Nga Artur Ajazi
Qafirët e politikës së vjetër në Shqipëri, janë aleatët më të mirë të një situate të tillë, për të mos thënë më të zellshmit e coronavirusit.
Ata kanë 1 muaj që grinden me vehten, grinden me qeverinë, grinden me shqiptarët, thërrasin “urra” kur rritet numëri i të infektuarve dhe atyre që humbin betejën me virusin misterioz, grinden me mjekët, infermierët edhe kur kryejnë misionin e tyre fisnik, edhe kur ata nisen drejt një vendi mik për ti ndihmuar, grinden qafirët me kryeministrin e vendit, gjithmonë kur ai del në ekrane dhe ripërsërit këshillat, masat rradikale aq të nevojshme, grinden ata me vendimet e qeverisë që lehtësojnë xhepat e shqiptarëve dhe arkën e biznesit.
Qafirët e politikës së vjetër, nuk po lenë ditë dhe natë pa shpikur dhe shpifur për “firma fantazëm” për “tendera korruptivë” apo edhe për “harxhime luksi”, në një kohë që milionerët e tyre të pacipë, deri sot nuk kanë kontribuar as edhe 1 qindarkë për familjet në vështirësi ekonomike.
Dalin njëri pas tjetrit, qafirët e ngopur me ushqime të standartizuara dhe miliona të zhvatura, dhe u bëjnë moralistin atyre që dalin me siklet dhe bëjnë ndonjë pazar tek tregu lagjes, duke blerë ndonjë miell, sheqer, apo kg mollë për fëmijët e tyre.
Tallen qafirët, edhe me mësuesit dhe policët, tallen edhe me ushtarakët dhe drejtuesit e tyre, sepse kështu u thotë “sulltani”, të shpifim dhe shpikim sa më shumë në kohë të tilla, “për të mbposhtur Edi Ramën”.
Atyre nuk u bën asnjë përshtypje, heroizmi i mjekëve, infermierëve, bashkiakëve, policisë, ushtrisë, tatimorëve dhe punonjësve të terrenit, nuk u bën përshtypje atyre as ndihma e madhe e vullnetarëve në çdo bashki të vendi, që po trokasin në çdo derë hallexhiu, dhe po ndihmojnë me ushqime dhe medikamente.
Atyre u bën përshtypje vetëm Voltana, “ankesat” e saj apo “akuzat” e saj për qeverinë, dhe fërkojnë duart kur në Shkodër, shënohet ndonjë rast i ri me coronavirus. Qafirët mezi presin rastin, që Edi Rama të dalë në rrjetet sociale dhe të komunikojë on-line me shqiptarët, sepse do ti “kapin” atij ndonjë fjalë, për ta bërë kryefjalë të deklaratës së shtypit.
Gjithsesi kjo situatë, (apo kjo luftë siç e quan Rama) shënoi edhe një ndasi tjetër, rreshtoi në njërën anë heronjtë e saj , dhe në tjetrën qafirët, bashibozukët, dhe aleatët besnikë dhe të zhurmshëm të coronavirusit.
Koronavirus eshte aleati i tyre me i c
muar,jo vetem per bere politike,kur te gjithe arsenalet e vetra kishim dale boje,por u jep frymarje per ngadalesimin e ngritjes se organeve te reja te Drejtesise,qe u tremben deri ne palce.
Kete coronavirus ne vitin 1991 na i solli Saliu me serbet,biberajt dhe armiqte e tjere te Shqiperise! Do ta kemi kete pshqesh dhe per pak kohe! Mos prano dhurata nga armiku tend! Ky eshte Saliu tradhetari dhe krimineli me i madh i kombit Shqiptar!
Sakte!
E kena edhe ne qe jetojme ne Itali nje aleat te virusit,
E ka emnin salvini ( i preft gja rrugen)
Ky injorant e partia e tij, qe ka lan me dek qindra mijra pleq ne shpija pleqesh, prej virusit, dje ka thane( qe te lehen te lire njerzit te shkojne ne kisha per te djelej e Pashkve) po ky injorant nuk e kupton o e ban apastafat, qe te vjetrit kapen ma shpejt pre virusit, (80 % e personave qe shkojn ne kishe ne Itali eshte mbi moshen 65 vjeç) ky don qe te vdesin edhe ata qe kan pshtua . Ky injorant don me qeveris Italin?
Kush ja jep voten ktij injorantit ashte ma injorant se ky.
Te lumte Artur! E paske qare artikullin duke i vene pikat mbi “i”. Keta qafire vazhdojne te na ndyjne ajrin. Kur do te vije ajo ore kur t’u mbyllet ajo halè, mor aman. Akoma nuk e kane kuptuar keta pisa se u ka ardhur fundi dhe se te mençurit, qe jane te shumte ne Shqiperi dhe jashte saj, u kane vene me kohe nje kryq te madh. Kane mbetur nje gjo send qe po tretet me ritem te shpejte derisa te zhduket nga faqja e dheut. Sa me heret aq me lirisht e do marrim fryme.
Keta degenerata,shpresojnë të infektohet dhe vdesi gjysma e popullit,
që të zërrojnë qeverinë dhe të marrin pushtetin.
Shpesojmë të gjejë zbatim thënia,-kush ja bën gropën tjetrit,të bie vetë brenda.
Qafiret kte gje kane bere per 30 vjet dhe halli i tyre eshte qe korona virusi nuk po vret dot me shume nga ata ckane vrare ata vet per 30 vjet
Zoti Ajazi ok,për çka shkruani,por prblemi për doktor vdekjen dhe tërë sojin e tij shqupist është krejt tjetër,ata në këtë situatë nuk janë aspak të shqetsuar për jetët e shqiptarve por për destabilizimin e shqipërisë dhe shpëtimin e tyre nga drejtësia.
Përmbushja e misionit që UDB-ja i ka vëne doktor vdekjes “asimilimi dhe vdekja e shqiptarve,për rrjedhojë si për karaxhiçët e sërbisë e per doktor vdekjen e viçidolit “shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur.
Covit 19, mendoftë për këta monstra që nuk u ngopën për 30 vjet me jetë shqiptare të humbura nga dora dhe mëndja e tyre diabolike . këta sjanë gjë tjetër veçse Turpi i kombit.