Ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen pasi theu karantinën: Shkova në plazh, jam idiot!

7 Prill 2020, 14:47Sociale TEMA

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re, David Clark ka dhënë dorëheqjen nga, pasi theu karantianë. Ai e quajti veten një idiot, ndërsa pranoi publikisht se kishte shkuar në plazh me familjen, duke u larguar rreth 20 kilometra larg shtëpisë së tij.

Dorëheqja e Clark nuk është pranuar nga kryeministrja Jacinda Ardern, e cila ka thënë se kjo nuk është koha e duhur për të dhënë dorëheqjen sepse ekipi qeveritar duhet të qëndrojë i bashkuar në krizën e COVID-19.

Ministri Clarke ishte fotografuar edhe më parë duke ecur me biçikletë, por herën e fundit ai e ka quajtur veten një idiot për veprimin që bëri.

“Në një kohë kur ne po kërkojmë nga banorët e Zelandës së Re që të bëjnë sakrifica historike, unë e braktisa ekipin. 

Jam një idiot dhe e kuptoj pse njerëzit do të zemërohen me mua. 

Si ministër i shëndetësisë, është përgjegjësia ime që jo vetëm t’i ndjek rregullat, por të jap një shembull për Zelandën e Re. Unë i kërkova falje kryeministres dhe dhashë dorëheqjen.”- tha Clark./BBC

2 komente në “Ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen pasi theu karantinën: Shkova në plazh, jam idiot!”

  1. faro says:

    Di t gjejë edhe gabimet e veta dhe nuk i bie krenaria, po ti deklaroj publikisht!
    Sa tipar I domosdoshëm social!
    Dallimi është se ky tipar është masiv andej.
    PO KËTEJ?

  2. Lala says:

    Eja në Shqipëri mo djalë bëhesh hero nga Sali Doktor Mortja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje