Virusi “theu” karantinën politike mes Ramës dhe Metës

7 Prill 2020, 11:03Politika TEMA

Në dekikën e fundit, kur presidenti Ilir Meta për herë të parë po falenderonte një kryebashkiak (ai i Kavajës) i dalë nga zgjedhjet që ai nuk i njeh, anëtarët socialistë të komisionit Hetimor  zgjatën me një zë shkarkimin e tij deri në fund të muajit Korrik.

Shprehja romake: “I jep Cezarit atë që është e Cezarit” zgjati vetëm 24 orët e 31 Marsit.

Në kapërcyellin e muajt Prill, panorama duket më e nderë…

Që prej dy Prillit, Presidenti lëshon piskamën e parë. E lidh problemin me dhjetëra qytetarë që ndodhen të bllokuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Malin e Zi. Situata e pritjes së tyre në kufirin shqiptar, sipas Metës, kërkon zgjidhje nga autoritetet shtetërore. Të njëjtin apel Presidenti i Republikës përsëriti tre ditë më parë, edhe pse autoritetet folën. Dje edhe kryeministri Rama.

Tani Ilir Meta mesazhet i ka më të forta. Ai i kujton qeverisë në një tjetër deklaratë se, “çdo masë e marrë duhet të jetë në përputhje me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar, dhe se miratimi i masave kufizuese nuk duhet rrezikojë krijimin e konflikteve të reja sociale dhe gjyqësore”.

Shfaqet i shqetësuar edhe për situatën e krijuar në qarkun e “Shkodrës”, nga ku u rizgjua debati politik mes kryebashkiakes së djathtë, Voltana Ademi dhe qeverisë.

Meta, nga ana e tij, tregohet protokollar në veprime pasi telefonon si kryebashkiaken e përfaqësuar nga PD-ja ashtu edhe Prefektin e qarkut të emëruar nga PS-ja. Por mesazhi i tij nuk është aq formal. Dhe këtë e tregon në një bisedë të mëvonshme me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Për situatën në Bashkinë dhe Qarkun e Shkodrës, zhvillova edhe një bisedë telefonike me ministren e Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu. Theksova rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore, me qëllim izolimin e përhapjes së mëtejshme të këtyre rasteve… ”, njofton Meta.

“Me qetësi dhe me drejtësi”

…Ilir Meta që “dashurinë” (prej fillim Marsit) e ka zëvendësuar me “drejtësinë” po e ruan zorshëm “qetësinë” e ditëve, pa mbushur muajin e pandemisë.

Ai e la mënjanë aksionin e tij politik edhe pse e vijoi të tillë edhe më 9 mars kur ftoi në mënyrë të beftë të gjithë qytetarët se, nëse kishin shqetësime apo nuk merrnin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohej vëmendja apo ishin nënvlerësuar në marrjen e masave, të kontaktonin pa hezitim në një adresë email-i që Presidenca vuri në dispozicion. Dhe jo vetëm. Për këtë çështje u ngrit një Task-Force në Presidencë dhe u vunë në dispozicion të denoncuesve plot dy numra telefoni.

Ky qëndrim në dukje i palëkundur i Metës u sfumua më pas me një pasiguri dhe luhatje nga ana e tij, kur kryeministri Edi Rama tha publikisht se një gjë e tillë nuk ishte parë e dëgjuar në asnjë vend të botës. Pra, kur secili kah (e kishte bërë edhe Basha më pas) kishte ngritur nga një Task- Force për qejt të vet edhe pse halli ishte i përbashkët.

Vetëm pak ditë më vonë, Meta bëri piruetën e parë politike. Përshëndeti publikisht mbështetjen financiare të Kryeministrit Rama. Ai u tregua gjithashtu i gatshëm t’i shkurtohej paga njësoj si për zyrtarët e tjerë të lartë sipas planit të parashikuar nga qeveria.

Meta “harroi” Task-Forcen edhe kur kërkoi në një takim të veçantë për masat, ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, apo kur ende pa u tharë boja e Ramës për emërimin e ri, Meta priti në zyrë Arben Ahmetajn, i sapo ngarkuari për emergjencën e Covid-19.

Palët u “kalamenden” të vetkënaqur edhe gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku siç raportoi Presidenca takimi (më të gjitha ngjyrat politike) u zhvillua “në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese”.

Një requiem…

…Deri më tash Ilir Meta ka folur në emër të interesit të përbashkët. Por deklarata e tij për “punë të mirë të qeverisë” me zgjatjen pa afat të virusit “nëpër hundë” është e vështirë të mbijetojë. Dhe fillim Prilli po e tregon këtë.

Sepse problemet mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama janë po aty. Një virus i mbrapshtë vetëm mund t’i shtyjë. Edhe për pak. Sekëlldisjet dhe dyshimet për çdo lëvizje politike nga ana e kundërshtarit mbeten po aty,

Sepse fjala e 2 Marsit e Ilir Metës mbetet histori për vijim;

“Se ky nuk është shteti i së drejtës dhe i qytetarëve; Se pasuria kombëtare po vidhet; Se sistemi i drejtësisë është kapur prej fyti; Se financat publike po shterojnë dhe borxhet po rriten; Se ekonomia e shumicës është në ditët më të errëta; Se një grup oligarkësh po bëjnë krime kushtetuese…etj., etj”.

…Hendeku mes asaj se çfarë duhet bërë tani dhe asaj për të fituar pikë në këtë kohë pandemie është sprova e çastit nga të dy (Meta e Rama). “Fushata” sapo ka filluar…!(Gazeta SI)

6 komente në “Virusi “theu” karantinën politike mes Ramës dhe Metës”

  1. Bla bla bla ps PD LSI bande hajdutesh says:

    Mos e rruani fare as kto lane 30 vjet qe grabisin bashke .Me keto lajme gjoja qe Jane kunder

  2. Ylber Akashi says:

    Mblidheni mendjen , nuk ka shkarkim te hajdutit kombetar , sa me shpejt ta kaperdini aq me mire per te gjithe ata qe presin se nje dite do denohet Meta …..
    Do ta hame ne surat edhe dy vjet , mbasi te kete mbaruar detyrimin e tij ne Presidence , do shkoj kryetar i opozites se re , dhe prej andej do vazhdoje veprimtarine dhe qellimin e tij primar ” ruajtjen e gjese se vjedhur , dhe te kaluaren e tij ”
    Dhe shqipot do vazhdojne te shkruajne neper portale , ta kuptpjne me ne fund se te gjitha institjcionet e reja te drejtesise u krijuan per ketej e tutje , kuptoeni me ne fund , asnje nuk denohet ,as Saliu , as Meta dhe asnje , ketu do jemi dhe do shikojme. Perndryshe ata jo vetem qe nuk do llapnin , por do rinin ne folene e tyre , ata jo vetem qe nuk ndalojne por vazhdojne dhe akuzojne , shpifin , shkelin ligjin , ore me gjith mend , cubeme ate ligjin anti shpifje ?????????? E kuptuat tani pse nuk ka per te patur drejtesi kurre ne Shqiperi ??
    Sa presion do bejne dhe te huajt?? Do rendohen, do shikojne punet e tyre , dhe do kuptojne qe kush vodhi , vodhi , kush vrau , vrau per ketej e tutje behet cdo gje ……..

  3. xyz says:

    I hongrën ngjalat’?

  4. J.Q.R.. says:

    Foto fantastike ,,shikojeni me vemendje duar e Edit,, qe do te thote Flori Ty do ta Füse jo une por Drejtesia. !
    Drejtesia e Evropes do veproje Si ne Kroaci e Rumani etj..Keta plehrat me nofken Politikane Brenda ne Tec te Shkodres ..perndryshe do te kete Anarki vellavrasje me keqe se ne 97..

  5. TURI EMIGR says:

    ORE POPULL, DUHET TE BEJME CESHTE E MUNDUR TE PAJTOJME RAMEN ME ILIRIN BASHEN DHE MONIKEN.SE PO E HAJME NE, SA U BE GATI OPOZITA PER PROTESTA TE fuqishme PER TE PERMBYSUR EDIN AI SEC DREQIN BERI SI E REGULLOI DHE NA SOLLI TERMETIN. NE E HENGREM, SAU BE PRAPE GATI OPOZITA PER PROTESTA shume te fuqish me MILIONA PROTESTUES AY NA SOLLI KORONA VIRUSIN DHE PRAPE NE PO E HAME. PRANDAJ DUHET TI PAJTOJME OSE TI LUTEMI EDIT TJA JAMI DREQIN KARIKEN ILES DHE BASHES SE NE PROTESTEN TJETER KETIJ GJATOSHI KOKEMUSHKE KUSH E DI CMUND TI PJELLE MENDJA ,MOS NA ZHDUKE FARE SI KOMBE

  6. xhela says:

    Kur do te vi ajo dite qe ta shohim ne qeli kryehajdutin Like floriri….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje