A e ka kaluar pikun e pandemisë së koronavirusit Shqipëria dhe a mund t'i kthehemi normalitetit në fund të prillit?

9 Prill 2020, 20:27Sociale TEMA

“Shqipëria e ka kaluar pikun e pandemisë së COVID-19”.

Kështu shprehet mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Sipas Piperos, 25-26 marsi ka qenë piku i pandemisë në vendin tonë.

“Kjo javë që jemi, shifrat i ka nën atë që do ta konsideronim pikun në qoftë se i referohemi dy momenteve siç ishte data 25-26 mars apo 3-5 prill”, shprehet Pipero.

Lidhur me numrin më të lartë të personave të infektuar me COVID-19 në kryeqytet, Pipero thote se kjo do të vazhdojë përsa kohë që ndiqen kontaktet:

“Do kemi dhe raste pozitive, madje në përqindje ndonjëherë dhe më shumë se në vendet e tjera të rajonit sepse ndjekim në mënyrë më konseguente rastet e kontaktit”.

Po kur vendi ynë do t’i rikthehet normalitetit? Pipero jep lajmin e mirë:

“Gjysma e dytë e prillit, po sidomos fundi i prillit, do na gjejë të lehtësuar në mjaft drejtime, veçanërisht në sektorin e shërbimeve apo të prodhimit”.

Lidhur me çështjen e testimeve masive në popullsi, mjeku infeksionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbështet deklaratën e kreut të OBSH në vendin tonë, se ajo nuk mund të kryhet.

Testimit duhet të kryhet vetëm tek personat e dyshuar dhe ata të kontaktit.

2 komente në “A e ka kaluar pikun e pandemisë së koronavirusit Shqipëria dhe a mund t’i kthehemi normalitetit në fund të prillit?”

  1. xhoxhi says:

    Këtu nuk ështëproblem vetëm Shqipëria.Sot çdo gjë është e lidhur me gjithë botën në tregëti,turizëm,etj etj dhe kështu mund mos këtë të sëmurë por ata që do vijnë nga jashtë?Do ti bëhet testi dhe do lejohen etj etj.Mirë është mos nxitohemi por të kalojmë në normalitet me faza.Ata që shërojnë,ata që prodhojnë pastaj xhirot…

  2. dok says:

    A po e kuptoni o popull si qendron puna ?!
    Puna e testeve eshte si ajo e dhelpres dhe rrushit: meqenese teste eshta veshtire te gjenden masivisht ne tregun e huaj, atehere ato … nuk duhen.
    Qeveria dhe enturazhi nuk ju thone te verteten.
    Virusi nuk ka per te ikur: ai do te jete mes nesh deri se paku ne korrik.
    Por meqenese Shqiperia e varfer kaq i ka mundesite , aktiviteti ekonomik do duhet te rifilloje.
    Kush ka per te vdekur do te vdese … Me te shumtet do jetojne …
    Prandaj kush e kupton situaten dhe ka leke, eshte aq i zgjuar per te diteur se cfare duhet te beje …
    Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje