Përse kërkoni të infektohet gjithë Shqipëria o të paudhë ?

6 Prill 2020, 14:45Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

E ndërsa Edi Rama, punon 24 orë në 24, e ndërsa kryeministri vendit nuk rresht së telefonuari dhe mbledhuri strukturat qeverisëse të vendit, apo edhe homologët nga e gjithë Europa lidhur me problemin jetik të coronavirusit, nga “tregu” i zi i shpifjeve, vijnë çdo ditë lajme (shpifje në fakt ) të kobshme.

Sikur të mos mjaftonte Voltana Ademi me çuditë e saj nga Shkodra, edhe Lulzim Basha me sekretarët e tij, po ecin pikë më pikë, siç u thotë i Madhi.

Nuk rresht së dali në faqet e rrjeteve sociale Lulzimi duke kërkuar “testime, testime, stradegji zhvillimi, projekte zbatimi, ndihma për të varfërit, ndihma për biznesin” dhe nga ana tjetër duke mos e lëvizur fare gishtin nga vetja.

Lulzim, bëhu njëherë të vetme guximtar, hape thesin, dhe ndihmo të paktën nja 10 familje nga paratë e “kripës”, dhe do të ndjehesh më i lehtësuar.

Nxiti edhe ata që u bënë me vila dhe pallate sa ishit në pushtet, nxiti edhe ata që u bënë milionerë edhe pse erdhën në Tiranë me çorape nailoni dhe valixhe druri, dhe që sot bëjnë jetë sheikësh, nxiti të japin ca para për hallexhinjtë. Nuk mund ta kuptosh ti, se si punon, projekton dhe planizon punën e tij Edi Rama, sepse nuk ke aftësi të bësh asgjë edhe kur partia tënde është në krizë Lulzim.

Do të isha plotësisht dakort me ty, në rast se do të kishe zgjidhur me sukses krizën e gjatë të Partisë Demokratike, do të isha plotësisht dakort me ty, në rast se do të kishe bërë diçka sa ishe në pushtet, por kur kthej kokën mbrapa dhe kujtoj se, ekonomia në kohën tuaj ishte 90 per qind informale, apo kur kujtoj se shëndetsia, arsimi dhe biznesi në kohën ishte ku thërret qameti, bindem se ti, nuk mund të kontestosh kurrë Edi Ramën.

Ju dhe shtabi juaj i “milionerëve të uritur” kërkoni me ngulm të rrisni dhe shumëfishoni (gjithmonë sipas të Madhit) shifrat e deklaruara zyrtarisht nga Ministria e Shëndetsisë, kërkoni me ngulm të nxini arritjet e punën e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të frontit të kësaj lufte.

Ju kërkoni me “inshalla” të infektohet gjithë vendi, të karantinohen edhe gurët e rrugës, vetëm e vetëm Rama të humbë pushtetin. Për ju, nuk ka rëndësi thirrja e specialistit, por shpifja e rradhës që vjen nga sekretarët e SHQUP-it.

Ju ishit dhe mbetët besnikë të paudhësive, të atyre që “injektoi” tek ju ai, që kurrë nuk arriti të bënte shtetin ligjor edhe pse fati e solli të ishte gjatë në pushtet. Lëreni të qetë qeverinë, lërini të qetë shqiptarët, dhe mos nxisni konflikte banale mes tyre. Shqiptarët e dinë, se nga goja dhe selia juaj dalin veç thirrje ogurzeza, ndaj ju kanë lënë të xhironi ashtu bosh, pa ngarkesë, deri në mbarimin e kësaj lufte……….

10 komente në “Përse kërkoni të infektohet gjithë Shqipëria o të paudhë ?”

  1. Ce says:

    Po cfare pret tjeter nga nje parti qe mban ne radhet e saj horrin qe zbriti nga malet e Kukesit me corape te grisura , dhe u be milioner me 2 vila nje ne Tirane, nje ne Lalez, 2 apartamente ne Tirane, apartament ne Sarande , makine 100 mije euro, ky eshte kryegangsteri i pd leshelis Flamur Herman Geringu.

  2. Timi says:

    Shime dakort me ju z. gazetar. Opozita e babaleve qe komandohet nga doktor vdekja nuk vjen me kurre ne pushtet. Edi Rama ka siguruar edhe 5 mandate te tjera perballe ronxhobonxhove te babale partise.

  3. Selim Rroshi says:

    Mut ti qe ke bere kete shkrim e ska me mut se Rama qe po le bashkatdhetaret te ngordhin kufive.
    Ja Suedia qe ska ber asnje kufizim ka me pak te vdekur se ne.
    Nje mut jane kufizimet e Rames asgje skan shpetuar se sa ka dyane hapur infeksioni qarkullon lirshem.
    Laneter injorante.

    1. artan kurt says:

      Po te kete GOMERE si puna jote qe sdine ceshte rregulli duhet tju japi nga nje gjobe (jo burg se ju mbajme ne me te ngrene dhe fjetje) gjobe te mire qe tju vije mendja verdalle o kokrat e Injoranteve.Sa per ata ne kufi o trim merri dhe coji ne fisin tend o Idjot o budalla ,ata nuk duhet te vijne ketu se na infektojne me teper o Gamor ti Gamor dhe ata qe degjon.O TRUNG RUAJ VETEN DHE FAMILJEN.

    2. Labi says:

      Me duket se nuk je perditesuar me lajmet ti Selim. Mbase flet me shifrat e para nje muaji, por dhe Suedia i ka kaluar 500 e kusur viktima nga Koronavirusi. Gjithsesi te kuptoj se ti ke hallin, politika u ka shperlare trurin dhe jeni per tu meshiruar. Leteni more Ramen dhe Bashen por merruni me hallet e juaja e te familjeve tuaja.

    3. Kafshet e egra says:

      Edi Rama nuk ju le te vdisni nga budallalliku. Njerez te trashe dhe kafshe pylli qe mezi prisni urdherat ne forme ulerimash te kryeujkut Sali ,ne fakt vetem izolimi ju ben derman. Shpresoj qe Saliu te shkoje ne te Sheqeres po per fat te tij ky virus vepron vetem ne njerez dhe jo ne kafshe.
      Po shpresojme qe rrufeja te bjeri ne hale .

    4. Lala says:

      O Selim more Selim
      shkrimi jot aferim
      gamor ti gomar kush t’tha
      ati të gjatit nuk ia ha?

  4. Melhemi says:

    UNe populli deklaroj:
    Ne emrin tim dhe te gjithe atyre te reneve per 30 vjete rrjeshte kerkoj:
    Arrestim urgjrnt te Sali Berishes , Lulezim Bashes dhe Co….
    Dua shpetimin e shqiperise kesaj perle te ballkanit dhe te Europes.
    Per kete te ngarkohet per zbatim prekurori i pergjithshem dhe te gjitha strukturat e drejtesise.
    POPULLI SHQIPTAR me ka autorizuare per kete kerkese.

  5. Veri says:

    Selim, por me mut muti, je ti qe merresh me gazetaret dhe drejtoret e shtetit

    Veri jam, nuk te vjen turp o rryp qe merresh me gazetaret

    ku merr vesh ti nga shkrimet o njeri me 4 klase

    bravo ti zotni qe ke shkruar , sepse sal hajdari dhe lul manari kete duan per kete vend

    Rama je njeriu me i madh kesaj toke

  6. ne per inat te Edi Rames do shkojme ne pidh te semes says:

    ngushullime dhe nga nje per dere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje