DETAJET: Personi që kërcënoi me armë policin i kërkuar për vrasje. Ja si ndodhi ngjarja te “Xhamlliku”

10 Prill 2020, 12:44Kronika TEMA
DETAJET: Personi që kërcënoi me armë policin i kërkuar

Personi që i nxorri armën dhe kërcënoi të qëllojë efektivin e forcave Shqiponja pasi ky i fundit i kërkoj kartën e identitetit, është Orgest Bilbili, person në kërkim për vrasje në Lushnje.

Në tetor 2019, Bilbili së bashku me Lart Haxhiun, vranë Besmir Hidën 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali.

Bilbili akuzohet edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Deklarata e policisë për ngjarjen te “Xhamlliku”:

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të monitorimit të zbatimit të masave shtesë nga qytetarët, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar edhe ditën e sotme të ushtrojnë kontrolle të shumta, jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe në brendësi të lagjeve, kryesisht në zonat urbane.

Në këtë kuadër, në Tiranë, në rrugën ” Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, punonjësi i Policisë së forcës së posaçme “Shqiponjat”, i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit.

Shtetasi Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.

Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes 30-vjecari i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Orgest Bilbili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me pistoletë në dorë.

Në zbatim të procedurës standarde të punës, punonjësi i Policisë ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar, ndërkohë që 30-vjeçari i ka drejtuar armën, për të qëlluar punonjësin e Policisë.

Në këto rrethana punonjësi i Policisë, i gjendur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ka qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur atë.

Fatkeqësisht, është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasja M. P., rreth 30 vjeçe, kalimtare e rastit.

Nga verifikimet e bëra rezulton se shtetasi Orgest Bilbil ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës.

Gjithashtu i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale ”Trafikim i narkotikëve”.

Aktualisht ky shtetas është arrestuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës Tirane, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes.

Policia e Shtetit i uron shërim të shpejtë shtetases M. P. dhe garanton opinion publik se është e vendosur të përballet me cilindo që shkel ligjin e aq më tepër guxon të godasë punonjësit e Policisë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të vijojnë të zbatojnë rregullat dhe t’i binden urdhrit të punonjësit të Policisë, duke kontribuuar të gjithë së bashku për parandalimin e përhapjes së COVID-19 , si dhe në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët.

 

43 komente në “DETAJET: Personi që kërcënoi me armë policin i kërkuar për vrasje. Ja si ndodhi ngjarja te “Xhamlliku””

  1. Dea says:

    Ky polici qenka aset per policine e shtetit. E ka dalluar qe ne surrat me ke ka patur te beje prandaj e ka ndaluar per ta verifikuar dhe qenka profesionist. Ka bere detyren me devotshmeri, jo dil nje xhiro be sikur punon dhe merr rrogen.

    1. Realisti says:

      Policin e ka ruajtur zoti. Polici e gjuajti ne kembe ndersa ky krimineli mund ta kishte gjuajtur ne koke. Ne cdo vend te botes ne nje situate te tille polici gjuan ne trup apo ne koke. Gezohem qe shpetoi dhe pergezime per guximin heroik.

      1. Koli says:

        Nuk e di kush ta ka mesuar vella qe ne cdo vend vriten njerezit pa protokoll??? Vec ne amerike ndodh keshtu. Ne Europe jo. Shpeshhere ne fakt vdes polici e plasin polemikat.

        Bravo polici. Duhet vleresuar ne cdo forme e shperblyer.

    2. vjeshta says:

      Qysh kur janë ba leprat luanë!
      Po lepri, lepur ka me mbetë gjithmonë!
      Myzeqarët vetëm me punu token janë të zotët.

      1. Illyrian says:

        Qekur u shartuan me Kosovarë

  2. Tuku says:

    Te lumte dora. Bravo.

  3. Niko says:

    Polic hero.dhe trim dhe profesionit.respekt.

  4. Niko says:

    Polic hero.dhe trim dhe profesionist .respekt.

