Nga Kreshnik Spahiu
Dje NATO mbushi plot 71 vjet nga themelimini saj.
Si kurrë ndonjë herë, 30 shtetet antare të Aleancës Atlantikut Verior janë të rrezikuara në stabilitetin e tyre, në sigurinë sociale dhe në mbrorjtjen e jetës për popullatën e tyre.
Afro 1 milion qytetarë të shtetve antare sot janë të infektuar nga Covid 19 dhe dhjetra mijra të tjerë kanë hymbur jetën.
Dje ministri i jashtëm federal Heiko Maas deklaroi se “NATO nuk është një urgjencë mjeksore por ajo duhet të përfshihet në ndihmën që duhet dhënë shteteve anëtare që janë përfshirë në krizë për të shpëtuar jetë njerzore.”
Në përfundim të takimit ministrat e jashtëm arritën të lëvizin me vështirēsi dhe shumë ngadalë disa avion ushtarak që nga mesi i prillit mund të shërbejnë si ura ajrore për pacientët e sëmurë dhe prekur nga Covid 19.
Duke anashkaluar çdo teori konspiracioni apo spekulim informativ, ka ardhur koha të pyesim me tē drejtë:
Sa e përgatitur është NATO për vetë-mbrojtje ndaj një agresionin botëror virusal apo luftë biologjike?
– Shtetet më të fuqishme të NATO si SHBA, UK, Gjermania, Franaca, Belgjika, Italia ishin totalisht të papërgatitura në sistemin mbrojtës ndaj një agresioni biologjik pavarsisht nga vjen.
– Shtetet antare të NATOS nuk kanë as 1% të nevojave elementare të sistemit mbrojtjes popullatës me maska, doreza, veshje, dizifektant etj
– Shtetet antare të NATO nuk përballojnē dot asnjë luftë virusale apo biologjike me këto kapacitete mjeksiore dhe infrastrukturë shëndetēsore. (Shtretër, respirator, medikamente, laborator, veshje apo instrumente mbrojtse për personelin mjeksor)
– 30 shtetet antare të NATO ende nuk po funksionojnë me një regjim dhe disiplinë rregulluese në këtë situatë të jashtëzakonshme.
– Shtetet antare të NATO ende nuk janë të qarta nëse makineria ushtarake e saj duhet të veprojë apo jo në kushtet e njē pandemie globale por që 90% ka goditur shtetet antare të aleancës dhe shumë pak vendet e tjera.
– NATO dje shprehu më shumë shqetësim për informacionet e rreme, sesa të angazhohej në hetimin e tē vërtetës.
– NATO ende vazhdon debatin e pagesave të antarsisē 1.3% apo 1.5% të buxhetit bruto të antarve sesa të hedh në lëvizje makinën e saj për stabilitetin e aleatve të Atlantikut Verior
– Shtet antare të NATO-s mbyllën kufijtë mes tyre dhe s’po ndihmojnë sot njëra-tjetrën.
– Vendet antare të NATO çuditërisht i kanë shtrirë dorën Kinës dhe Rusisë për ndihma. Sot Britania e Madhe pranoi nga Kina 300 shtretër të trajtimit intensiv!
Kina dhe Rusia po tregohen agresive dhe po aplikojnë “diplomaci me maska”.
Ato po plotësojnë vakumin që kanë shtetet antare të NATO.
“Ndihma” kineze dhe ruse po fluturon kudo në qiejt e zbrazët tē SHBA, Britanis së Madhe, Francë, Itali, Spanjë, Çeki, Sllovaki, etj..për të rifituar imazhin e humbur nga origjina e virusit.
SHBA e goditur fort nga ky sulm virusal është detyruar të cedojë nga roli udhëheqës botëror pasi i duhet vetë-mbrojë popullatën e saj.
Me gjithë dëshirën e presidentit Trump, mjetet e saj janë shume te kufizuara.
Gjermania po heziton të ndihmojë aleaten e saj historike Italinë, duke krijuar kështu një gropë të madhe në të ardhmen dhe stabilitetin e Bashkimit Europian.
Ky sulm viral mbi shtetet e NATO-s ka pasur edhe një pasojë të paripurueshme përveç jetëve të humbura dhe krizës ekonomike,
sot shtet antare të kësaj aleance janë më të përçara se kurrë.
Pakënaqësia popullore në këto vende do rrezikojē shumë të ardhmen, pasi elektorati do votoj euro-skeptikët ose ekstremistët.
Kjo luftë me një armik të padukshëm që po godet vendet e pasura antare të NATO po rrezikon stabilitetin dhe rendin botëror.
Korrupsioni dhe logjika tregtare e konsumit i katandisi shtetet antare të NATO:
– Italia ka mijëra e mijra dyqane Armani, por s’ka shtretër në spitale!
– Amerika po shet më shumë armë në dyqane sesa maska fytyre kundër virusit
– Gjermania ka prodhuar më shumë autovetura luksoze Mercedes dhe BMW por nuk gjen dizifektant për larjen e duarve apo letra higjenike.
– Franca ka me mijëra kantina vere, por ska mjete mbrojtëse për mjekët.
– Spanja ka më shumë horele dhe resorte me 7 yje për turistë por ska urgjenca dhe ambulanca për pacientët.
Aleanca Atlantikut të Veriut duhet kuptoj që popullata dhe kombet antare janë në rrezik.
Lufta e 3 botrore jo domosdoshmërisht mund të jetë bërthamore!
“Teshtimat” e një gripi kinez na kanë detyruar që 7 miliard qënie njerzore të mbyllemi dhe ngujohemi si në “kopsht zologjik”.
Ka ardhur koha që NATO të mbrojë lirinë dhe rendin botëror në të kundërt tanket dhe nën/detëset e saj do shiten 1 euro tek kinezët si shumë fabrika europiane sot, nëse do përsëritet njē “teshtimë” e dytë apo e tretë nga Kina apo aleatët e saj.
NATO duhet të zgjohet, sepse “teshtima” Kineze ka gjunjëzuar 30 kombet që e krijuan.
mire e ki niki por bota nuk asht kshtu
ka te tjera kende ku ti nuk rrin dot per te veshtruar “kendveshtrim”
keshtu qe levize prape antenen te gjesh ndonje kanal tjeter
O Nik a gjete pun’n’Belgjik.
Une propozoj,qe kryeministri Rama te dale ne tv para ngrewnies se cdo vakti e te na thote nga nje lutje se eshte mjeshter i tyre!
Bile edhe para gjumit te dale ne tv e te na uroje gjume te embel!
Kjo sidomos do beje efejt tej femijet dhe pensionistet!
Nje forme e tille do beje me shume efekt se sa kewrcenimet qe ben cdo dite!
Nje keshille per kryeministrin kur flet live nga SKYPE:
Largoje fytyren nga kamera se dukesh i shpifur dhe na tremb kalamajte!
mire e ki niki por bota nuk asht kshtu
ka te tjera kende ku ti nuk rrin dot per te veshtruar “kendveshtrim”
keshtu qe levize prape antenen te gjesh ndonje kanal tjeter
Une propozoj,qe kryeministri Rama te dale ne tv para ngrewnies se cdo vakti e te na thote nga nje lutje se eshte mjeshter i tyre!
Bile edhe para gjumit te dale ne tv e te na uroje gjume te embel!
Kjo sidomos do beje efejt tej femijet dhe pensionistet!
Nje forme e tille do beje me shume efekt se sa kewrcenimet qe ben cdo dite!
Nje keshille per kryeministrin kur flet live nga SKYPE:
Largoje fytyren nga kamera se dukesh i shpifur dhe na tremb kalamajte!
Konstatime te sakta, por nuk eshte faji i kines qe NATO eshte e investuar ne topa e mitroloza e raketa balistike e veprime ushtarake tej territoreve te saj.
po gomar ngeli ky
mijera dyqane armani thote palla
si me qen furre buke dyqani armani
Nje analise shume e sakete
Nëse është e vëryetë( duke njohur Putinin ka sh mundësi) eshte një turp i madh.
Ku eshte Rama se na mori malli!
nuk ka dale fare sot?!
Ku eshte Rama se na mori malli!
nuk ka dale fare sot?!
Po na duket vetja jetime!
Jemi ne kohe lufte nuk ka raketa balistike,arme berthamore por eshte nje virus qe po shkaterron cdo gje.NATO ,BE, OKB e te tjera duhet te veprojne sa me shpejt sa nuk eshte vone.Kane hedhur miliarda per raketa e arme berthamore por sic po shohim nuk ka nevoje per to .Duhet te bashkepunojne te gjithe per te miren e Globit.
Nato,bomba atomike,me hidrogjen,raketa,google,iphona,aplikacione, etj ti fusim n’byth tani.se virusu qenka armik.
Ja qi..ë derri nonen kush e sajoi coronavirusin.
Kreshnik o vella historia qenka e panjohur per ty!
Hape Traktatin e Washington-it te kuptosh e mesosh pse u krijua dhe kush e krijoji NATO-n! Evropa apo SHBA? Do thuash ti, tani ne kete kohe nuk ka rendesi …. Epo kjo nuk ka rendesi per ty?
Hape dhe shiko statistikat kush e derdh/mbush buxhetin e NATO dhe sa ishte numri instalimeve dhe trupave te SHBA ne Europe pak para renies se murit te Berlinit (kohe qe perkon me ngritjen faktike te kesaj BE-je)?!
Ja aty do ti gjesh pergjigjet, pse Europa dhe jo NATO nuk funksionon, pavaresisht se Evropa (dhe pjesa tjeter e botes) do vuaje politiken e dobet dhe pa vizion te SHBA-ve pas renies se murit te Berlinit.
Nderkohe qe vete SHBA e hapur si vaji ne lakra po e sheh qe nuk eshte ne gjendje ti bej balle Kines e cila nje zot e di se kush do e ndali?.!?!.
I sakte z.Spahiu. Bravo!
Kur u bere dhe ti analist, u permbyste dunjaja!O Kreshnik,emrin e ke te bukur,por me mendjen je shume mbrapa.Babai i botes (Amerika) sic e ka thene vete Trampi i ka dhene nje zhvillim te madh armatimeve ushtarake per lufte kunder qenive njerzore(bomba,tanke,avione,LHL,topa,mitroloze etj) ,shet te vjetrat dhe prodhon te reja etj.Gjith ato bomba qe pelcasin ne zonen Siri,Irak,Avganistan,Libi etj gjith ata avione qe fluturojne lart mbi kaptinat tona dhe cfryjne me mijra kg gazra helmus,tregojne se te gjitha keto bene ate qe po quhet sot nje korone qe po na mer frymen!.Duhet qe udheheqesit e gjithe globit,te mbldhen dhe te marin masa urgjente per pastrimin e ambientit ,te clirohen sa me pak gazra ne atmosfere,te eliminohen luftrat per cfrytezim ne lindjen e mesme ,te mbillen sa me shume peme,te mos diegim pyjet,kullotat dhe keshtu sdo te kemi korona.etj,etj.Z.Kreshnik!