera e Pjerina.

  19. Jimi says:

    Nuk jemi ne gjendje te vleresojme situaten ne port erdhe per shkak te mosnjohjes se praktikave te punes, por edhe per shkak te interesit te paket qe kemi per te. Eshte detyre e tjeterkujt qe te merret me organizimin dhe mbarvajtjen e punes ne te. Po kur ne siperfaqe dele nje konflikt, pa tjeter edhe ne si qytetare do te shfaqim konsioderatat tona. Nga gjithe ky “konflikt” zbulohet se poste te tilla teper te rendesishme dhe strategjike jane zaptuar nga njerez te nje familje, te cilet kane pozicione te forta politike, ashtu sic eshte vete i nderuari ish deputet i PS-s Pjerin Ndreu! Cuditerisht kur ne punen e perditshme te pjestarit te familes lindin konflikte administrative, ne mes hyne i “forti”, politikani, i cili pa u tutur fare tregon muskujt dhe kercenon “konfliktusin”. Nuk e di, konflikti ishte admistrativ, organizativ, qe i takon ministrise te nderhyje, e ta zgjidhe, a po eshte konflikt familjar per pronat, sic eshte porti i Durresit, ne pronesi te familjes Ndreu, per zgjidhje e te cilit duhet te angazhohet i gjithe fisi per ta mbrojtur forte pronen deri edhe me gjak?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje