Tritan Kalo kundër heqjes së masave shtrënguese: Kujdes, mund ta pësojmë si Wuhani

9 Prill 2020, 20:20Sociale TEMA

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, është kundër lehtësimit të masave kundër koronavirusit, teksa shprehet se një vendim i tillë është i parakohshëm.

Duke treguar gjithë rrjedhën e ditës së tij, që nga mbërritja tek Infektivi, kujdesi për të infektuarit me koronavirus, e deri te mbyllja e punës, Kalo thekson se masat e deritanishme tregojnë se jemi në udhë të mbarë të luftës kundër COVID-19.

“DRITA fatmirësisht është shfaqur në fund të tynelit…PËR sa kohë na duhet ende të ecim në të?!…Vështirë të thuhet saktësisht, por ditët më të vështira besoj se po i hedhim pas shpine”, shkruan Kalo.

Mesazhi i plotë:

09.04.2020….Fundi i javës së katërt të kuarantinës….Dita nis me udhëtimin në urbanin e caktuar për transportimin e personelit të Shëndetësisë….Mbritja në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT = Covid-1, sikundër ai njihet këto ditë të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….

Tashmë nga Kliniçistët/Infektiologët, unë mbetem aty “buka më e vjetër”, një pragpensionist.…Fillon dita e punës me mbledhjen e mëngjesit e të gjithë stafit me ekipin e rojes, që drejtohet nga Shefja e Shërbimit, Prof. N. Çomo, gjatë së cilës ne njihemi me evoluimin e situatës në spital…..

Veshja me paisjet e mbrojtjes personale, për aq kohë sa më duhet për të parë të sëmurët si dhe për të qëndruar në mjedisin e izolimit të tyre….Vijon më pas me diskutime mes kolegësh për trajtimin sa më të kujdesshëm të të gjithë të sëmurëve tanë, si dhe me përditësimin e dijenive tona mbi këtë sëmundje “flamë të përbotëshme”….

Deri më tash shpresoj se kemi ecur përmes shtegut të duhur e të mirëtrasuar, sipas parashikimeve të bëra prej nesh….masat  e mara për kufizimin e kontakteve, vetëizolimin, higjenën dhe ushqyerjen e duhur, tregojnë se jemi në udhë të mbarë….liberalizimi i tyre jo gradual dhe i pa shoqëruar me të tjera masa shtrënguese, është në mendimin tim i parakohshëm nisur edhe nga eksperienca të ngjashme në Japoni dhe në Korenë e Jugut, të cilat ishin kundraproduktive me rinisjen e një vale të dytë infektimesh….

Po ashtu edhe në Kinë vetëm dje pas lirimit te masave në Wuhan pati 67 raste të reja si dhe dy të vdekur nga Covid-19…..debati shterpë lidhur me numurin e testimeve mundet edhe të vijojë, për sa kohë Politika vijon të prevaloje mbi Profesionalizmin, kudo dhe për çdo gjë në këtë Demon-kracinë tonë shpesh andro-menopauzike… drita fatmirësisht është shfaqur në fund të tynelit… per sa kohë na duhet ende të ecim në të?!…Vështirë të thuhet saktësisht, por ditët më të vështira besoj se po i hedhim pas shpine….

Bashkëqytetarë të këtij vendi, ju duam shume ….durimi e ndergjegjesimi  juaj, si dhe puna e perkushtimi jonë kanë filluar të na shpërblehen… bashke ne do ja dalim mbane !!!

9 komente në “Tritan Kalo kundër heqjes së masave shtrënguese: Kujdes, mund ta pësojmë si Wuhani”

  1. Flutura says:

    Te lumte doktor, je i madh, nuk merzitesh nga budallet e politikes. Sipas meje, merziteni shume, por durimi juaj eshte i madh. Nenvleresojini, mos iu pergjigjni “politikaneve” se nuk kemi te tille, por me shume kemi dashakeq.

  2. Ylli says:

    Ky me eshte bere si Noizy i Mjekesise .
    Cdo dite nga nje postim e ne cdo postim bipolaritet opinionesh …drite ne fund te tunelit por kujdes se drita fiket ….do hapemi por po u hapem ,do te nace hap virusi !!
    Kaq shume lodhet Noizy i Mjekesise sa shplodhet me postime ne facebook !
    Cfare mut shoqerie jemi ,hipokrizi e servilizem ,pafytyresi e sharlatanimez .
    Kur do largohet rreziku i virusit ….kur Tritan Kalo mos na caj trapin me postime leshi ne facebook !!

    1. Ilirida says:

      O ylli i zi e zemërzi Dr.T.Kalos mund të ia lashë
      këmbët dhe tapishë ujin!Shumë shumë i vogël je
      përballë madhështisë dhe modestisë së Tij,thjesht
      ti je një hiç.

      1. Ylli says:

        Cfare mentaliteti Iliriada….tja laç kembet e ti piç ujnë !!!
        Mund ta besh e te ndjehesh krenare ose krenar .
        Nuk te ndalon kush .Ashtu sikur dhe mua sme ndalon kush te refuzoj heronjte imagjinar ,kushdo qofshin ata ,te nje lufte imagjinare .
        Kur e pyeten nje zjarrfikes te New Yorkut ,se perse hyri tek nje nga kullat kur e dinte qe do shembej (vdiqen 400 zjarrfikes) ,ai u pergjigj thjesht e madherishem….THIS IS MY JOB !!!
        Lexoj nga 100 postime ne dite nga mjeke e infermiere per “perpjeke titanike” kur vete ISHP deklaron qe jane vetem 5 paciente ne gjendje te rende !!!
        Po larg qofte e mos o Zot te ishin qindra ,cfare do lexonim….nen udheqjen e Partise dhe shokut Tritan asgjesuam Virusin me mjete rrethanore !
        Po mjaft se i lebetitet njerezit me mentalitete komuniste dhe skllavi…..shoqja dele Iliriada !!

  3. Kevin says:

    Bastard injorant ti do varur me gjithë ramen

  4. Dea says:

    I nderuar Profesor! Keni mirenjohjen dhe respektin e gjithe shqiptareve. Fjalet tuaja duhen lexuar me kujdes edhe mes rrjeshtave.

  5. Fehimi says:

    Respekte Dr. Kalo. Te nderojme per cka ben si mjek dhe human. Pajtohemi plotesisht me ju.

  6. Mirenjohje per mjeket e vertete says:

    Une besoj ato the thote Dr. Tritan Kalo, nje prefosionist qe do ta kishin zili edhe spitalet me te mira te botes. Personalisht me ka sheruar nga nje semundje serioze para 25 vjetesh. Pse dueht te besoj une gjithfare sharlatanesh qe nuk i njeh as familja e tyre. Shtetet serioze po forcojne karantinen, keta adhamudhe thone hiqeni sa ma more malli per pak gallate. Sikter injorante qe vetem te keqia i keni sjelle ketij vendi.
    Tema pse botoni traplliqet qe ketyre “doktorve” te tipit Xhepa & CO, apo per te coroditur njerzit. Boll i ka coroditur politika.
    Respekte Dr. Kalo. Shendet dhe sukese ne punen tuaj te nderuar.

  7. Gaspri says:

    Falemınderıt o njerı ı mıre, qe bashke me shoket e tu te mıre po benı aq shume per ne. Shqıptaret do u jene mırenjohes brez pas brezı. Shembullı ı juaj jep shprese per rımekembjen e kombıt tone te neperkembur.
    Jete te gjate Ju, kolegeve te tu e famıljeve te nderuara tuajat, qe jane pjese e suksesıt dhe fıtores ndaj te keqes.
    Shum respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje