Nga Mira Kazhani
Çfarë po ndodh me Shkodrën? Ajo që ndodh në të gjithë vendin pak a shumë edhe në periferitë e Tiranës.
Sot në një pikë karburanti, teksa mbushja makinën në dalje të autostradës, në një kafe brenda pikës së karburantit grupe burrash pinin kafe pa maska. E njëjtë është me Shkodrën e cila me 12 rastet brenda një dite ka tëhequr vëmendjen nga kryeqendra e veriut.
Por burime të besueshme sqarojnë se situata nuk është aq alarmante dhe se karakteristikë e Shkodrës eshtë se virusi është brenda familjeve. Të 12 të infektuarit janë pjesë e dy familjeve, pa dalë në mëhallë. Një fakt i ri që duhet të shërbejë si një leksion i ri.
Edhe brenda familjes duhet të kemi kujdes dhe nëse deri dje problemin po e shihnim në rrugë, tani po shohim që virusi po shëtit brenda shtëpisë.
Dallgët e virusit do të jenë të ndryshme sqarojnë ekspertët e shëndetit publik dhe duhet të jemi të kujdesshëm, sikur bëjmë pazarin dhe kur rrimë në shtëpi. Kudo masat nuk janë të tepërta asnjëherë.
Ndërkaq që tregjet paraqesin problem edhe për shkak të orareve të ngushta që sjellin rrjedhimisht përplasjen e qytetarëve, shtuar këtu edhe edukata e gjithsecilit. Qeveria paralajmëroi sot se do parashikojë edhe dënimin me burg për këdo që nuk respekton distancën.
Zonja Mira Kazhani!
Mire ben qe terheq vemendjen per respektimin e udhezimeve per disancimin social,per daljen vetem per nevoja jetesore dhe jo per kafe.
Ne Shkoder,nuk u cfaq pa pritur virusi.Meso se,pjestare te ketyre dy familjeve,kane qene ne nje ceremoni varrimi,prej aty jane infektuar.Nuk eshte ne Shkoder i infektuari “zero” dhe as keto familje…
O Zot…kjo ben shkrime dhe buzeqesh krenare !
Zbulova dicka te re sot nga Mira….po te rrime larg ,nuk na ze virusi .Shyqyr ,me se fundmi ,gjeja me zgjuar qe ka shkruar ,imagjino shkrimet e tjera !!
Kisha menduar se Rudina Xhunga ishte me e trasha nga femrat e TV ,por ja ky shfaqet Mira dhe shkurorezon Rudinen !
Jam kurioz ,sa e ka rrogen kjo Mira plus honoraret per shkrimet kunder Saliut ??
Gjysmen e rroges duhet ta japi per krime kunder “inteligjences njerezore” dhe gjysmen tjeter tja japin ne talloni pet supermarket !
Ti sekuestrohet iphone ,laptopi dhe cdo laps e stilograf se keshtu si e ka nisur do helmatisi njerezimin….po te rrime larg ,nuk na kap virusi .
Ty dhe Saliun nuk të kap, mos ki merak.
O Yll drite une besoj se Mira nuk fiton me shume se ty qe del ketu e na shkruan per doktor vdekjen,besoj se deri te icesti ne familje Mira nuk shkon,nese do te dish me shume pyt Zenin si eshte kjo pune.