Përsëri rreth “mitit” të testimeve, në mbajtjen nën kontroll të pandemisë e COVID 19

5 Prill 2020, 11:23Blog TEMA
Përsëri rreth “mitit” të testimeve, në mbajtjen

Nga Ilir Beqaj

Rëndësia thelbësore  e testimeve në kontrollin e epidemive është e padiskutueshme, por ekspierienca botërore e kontrollit të COVID 19 po tregon se nuk ka një korrelacion të qartë e të drejtpërdrejtë midis testimeve të kryera dhe përhapjes së pandemisë dhe pasojave të saj.

Në tabelën në vijim paraqiten të dhënat mbi testimet e kryera, rastet pozitive dhe vdekjet si dhe të njëtat të dhëna për 1 milionë banorë. Rradhitja nga vlera më e madhe te vlera më e vogël sipas testeve të kryera për 1 milion banorë.

Është thënë  shumë se Koreja e Jugut është shembull suksesi sepse ka bërë shumë testime. Të dhënat e tabelës nuk na e konfirmojnë këtë gjë. Koreja e Jugut ka bërë 8,875 testime për 1 milion banorë. Ndërkohë që Italia që është nga vendet e prekura shumë më rëndë ka bërë 10,870 testime për 1 milion banorë apo 22 % më shumë.

Është thënë shumë se Gjermania është shumë më mirë se Italia sepse ka bërë shumë më teëpr testime. Në të vërtetë Gjermania sic duket në tabelë ka bërë 0,8 % më shmë teste se Italia.

Edhe Singapori dhe Tajvan për të cilët është folur shumë si modele suksese kanë bërë më pak apo shumë më pak teste se Italia.

Në këtë kontekst vendosa të analizoj atë tregues që “zbulova” duke analizuar të dhënat e Italisë sipas rajoneve (publikuar tashmë në Javaneës), raportin midis testeve dhe rasteve pozitive dhe korrelacionin me të vdekurit për 1 milion banorë.

Edhe nga kjo tabelë rezulton “zbulimi” se vendet me tregues të këqinj kanë bërë pak teste për çdo rast pozitiv edhe pse mund të kenë bërë shumë teste për popullsinë që kanë. Me përjashtim të Danimarkës, në të gjithë vendet vihet re se sa më shumë teste për banor të jenë bërë aq më pak janë të vdekurit sipas popullsisë.

Edhe Koreja e Jugut, Singapori, Tajvani janë nga vendet me vlerë të lartë të këtij treguesi dhe kanë 2-3 të vdekur për 1 milion banorë.

Spanja që është sot vendi që ka njëherazi numur shumë të madh për 1 milion banorë të rasteve dhe vdekjeve ka bërë vetëm 2,8 teste për banor.

Italia ka bërë 5,3 teste për çdo rast. Rajoni i Lombardisë që ka 39 % të të prekurve dhe 56 % të vdekjeve ka bërë 2,8 teste për cdo rast. Nëse do të analizohej Italia pa Lombardinë do të kishim një Itali tjetër, 1510 të prekur për 1 milion banorë, 134 të vdekur për 1 milion banorë 6,8 teste për çdo rast.

Franca ka bërë 2,5 teste për çdo rast.

Gjermania ka bërë 9,6 teste për rast dhe ka 17 të vdekur për 1 milion banorë.

Austria ka bërë 8,8 teste për rast dhe ka 21 të vdekur për 1 milion banorë.

Në ditët në vijim me sa më shumë të dhëna të disponohen më shumë më analiza më të thelluara do të mund të bëjmë për të dhënë përgjigje për shumë pse që kemi.

3 komente në “Përsëri rreth “mitit” të testimeve, në mbajtjen nën kontroll të pandemisë e COVID 19”

  1. Azemi says:

    ILIR BEQAJ JA FUT KOT DHE, SI RILINDAS ME INTERESA TE MEDHA, BEN AGJUTACION E PROPOGANDE. AI NUK ESHTE SPECIALIST QE TE FLAS OER KORONAN POR I SPECIALIZUAR PER GRABITJE ME ANEN E PPP-ve. PO TE SHKRUAJ PER KETE DHE VESHTRIMIN E PANDEMISE SI FRONT RE RI PER TE GRABITUR MILIARDA, BESOJENI ME GJITHE MEND.
    SE ÇESHTE REALISHT PANDEMIA E KORONAS E THOTE KY RAPORTI ME I FINDIT I SHKENCETAREVE SUEDEZ LEXOHENI DHE DO SHIHNI SA LARG ESHTE QEVERIA SHQIPTARE ME TE VERTETEN QE DUHET PER TA PERBALLUAR PANDEMINE.
    “Suedia ka zgjedhur këtë rrugë, sepse beson tek imuniteti i tufës. Drejtuesit kanë zgjedhur të mos izolohet popullata, pasi sipas tyre, ky virus do të kthehet në nëntor dhe duhet krijuar imunitet.

    Qeveria ka hapur një buxhet për të ndihmuar biznesin, qytetarët, 150 miliardë euro. Suedia ka dhe një raport, shkencëtarët e saj janë ngujuar për të gjetur vaksinën. Në raport thuhet se do të ketë një kulm të virusit, që do të nisë nga 14 prilli.

    Këta po e presin me qetësi, kanë kulturën, kanë standard jetese. Të moshuarve, edhe pa pandemi, iu shkon ilaçi dhe ushqimi në shtëpi. Ndryshe nga qeveria shqiptare që ka nxjerrë në rrugë ushtrinë, Suedia nuk është për shtetrrethim. Këtu nuk përdoren maska, doreza, në popullatë, se në personelin mjekësor sigurisht që përdoren. Suedia ka gjendje në bunkere për raste lufte, që i kanë nxjerrë dhe i gjithë shteti është në gatishmëri.

    Këta kanë një raport, që thotë se Ballkani do të ketë kulmin e pandemisë 14 deri më 21 prill, dhe pastaj kurba do të nisë të bjerë, dhe në javën e fundit të prillit do të kemi shërimin e popullatës. Këta kanë informacione, janë një hap para në informacionet e Inteligjencës”.

  2. Vito mashtruesi, shoku i Nikos says:

    Arsyetim si ish minister shendetsie qe i ka letrat hapur per burg dhe uron qe kjo pandemi te zgjase 10 vjet qe te harrohen vjedhjet e tij me laboratoret.
    GJermania more derdimen do beje 360 000 testime ne JAVE nga 160 000 qe ben aktualisht, sepse nuk degjon trapat si puna jote por shkencetaret qe rekomandojne testim masiv.
    Gjermania o Iliiiiir hajduti , qe ka 40 000 shtreter te pajisur me respiratore te LIRE per emergjencat , 40 000 shtreter TEPER o ILir dhe ka vetem 4000 raste te renduar me COVID-19 , vetem 4000 .
    Zot na ruaj nga budallenjte pavaresisht se kane mbaruar per matematike me 10 !
    Shiko Tajwanin meqe ke qejf numrat, vetem 1 te vdekur, vetem 1 dhe me popullsi kur e ku nga Shqiperia.

  3. Taulant says:

    Per cdo vdekje ne spitalet Shqiptare mban pergjegjesi ky njeri i ndyre ne kuptimin e vertet te fjales. Konkuron me Ramen,Dakon,Ahmetajn per nga shkalla e korrupsionit. Ne qofte se do te funksionoj sitemi i ri i drejtesis ne Shqiperi ky duhet te perfundoj ne giotin aq shume deme i ka sjell vendit kjo mbeturin e rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje