Karabinierët në Itali kanë sekuestruar produktet e një pastiçerie që po prodhonte ëmbëlsira për festën e Pashkës, në shkelje me masat e imponuara nga qeveria për pandeminë e koronavirusit.
Ka qenë aroma e mirë e ëmbëlsirave tipike napoletane që piqeshin në furrë, ajo që ka tradhëtuar pronarin e pastiçerisë në Villaricca në Napolit.
Pasi hynë në ambientet e brendshme, karabinierët gjetën disa punonjës që më kot u munduan të justifikohen duke thënë se ëmbëlsirat po i bënin për konsum personal. Të njëjtin fat pati edhe një furrë buke në zonë.