Debate në SHBA se po lihen të vdesin njerëzit me ngjyrë dhe latinët dhe se ata që vdesin në shtëpi, s’po numërohen

8 Prill 2020, 09:54Bota TEMA

Dita e djeshme shënoi një numër rekord vdekjesh nga koronavirusi në New York, por edhe në hapësirën e TriShtetëshit.

Të dhënat në New York, New Jersey dhe Connecticut numërojnë 1,034 të vdekur, duke kaluar për herë të parë numrin 1,000 në 24 orë.

Nga këto, në New York, siç bëri të ditur Guvernatori Andreë Cuomo, janë 731 humbje jete, më shumë se kurrë që prej fillimit të krizës pesë javë më parë.

“Mbas secilit prej këtyre numrave është një individ, është një familje, është një nënë, është një baba, është një motër, është një vëlla”, tha Guuvernatori Cuomo gjatë konferencës së tij të përditshme për median në Albany.

Një lajm ngushëllues është që numri i përditshëm i të shtruarve në spital është ulur.

Autoritetet në New York shpresonin se numrat në përgjithësi po uleshin. Për dytë ditë me radhë, numri i të vdekurve në ditë ishte nën 600. (imagjino 599 të vdekur në ditë nga koronavirusi quhej lajm shpresëdhënës!!)

Në momentin kur shkruhej ky lajm rezultonin 5,489 të vdekur, në New York. (Numri shtohet çdo orë.)

Nuk po numërohen ata që vdesin në shtëpi

Një debat që u shfaq dje ishte për qyetarët që po vdesin në shtëpitë e tyre dhe që varrosen pa u testuar për koronavirus. Sipas disa të dhënave, ky numër ishte 30-40 në ditë përpara krizës, kurse tani rreth 200 njujorkezë po vdesin në shtëpi çdo ditë. Ky kërcim në numra mendohet se mund të jetë për shkak të koronavirusit. Këta njerëz mungojnë në statistikat zyrtare dhe ka Kritika për këtë punë.

Çfarë ngjyre ka vdekja?

Një tjetër presion që po bëhet mbi autoritetet është që të botohen vdekjet sipas racës, sepse ka akuza që të zinjtë dhe latinot nuk po marrin kujdes të njëjtë me popullsinë e bardhë të qytetit dhe se shumica e vdekjeve ka qenë në fakt nga pakicat racore në New York City.

Plazma e të shëruarve

Është aprovuar nga FDA për New York-un dhe së shpejti do të jetë në dispozicion masivisht, përdorimi i plazmës nga gjaku i atyre që janë shëruar. Bëhet fjalë për antitrupat e krijuara në luftë kundër koronavirusit që mund të jepen me transfuzion dhe të ndihmojnë në shërimin e atyre që ende po luftojnë me sëmundjen.

Kjo mund ta ndryshojë situatën.

Një tjetër lajm ngushëllues është se numri i atyre që kanë nevojë për terapi intensive, pra që nuk marrin dot frymë pa aparat frymëmarrjeje është rritur përsëri vetëm me 2% në ditë. Kjo përveç atyre po u jep mundësi për të marrë frymë edhe kapaciteteve të shërbimit shëndetësor në New York. Siç dihet prej javësh po bëhen përpjepje që të vihen në dispozicion sa më shumë aparate të tilla, përpara se numri i pacientëve të bëhet aq i madh sa doktorët të detyrohen të zgjedhin se kë do të lënë të vdesë e kujt do t’i japin një shans për të luftuar. Ky ngadalësim në rritje të rasteve më të rënda është çlirues për momentin. Beteja vazhdon. (Ruben Avxhiu)

3 komente në “Debate në SHBA se po lihen të vdesin njerëzit me ngjyrë dhe latinët dhe se ata që vdesin në shtëpi, s’po numërohen”

  1. Kastrioti luftetar says:

    Duhet te vdesin se jane kafshe dhe te jesh i zi, te jesh LGBT, te jesh pa mend dhe shylle kurrizore nuk vlen. Ndaj dhe natyra po i skarton parazitet duan api nuk duan keta sorsianet qe pi krijojne nheriun e rri qe marohet ne gjini dhe lali Erin qe shet fiq per ta dhe afron mangallen e tij per nje kolltuk qeveritar. E shpifur pir covid-19 do ti rregull8je gjerat te mis dhkojne …

  2. Kastrioti luftetar says:

    Duhet te vdesin se jane kafshe dhe te jesh i zi, te jesh LGBT, te jesh pa mend dhe shylle kurrizore nuk vlen. Ndaj dhe natyra po i skarton parazitet duan api nuk duan keta sorsianet qe pi krijojne nheriun e rri qe marohet ne gjini dhe lali Erin qe shet fiq per ta dhe afron mangallen e tij per nje kolltuk qeveritar. E shpifur pir covid-19 do ti rregulloje gjerat te mos shkojne …

  3. them une says:

    C’eshte ky lajm, une jetoj ne New York, ku jeni me kete lajm, a dini se ne Amerke te varin nga koqet te fyesh per ngjyren e lekures? Masat dhe trajtimi mi njrzve nuk varen fare nga ngjyra e lekures, ketu jane te gjitha ngjyrat.Ne fillim duhet pranuar qe distanca sociale dhe vendosja e maskave nuk u mor seriozish nga disa, e vecanrisht nga te rinjte, tani cdo gje ka ndryshuar.Hapur jane marketet dhe Farmacite, por nuk mund te futesh brenda pa maske.Ne marketet futen me radhe per te psonisur, por ne dallim nga Shqiperia ku radha vendoset me polic ketu radhen e mban nje punonjes i marketit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje