Foli edhe Kaçi i Zi për koronavirusin blu!

5 Prill 2020, 17:56Blog TEMA

Nga Idajet Beqiri

Pas botimit të një fragmenti në librin “Shqipëria ime” për Kaçin e Zi (Kastriot Islamin), të cilin e nxorri në botim Shtëpia botuese “Fan Noli” në vitin 2011, kisha vendosur të mos publikoja më për të, për karakterin e pështirë dhe ligësitë e tij, për “modelin” më të pistë që aplikoi ai në politikën mbi 100 vjeçare të shtetit shqiptar, për të qënurit e tij mosmirënjohës deri në përmasat e të paimagjinuarës (dhe për këtë të fundit kam një eksperiencë personale)…

Jemi ngacmuar vazhdimisht pse nuk e kemi bërë këtë gjë, domethënë pse nuk kemi folur për të, aq më shumë që “fenomeni” i “Kaçit të Zi”, i cili nga një super “i kuq” i deklamuar, domethënë nga të qënurit kulmi i ekstremit të majtë, i zgjedhur si i tillë në vitet 1990 me dorën e vet Ramiz Alisë, por domosdo me bekimin dhe miratimin e Sali Berishës, njohësit më të mirë të “specializantëve” shqiptarë të sistemit komunist në Francë, të konvertohej brenda natës në një ekstremist i djathtë, në një saliberishist vërtet neveritës dhe i pështirë!

Dikush thoshte se këtë gjë nuk e bënim sepse “e ruanim Kaçin e Zi si mallakastriot”, dikush shkonte më tej, duke n’a vënë në dyshim “karakterin” e Krahinës së Mallakastrës, e cila nxjerr nga gjiri i saj edhe palaço të këtij niveli!

Kësaj të fundit, për hirë të së vërtetës, herë pas here i kemi dhënë përgjigjen e duhur, dhe përgjithësisht jemi kuptuar, sepse historikisht, çdo krahinë, çdo fshat a fis, e madje çdo familje, e ka një “qenef” të vetin, që kohë më parë, e mbanin në skain fundor të avllisë së shtëpisë…!

Mirpo ja që ra Koronavirusi, kjo pandemi vdekjeprurëse botërore, dhe ripamë foton e Kaçit të Zi, dëgjuam zërin e tij nga thellësia e honit të vetizolimit në Televizionin Fax News, duke parashtruar me gjuhën e një “superspecialisti”, kuptohet në të njëjtën linjë dhe vokabolar me “Koronavirusin blu” Sali Berisha, 10 të këqijat e Qeverisë Rama, të cilat po bëjnë që “koronavirusi të lulëzoj në Shqipëri”!

Madje Kaçi i Zi bëri pohimin më “fantastik”, sa e çuditi dhe e ekzaltoi edhe drejtuesen e lajmeve, duke thënë se Koronavirusi erdhi nga Surreli, duke jua sjellë shqiptarëve në vatrat e tyre Edi Rama!

Që Kaçi i Zi është “i surprizave”, domethënë “kryespecialistë” i të gjithave, nga financat, diplomacia e deri te seksologjia, këtë shqiptarët e kanë ditur prej kohësh. Aq më shumë kur kanë ende të freskët përunjëjen servilosëse të Kaçit të Zi para këmbëve të Fatos Nanos, kryeministër i Socialistëve atherë, për t’a bërë “një çik” Ministër të Financave! Dhe që me këtë veprim ky Xhuxhmaxhuxhi sa një mut çobani, siç themi ne mallakastriotët, u bë gazi i botës jashtë dhe brenda Shqipërisë, sepse bëri realitet tragjikomedinë e Çajupit në kohën e Alldupit “Ti Asim që s’di këndim/je ministër për arsim!”

Shqiptarët, ashtu si gjithë popujt e tjerë të botës, tani janë në hallë të madh, janë në kohë lufte me një superfuqi armike të panjohur, i cili nuk dihet nga vjen, si vjen dhe si parandalohet dhe luftohet. Dinë vetëm që ky armik u merr jetën njërzve të tyre të dashur dhe nuk i lejon as t’u hedhin një grusht dhe, duke u dhënë lamtumirën e fundit.

Në një situatë të tillë, në vend që të bëhemi bashkë, si kurrë më parë, në vend që të jemi falenderues, dëgjues dhe mbështetës pa asnjë rezervë të Qeverisë Rama, e cila po e menaxhon situatën me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri të lartë, dalin Kaçët e Zinjë të Sali Koronavirusit Blu dhe përhapin panik, mosbesim te Qeveria jonë, të cilës i kemi besuar jetën tonë në këtë situatë, nxisin çthurjen, rebelimin, stresin dhe ndjellin zi ndër shqiptarët e vetkarantinuar për të mirën e tyre, me “fëndët” e tyre me erë të qelbur, rrjedhojë e “çorbës së prishur” që u kanë dhënë për të ngrënë në moshën e rinisë Saliu i Karaxhiçit dhe ustallarët e tij të vjetër…

6 komente në “Foli edhe Kaçi i Zi për koronavirusin blu!”

  1. Xen kellira e Argita gëlbaza dy orangutanget e zoologjikut shqiptar says:

    Kaçi sa nje mut çobani ? Dakord !!!!
    Po Xen kellira dhe motra e tij Gita gëlbaza mut i nevojtoreve publike jane ??!!
    Po Klitoris Farro Badhiu dhe e motra shemtut mut lope jane ?

  2. Karantina says:

    Bravo. Shume e sakte.

  3. Ari says:

    Me mire nuk pershkruhet e keqja!

    1. Zhzh says:

      PERSE MERRENI ME KETE MUT MUTI SE KUPTOJ?

  4. Agroni says:

    Bravo Idajet, shumë saktë.

  5. Kaci kush te Financoi per shpenzimet e Alikopterit. Privat Gjerman. says:

    z..Kastriot Kaci ha die quhet ky ,,, di vetem kete da per Opinionin…..
    Cdo njeri die ndimonte Nenen e tije ,,,ne raste Semundjesh …dhe i lumnte. Kacit qe pati mundesibte kurpje. Nenen e tije te dashur,,( per Rahmet past )
    Meqe ka vdekur. !
    Opinionin duhet te dije. !
    Ku i gjeti Kaci ziu shpenzimet per te Porositur nje. Alikopter. Gjerman ,,me Mjeke. Gjerman ,,qe zbarkuan ne Rinas dhe moren Neben e tije te dashur per tja Mjekuar ne Spitalet Gjermane. !
    Doktori qe ka ardhur ne Rinas ,,hu habita qe Kaci ,,pati mundesi te mbuloje keto shpenzime ,,qe Jane me mjira Euro…Ju. Flm..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje