Rama apel qytetarëve të mos lëvizin pa autorizim: Masat e reja ndëshkimore do të jenë shumë të forta

6 Prill 2020, 19:48Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u bëri apel sot qytetarëve të mos lëvizin pa autorizim, ndërsa paralajmëroi se “masat e reja ndëshkimore, të cilat duhet të garantojnë nismat e mëpasme lehtësuese, do të jenë shumë të forta”.

“U lutem të gjithë qytetarëve që lëvizin gjatë ditës në qendrat urbane të mos dalin pa autorizim! Shumica dërrmuese janë super korrektë dhe kështu duhet të jenë të gjithë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “masat e reja ndëshkimore, të cilat duhet të garantojnë nismat e mëpasme lehtësuese, do të jenë shumë të forta, por uroj të mos e pësojë as edhe një, prandaj ju lutem të gjithëve korrektesë”.

“Po bëjmë diçka që do të mbajmë mend si një mrekulli, nëse do të dimë të rezistojmë kështu deri në fund”, shtoi ai.

3 komente në “Rama apel qytetarëve të mos lëvizin pa autorizim: Masat e reja ndëshkimore do të jenë shumë të forta”

  1. Ja says:

    Po Mark M. qe s’di te regjistrohet mund te levizi pa leje?

  2. artan kurt says:

    BRAVO POLICIA E SHTETI KESHTU DUHET ME KULTURE DHE EDUKATE POR DUHET DHE PAK FORCE PER ATA QE NUK BINDEN.JU PRIFTE E MBARA

  3. agim says:

    Kark Muti mbasi eshte i pa shkolle pavarsisht se merr page e rryshfet si pedaagog le te livizin se dhe rruget nga shkon ai kane ere muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje