VIDEO/ Deputeti konservator i Bashës: S'më zë koronavirusi mua, se ha kos me mjaltë, domate e çokollatë me arra

7 Prill 2020, 10:52Politika TEMA

Kreu i Partisë Konservatore dhe deputeti Kujtim Gjuzi, ka publikuar një video në të cilën hedh poshtë zërat që thonë se ai mund të jetë i infektuar me koronavirus.

Ndërsa shfaqet duke drejtuar makinën, ai tregon itinerarin e tij të një dite të mëparshme, ku shprehet se u kishte ardhur në ndihmë mjaft qytetarëve, kishte vizituar burgun e Fushë-Krujës dhe kishte dërguar pranë familjes së tij në Shkodër një fëmijë të komunitetit rom, i cili kishte mbetur i bllokuar në Tiranë.

Ai insiston se nuk është i sëmurë dhe madje ka këshilluar shqiptarët të përdorin produktet ushqimore që vetë ai përdor për ta luftuar koronavirusin.

“Kush mashtron dhe thotë që Kujtim Gjuzi është me koronavirus do përballet me drejtësinë kur ajo të funksionojë. 

Unë dhuroj gjak nuk kam bërë kurrë një injeksion jo më të më zëjë koronavirusi. Unë mbrohem me: në mëngjes 1 kg kos me mjaltë, unë përdor  çokollatë me arra dhe lajthi që mbron në mënyrë sistemike gjithë organizmin, në drekë përdor gjysëm kg domate, po ashtu pasdite përdor shegë, djath, meqënëse jam shëndoshur pak po përdor djathin e dhisë. 

Konsultohem me këshilltarin tim androlog dhe obstetër Fadil Mustafa, kam edhe psikologë që rrinë pranë stafit të Partisë Konservatore. Ne do jemi në cdo skaj për të ndihmuar qytetarët kudo që janë”– thotë Gjuzi.

8 komente në “VIDEO/ Deputeti konservator i Bashës: S’më zë koronavirusi mua, se ha kos me mjaltë, domate e çokollatë me arra”

  1. Konservatori says:

    Komplet car. Kaq

    1. armand says:

      1.2 domate osé e thene shqip gjysem kg.
      Ky vet i shkruan dhe po’ vet interpreton.

  2. shqip says:

    Hahaha . O zot mos , mbaj dorën se po prekim fundin . Imagjinoni ky, Sazani, Voltana, Lubonja e një ushtri me të marrë. Këta do pergjysmonin Kinën po të kishin gjë në dorë. Shqiptarët nuk i zë virusi. Zoti i ka hedhur këta të rrjedhurit që të vuajnë me shekuj. Né çdo TV e gazete përparësinë e kanë gomeret. Duhet të kthehet Saliu patjetër. Ai i jep drejtim muhabetit. I fut një të djegur Shqipërisë, që të mbarojë punë shpejtë.

  3. Luka says:

    O zot sa me nivel te ulet intelektual qe eshte…

  4. Doli virusi dhe njohem budallejt paska plot

  5. Endri says:

    ORE KETIJ IDIOTIT DUHET TI VENDOSIN GJOBE SEPSE NUK KA VENDOS RRIPIN E SIGURIMIT!
    Pastaj te tjrat dihen qe eshte poc!

  6. Durimi says:

    Te psikiatria ndaloje makinen z. Gjuzi.
    Te pakten trego qe nuk je i semure deri
    ne ate nivel. Trego qe ke ende perqindje
    pergjegjshmerie sa te shtrohesh vete te
    psikiatria.
    Te lutem direkt atje.
    Te lutem.

  7. dhe preshin e ngjyen ne marmalate hahaha!
    imagjinoni se cfar mendimesh i prodhon ajo koke
    ktij nastradaini mbas nji corbe te tille

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje