Vëllai i Pëllumb Piperos rrëfeh anën tjetër të doktorit: Jemi rritur pa nënë, për ne ai është nënë, baba, gjithçka

7 Prill 2020, 17:26Sociale TEMA
Vëllai i Pëllumb Piperos rrëfeh anën tjetër të

Eduarti ka rrëfyer një anë tjetër të një prek mjekëve më të mirë infeksionist shqiptar të cin ai ka fatin ta jetë vëlla.

“Mundohemi të zbatojmë atë që na udhëzon Pëllumb Pipero.

 Mjekët janë heronjtë e vendit tonë dhe jam i kënaqur që kryeministri është shumë i kujdesshëm. Patjetër unë shpesh komunikoj me vëllanë, sepse na lidh sporti, atë vrapi dhe mua boksi. 

Unë gjithmonë e thërras doktor. Jemi shumë krenar për të, po ashtu lutem që i gjithë vendi jonë të dalë nga kjo situatë. 

Doktori është një motivator shumë i fortë dhe sinqerisht, ashtu siç shfaqet në televizor është në të vërtetë.”,– tha ai.

Gjatë komunikimit të tij në Skype, Eduardi u shpreh se ndihet i frikësuar për të vëllanë, por edhe për të gjithë mjekët e tjerë që janë në vijë të parë në lutën ndaj koronavirusit madje ndau me publikun një detaj të sakrificës së tij si mjek

“Një ditë kur fola me të kishte pothuajse tre ditë pa fjetur”.

Ndër të tjera, ai u shpreh se është shumë i lidhur me Pëllumbin, pasi mamaja i ka lënë në moshë shumë të re, babai i ka ndërruar jetë para disa kohësh dhe Pëllumbi për ta (për Eduardin, motrat dhe vëllezërit e tjerë), është baba, motër dhe vëlla.

“Ai është shumë optimist, i vendosur, luftëtar, ne krenohemi me të. Sinqerisht mua më kanë shkruar shumë pyetje në Facebook dhe jam mundurar t’i lidh me doktorin. Jam munduar me mundësitë e mia t’i lidh me profesorin.”

Vëllai i mjekut të njohur u shpreh se ai gjithmonë ka këmbëngulur që vëllezërit dhe motrat e tij të ndiqnin shkollën dhe të studionin.

“Pëllumbi është më i madhi i fëmijëve, ne jemi 5 vëllezër dhe 2 motra. Para disa vitesh na vdiq babai, nënën e kemi humbur shumë herët dhe Pëllumbi është për ne nënë, baba, vëlla. Është ashtu siç e shikoni në televizor. E duam shumë, ka bërë shumë, është zemërgjerë. Të gjithë fëmijët tanë janë me universitet. Ai gjithmonë i thoshte: shikoni shkollën, bëni shkollën”, tregoi Edmondi, i cili jeton në Gjermani ku është edhe sipërmarrës.

Mjeku Pëllumb Pipero është i martuar dhe ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë dhe prej pak vitesh është bërë edhe gjysh.

9 komente në “Vëllai i Pëllumb Piperos rrëfeh anën tjetër të doktorit: Jemi rritur pa nënë, për ne ai është nënë, baba, gjithçka”

  1. Lili says:

    Shuuume respekt per Ju dhe familjen Tuaj te shkelqyer

  2. Metiu says:

    Pipero super i korruptuar deri ne palce. Sherbetor i Metes. Boll i çmenët robt me plehra si ky.

  3. dhe mundem te deklaroj qe Pipero eshte nji njeri i shkelqyer
    qe duhet pare me rrespekt per gjithcka ai eshte dhe ben
    nga te gjithe

  4. Arefiu says:

    Të falënderoj tu dhe te përqafoj fort, që je një vëlla kaq I mirë dhe mirënjohës. Dr. Pipero është bere tani vëllai I gjithë shqiptarëve. Është po kaq I mirë për të gjithë në që direkt apo indirekt kemi lidhje me të. Ti paç fat atje ku je dhe doktorin ta kemi më shëndet të plotë edhe pas kësaj katrahure.
    Qofshi mirë ju dhe familja juaj.
    Përqafime vëllazërore.

  5. Mahmut shqiptari says:

    Respekt Doktor.

  6. Lulka says:

    Pullembe pipero eshte nga fshati vishanje I skaparit njeri qe e beri shkollen me djers e nder qe ne kohen e xhaxhit enver,skrapalinjt dhe sot mbajne potretin e komandanti legjendar varur ne muret e shpite,vetem shkerdhata iike kanceri e turperoj skraparin.

  7. Arber says:

    Legen i korruptum me kompani farmaceutike ..tekontrollohen tenderat 2009-2013 kur ishte drejtor ne ministri shendetsise.
    Boll me keta plehra ps pd lsi etj vafshi ne djall

    1. Santa Quaranta says:

      Po!! Eshte e vertete!! Ne ate kohe ashtu edhe si tani kishte pushtuar ekranet dhe nuk kishte dite qe nuk dilte ne tv sa ne njerin ne tjetrin!! Me qe pinim kafe tek klubi i Ministrise se Shendetesise degjonim koleget e vet qe i kishin ngjitur epitetin “Kokrra e mashtruesit”!!

  8. dok says:

    Deri tani une e kam ditur se mjeket sherbejne ne pavione spitali apo ne klinika e jo ne studio televizive !?
    Ata qe nuk i afrojne ne spitale si Piperon bredhin neper TV.
    Doktoret exprte si Arjan Harxhi dhe Kalo qe kurojne njerez quhen DOKTOR.
    Te tjeret jane LLAFOLLOG !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje