FOTOT/ Drama nga koronavirusi: Trupat e pajetë në qytetin e madh, mbeten rrugëve pa varrosur

5 Prill 2020, 08:51Politika TEMA
FOTOT/ Drama nga koronavirusi: Trupat e pajetë në qytetin e madh,

Rrugët e qytetit Guajakil (Guayaquil) në Ekuador janë shkretuar për shkak të koronavirusit, por përveç atyre që janë mbyllur në shtëpi, trupat e pajetë të personave që kanë humbur jetën kanë mbetur në mes të rrugës, pasi askush nuk shkon t’i marrë.

Në videot e siguruara nga CNN dhe fotot e Reuters, pamjet janë tepër të rënda. Pandemia e koronavirusit ka mbingarkuar sistemin shëndetësor në qytetin me më shumë banorë të Ekuadorit, duke e çuar drejt kolapsit.

Spitalet nuk kanë më vend për të shtruar pacientët e sëmurë, ndërsa në morg dhe shtëpitë funerale ka filluar të ndihet presioni. E duke qenë se nuk kanë ku të mbajnë të vdekurit, njerëzit po i lënë ata jashtë shtëpive, në mes të rrugës.

Zyrtarisht, sipas Universitetit “John Hopkins”, deri në 4 prill, numri i viktimave në të gjithë vendin nuk i kalon 150, por mbetet e paqartë se sa vetë po vdesin atje për shkak të Covid-19.

Shumë familje thonë se njerëzit e tyre të afërt kanë shfaqur simptoma të koronavirusit, ndërsa të tjerë thonë se nuk kanë mundur as të futen në spital, për shkak të mbipopullimit.

Sido që të jetë e vërteta, trupat e pajetë nëpër arkivole, ose më keq akoma, të mbështjellë në plastmasë, kanë mbetur rrugëve prej ditësh, ndërsa era kundërmuese ndihet ngado.

Të dhënat e autoriteteve kombëtare tregojnë se në qytetin me thuajse 3 milionë banorë, janë tërhequr deri tani 300 trupa të pajetë nga banesat private, vetëm në periudhën 23-30 mars 2020, ndërsa një oficer i ushtrisë tha se kapacitetet ishin për të mbledhur deri në 150 trupa të pajetë në ditë. Megjithatë, provat në rrugë janë të pakundërshtueshme dhe sistemi është vënë në dyshim.

E ndërsa ekspertët e shëndetësisë kanë deklaruar se presin që vetëm në Guajakil numri i të vdekurve të arrijë nga 2500 deri në 3500, javët e muajt e ardhshëm parashikohen edhe më të zymtë.

1 komente në “FOTOT/ Drama nga koronavirusi: Trupat e pajetë në qytetin e madh, mbeten rrugëve pa varrosur”

  1. Flamur says:

    Gazetar idiot shkerdhat rob çim, nuk pash kufoma rrugeve ne kto foto. Të gjithë kufomat nqse kishte ishin ne arkivol. Zakonisht nuk e ndyj gojen por kto mut gazetarsh bejne çdo gje per nje klikim. Rama ka thane se ju jeni kazan nuk I jap të drejt, ju jeni gjiriz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje