Nga Kimete Berisha
Ruaju po shkrihesh, profesor!
Plot elan për jetë, Isa Mustafa ish çu para sabahut, ish bë gati me marrë pushtetin e gatshëm, n’tepsi, e kish formu një komison n’letër me na nxjerr prej krizës ekonomike (mbasi të shpëtojmë gjallë)…a unë sot nuk arrita me realizu agjendën ditore, planin tim të detajuar me dal m’atanē rrugës me ble një napolitan-kë, se m’ka ra huj.
Pse profë, nuk na nxjerrshe prej krize qe 20-të vjet?
Kush t’ka ndal?
Apo pritshe me t’bë nervoz Albini për m’u frymëzu ti e me na qitë n’selamet.
Isa Mustafa sot flet qind për qind me fjalët e Hashim Thaçit, ama kopje identike me të njejtat fjalë të Presidentit, e huazon dëshpërimin e Presidentit dhe e sulmon BE-në, sepse BE-ja po ia prish qejfin idollit të tij.
Pra, është i zoti m’u prish edhe me BE-në për Hashim Thaçin.
Kush e di pse?!
Ju ka tek ?♀️
Kanë ba miliona tuj vujt për Kosovën.
Vuaj për të e vjedhe prej vuajtjes..
Vuaj për të e dhunoje prej dhimbte.
Vuaj për Kosovën, e prishe me Evropën.
Mbasi Presidenti Hashim Thaçi ka heq dorë prej Evropës, tash as Isa Mustafa nuk ka më nevojë për Evropën.
Tre përqindshi, qind për qind u zhgënjy n’BE-në.
Se, zhgënjimi është ‘ngjitës’, si të zhgënjehet Thaçi, ia ngjet zhgënjimin Mustafës dhe kështu me radhë.
Kujdes po shkrihesh, profesor.
Se Lajçakun nuk e bën hesap (bazuar në disponimin e Thaçit), se Lajçaku është ‘armik’ i Kosovës veç pse është i Sllovakisë, e Isa Mustafa është dashamir i madh i Kosovës, veç pse është i Kosovës.
Se Sllovakia e BE-ja ja kanë pas vjedh fondet shqiptarëve të Kosovës, e jo Ju.
Në shkrimin e tij ‘Përpjekja e politikanëve të Kosovës, për të përçarë më shumë Perëndimin se sa Serbinë’ (që ua propozoj ta lexoni), gazetari Mero Baze thotë:
‘Është e vërtetë se Lajçak vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën, por diplomacia nuk bëhet me biografi, si në komunizëm. Ai përfaqëson në atë rol Bashkimin Europian, dhe Kosova nuk pret t’ia zgjidhë çështjen e saj Sllovakia, por Bashkimi Europian’.
P.S. Nuk ka mbet tjetër, veç me ta ngjit një tufë për mashalla, o profesor- o ardhmëria jonë.
Moj vajze meso gjuhen shqipe dhe fol e shkuaj pastaj si koleget tuaja te atazhuar prane televizioneve shqiptare si koorespodente per kosoven. beje kete te pakten per seder se je edhe e re. Shkrimet e tua me pelqejne por jo qasja juj ndaj gjuhes sone bukur shqipe. Tung
Atazhuar?
Koorespondente?
Ku po sheh ti ketu gjuhë letrare?
Nese 80% e njerzëve flasin dialektin,ateherë ky eshte standardi!
Nese bleni një palë këpucë dhe ato Jane të vogla ,çka bëni ju,ndrroni këpucët,apo ndërroni këmbën?
NE POPULLIN NUK MUNDË TA NDËRROJME,POR,E NDËRROJMË STANDARDIN.
Shendet!
Kjo zhgarravine eshte nje ATENTAT kunder gjuhes letrare shqipe!
Pse lejon Mero Baze te botohen zhgarravina te tilla qe nuk i kuptojme fare?
Nuk eshte gjuha shqipe kjo,por “kosovare”!
Le ta perdorin per vete e jo per ne!
Ou. Po cfare ka Kimja burra. Po ishte ne anen tjeter te “ barrikades “. Besa dicka mu ba dyshim se nuk po bezajke. Kur fap na del ne anen tjeter dhe thote nuk kam humb jo , ja ku jam. Por une jam parimore. Une te godas,edhe fort biles kur ti ben politike kurve kunder interesave te Kosoves. Por politika don mjeshtri. Kurti dhe Vjosa jane te mire ,kane popull mbrapa, por nuk dijne te bejne politike. Politike dine te beje Thaci qe me votat e vete kundershtareve eshte ne drejtim te politikes ne Kosove.
Nuk e dijme se kush i ka then keto fjale , por Ti Kime pasi u ngrite nga gjumi na trego edhe ndonje gja tjeter per dyshen e famshme te politikes kosovare. Per kriminelin dhe te koruptuarin Thaci dhe per kurven politike serbe Isen.
Keto te dy jane veterane ne politiken kosovare,sepse ka njezet e sa vjet qe sillen si hiena per te kapur copa nga trupi i kosoves, por eshte nje merite e jotja qe arrite ti njohesh kaq shpejt se kush jane. Apo Ti po ben nje loje ne sherbim te tyre, kjo mbetet per tu verifikuar ne te ardhmen. Per kete te lutem beje nje shkrim per Vjosen,qe te qartesohet edhe publiku se ku fle lepuri.Kete beje pak shpejt sa hekuri eshte i nxehte.
Mero Baze!!
Nqs e lexon këtë koment. Mos boto më “shkrime” nga paçavuret D. Kaloçi dhe K. Berisha, sepse po ul stekën e gazetës tënde dhe po largon shumë lexues!! Nuk ia vlen.
Bli nje abetare shqip dhe mesoje ne qoftese do te na tregosh per Kurtin e com.gje qe ne nuk na intereson se cfar beni ju ne Kosove
Po perkthimin ku e keni?
SHKRIM SHUME I GODITUR . KOSOVEN VEC POPULLI KOSOVARE DO TA NDREQ . MOS PRISNI NGA HAJNAT , ATA NUK DIN TJETER VEC ME VJDH E ME MASHTRU , E NE KOHE TE VESHTIRE ,KUR I AFROHET LAKU , BASHKOHEN TANE BASHKE , PER ME U BA MA TE FORTE . PYETJA ESHTE KUR DO TE FILLOJ POPULLI TI VIJ MENDJA , QE MOS TE HEDHI ASNJE VOTE NE KUTINE E HAJNAVE ??????
O ju dhjefsha gjuhën letrare o kokrrat e injorantëve çdomethënë të atazhuar ? . Gjuha letrare është një krijesë e njeriut kurse gjuha e popullit është krijesë hyjnore, ska krahasim. Shikoni si e kanë qelbur gjuhën letrare mediat me lloj lloj fjalësh të huaja që si marrim vesh nga vijnë as ne që jetojmë në emigracion.
Mund ta keshillosh por jo ta ofendosh per gjuhen e saj, ajo eshte dialekti i saj, nje nga dialektet e shumta dhe te bukura te shqipes,. Dhe une mendoj qe ne shtypin nacional duhet shkruajtur me gjuhen standarte letrare, tjeter histori ne komunikimin e perditshem te mos humbim pasurine e dialekteve,,,, por po te fillojme te gjithe te shkruajme sipas qejfit nje dite sdo merremi vesh….. ndersa ata qe mendojne se eshte bere padrejtesi qe eshte marre per baze toskerishtja ne gjuhen letrare, te shpallin nje kongres mbarekombetar per nje rivleresim te letrares, deri atehere duhet zbatuar ligji i shtetit meme dhe jo te bejme secili sipas deshires sepse rrezikojme percarje…. Ky ka qene dhe eshte problemi i shqipos ne shekuj :mos zbatimi i ligjit dhe percarja e nxitur nga “gjitonet” e mire (sidomos :per inat te sime vjerre…)
Shkrim i bukur moj Kimete por qe s’te ban per vete!Mjafton te lexosh citimin e Mero Baes dhe kupton e zberthen gjithçka ,mjafton me te lexue shkrimin tand deri ne fund e s’kupton hiçgja !Ne kendej kufinit i thona shkrim qe te shkrin si akullore kur e lexon,pra po se lexove shpejt asgja s’te mbetet ndermend!
O Mico, gjuhe standarte apo letrare ka ne gjithe boten e civilizuar dhe respektohet ne shtypin nacional te cdo vendi,,, per sa i perket forcimit nga mediat me lloj lloj fjalesh te huaja te panevojshme per te treguar “kulture”… ketu jam dakort…. Ndersa gazetarja me pelqen sepse eshte e sinjqerte dhe e drejtperdrejte,, e lexoj me deshire
He pe he
“Vajza” e di shum mire gjuhen zyrtare, aqe sa edhe ti nuk e di. Por te rekomandoj ty, te mesosh dialektet dhe te kuptosh se c’mesazh percjell nje artikull i shkruar ne dialekt, per ata qe e lexojne, POR mbi te gjitha, atij qe i adresohet.
Kjo eshte lule me ate cfare lexova sot ne gazeten Bota Sot qe del ketu ne Zvicer,bente krahasime mes Kosoves dhe Shqiperise ne kete kohe coronavirusi,mund ta quaj pa me te voglin dyshim shkrim anti Shqiptar si te gjitha shkrimet qe ben kjo gazete,edhe nje gazete e Beogradit do te shkruante me mire.Kjo gazete mbjell nje urrejtje te forte kunder Shqiperise dhe i ben fresk Salehit,UDB eshte ulur kembkryq ne ate redaksi.