    1. Michigan says:

      Shpresojme qe prokuroria te bej punen e duhur,dhe gjyqtari mos ti lihet shteg per ta liruar

  5. xoni says:

    Ta kish vrare mir do te kish bo se do ikte nje plere qe e njohin te gjithe…..
    Shikoni kor te dalin keta plerat e PD ta mbrojne kriminelin se ne ate parti qe ne e quajtem te shpreses vetem komunistat kriminele kane mbetur.

  6. ndrea says:

    Bravo policia por me mire do ish ti kish ra ne koke se keshtu do pastrohen vrasesit.

  7. Çentrale says:

    Ky eshte polic . Bravo

  8. Endri says:

    Bravoooooo! Respekt!
    Me vjen keq per kalimtaren, por ndodh kur kriminellet levizin lirshem!

  9. Tironci says:

    Jepi nji shperblim nja 2 milione leke policit o Rame.
    Jepja qe ta kuptoje gjithkush qe para ligjit jane te gjithe te barabarte.

  10. Al says:

    Bravo polici !

    Nese shteti si jep merita, do doja ti dergoja vete dy lek.

    Nese ka njerez si ky qe rrezikojne jeten per nje “palo rroge” me kriminelet, meritojne te vleresohen.

    BRAVO

  11. Inkurajimi says:

    Polici eshte nje hero! Pergezime per guximin dhe profesionalizmin e tij dhe te gjithe policeve te ketij niveli shembullor.
    Pa kete nivei te larte profesional, pa kete guxim dhe qartesi per te vepruar ne situata kritike, kriminelet bejne pallë, shtohen si pleherat plastike dhe vendi tkurret dita dites…Poshte kriminelet! Poshte avokatet politike te krimit.
    Rrofte Policie e Shtetit, shpresa, siguria e jetes se qytetareve te thjeshte dhe qetesia e munguar.

  12. Al says:

    Bravo oficeri i policise !

    SHPERBLEJENI po ka shtet.

  13. ALBAN DEGA says:

    KJO ESHTE LUGJZBATIMI QE DUAM E SHQIPERISE
    QE DUAM !

    Polici syshqiponje, trim dhe i mencur eshte nje hero i gjalle dhe shembull frymezues per policine dhe krejt ligjzbatimin shqiptar !
    Nje shembull per tu ndjekur !
    Krenar per ju !

  14. ALBAN DEGA says:

    Ne vend te nje urimi

    KY ESHTE LIGJZBATIMI QE DUAM E SHQIPERISE
    QE DUAM !

    Polici syshqiponje, trim dhe i mencur eshte nje hero i gjalle dhe shembull frymezues per policine dhe krejt ligjzbatimin shqiptar !
    Nje shembull per tu ndjekur !
    Krenar per ju !

  15. Fieri says:

    BRAVO POLIC BRAVO POLIC. POR TE PRESIM PAK SE MOS SHOKET E TIJ PAGUAJNE CA LEK TE SHEFAT E TIJ ( si ka qene gjithmone ne shqiperi) EDHE POLICI AKUZOHET PER TEJKALIM TE KUSHTEVE TE VETEMBROJTJES. MEGJITHATE NJE BRAVO EDHE NGA ANA IME SE SHUM SHOK TE TIJ DO KISHIN IK ME VRAP. NJE SHEMBULL PER POLICET

  16. me breket?e monikes bej fushat lsi says:

    Bravo ky eshte polic
    me bole
    Z.Lleshaj afroje kete kointigjent
    ky ben detyren

  17. xhoxhi says:

    Për të tillë policë ka nevojë vendi dhe jo për të mbledhur pare nga shoferët në rrugë.Shpërblim të menjhershëm sepse vjen ehde pashka.Bravo policë që e ndoqe këmba këmbës…Tani pas kësaj sakrifice gjykata i fut një të liruar dhe mbaron historia…

  18. Astrit says:

    Bravo ..te lumte dora .Ti jepet shperblim.Respekte kush punon per popullin.

  19. dani says:

    po pes more polic i nderuar nuk e ke qedhuar ne koke ket kriminel ti more djale se nuk ta dime emrin edhe nuk duhet ta dime je nje shembull per gjith policine e shtetit nje bravo te madhe

  20. Pranvera says:

    Merjani shpirtin .Nji me pak.Kjo lloj katigorie svlen perasgje biles edhe shpis se tij si duhet .

  21. Timi says:

    Bravo policit!
    Uroj qe ketin kriminelit nga Lushnja t’ja sherdhejne ate motren ku ta kete.

  22. qytetari says:

    Nje bravo te madhe forcave te policise ,ku tregojne se ka shtet dhe me shtetin nuk luhet si ne kohen e merhumit Sali qe nuk la Birbile pa sjelle ne kryeqytet e ku nuk merrte vesh i pari te dytin!Ngordhini pleherat ne burg se ata nuk sherbejne per asgje pozitive perveçese tu marrin jeten njerezve te thjeshte!Kur arin e i drejton armen policise vaj hallit qytetarit te thjeshte!Kalbini ne burg pleherat!

  23. Luan says:

    SUPER POLIC !!!! Të RRALLË janë DJEMË si ky POLICI !! Të LUMTË ajo DORË e FLORINJTË , por duhet ta kishe VRARË MOTËRQIRIN nga Lushnja dhe tja u hidhje QENËVE të RRUGËS DOBICIN nga Lushnja , që ka marr gjithë ato JETË NJERËZISH !!! I BËJ THIRRJE POLICISË së SHTETIT dhe QEVERISË , që ta ZHDUKI FARE PA GJYQ Brenda QELIVE të PARABURGIMIT këtë PIDH MOTËR dhe BANDIT nga Lushnja e PRESHIT !! TË DEKOROHET POLICI TRIM dhe GUXIMTAR nga QEVERIA ME MEDALJE ARI ⚖️??⚖️??⚖️???????

  24. Luan says:

    SUPER POLIC !!!! Të RRALLË janë DJEMË si ky POLICI !! Të LUMTË ajo DORË e FLORINJTË , por duhet ta kishe VRARË MOTËRQIRIN nga Lushnja dhe tja u hidhje QENËVE të RRUGËS DOBICIN nga Lushnja , që ka marr gjithë ato JETË NJERËZISH !!! I BËJ THIRRJE POLICISË së SHTETIT dhe QEVERISË , që ta ZHDUKI FARE PA GJYQ Brenda QELIVE të PARABURGIMIT këtë PIDH MOTËR dhe BANDIT nga Lushnja e PRESHIT !! TË DEKOROHET POLICI TRIM dhe GUXIMTAR nga QEVERIA ME MEDALJE ARI ⚖️??⚖️??⚖️??????? VDEKJE KRIMINRLËVE dhe VRASËSVE ME PAGESË

  25. Luan says:

    SUPER POLIC !!!! Të RRALLË janë DJEMË si ky POLICI !! Të LUMTË ajo DORË e FLORINJTË , por duhet ta kishe VRARË MOTËRQIRIN nga Lushnja dhe tja u hidhje QENËVE të RRUGËS DOBICIN nga Lushnja , që ka marr gjithë ato JETË NJERËZISH !!! I BËJ THIRRJE POLICISË së SHTETIT dhe QEVERISË , që ta ZHDUKI FARE PA GJYQ Brenda QELIVE të PARABURGIMIT këtë PIDH MOTËR dhe BANDIT nga Lushnja e PRESHIT !! TË DEKOROHET POLICI TRIM dhe GUXIMTAR nga QEVERIA ME MEDALJE ARI ⚖️??⚖️??⚖️??????? VDEKJE VDEKJE KRIMINELËVE dhe VRASËSVE ME PAGESË

  26. fariu says:

    BRAVO RUAJTESI I RENDIT. TI, SOT JE TREGUAR I GUXIMSHEM DHE JE HERO.
    Ky punonjes shteti, sherbetor i popullit, qe kryen detyren duke vene ne rrezik serioz jeten e tij, te behet shembull ne te gjithe Republiken (duke i ruajtur anonamitetin). Ti behet shembull administrates shteterore te te gjitha niveleve, qe ne kryerjen e detyres se tyre, ku nuk kane asnje rrezik te kesaj natyre, neglizhojne te mos e kryejne detyren ne KOHE konform ligjeve, duke sjellur mosbesim ne popull e ndonjehere duke i cuar problemet deri ne agravim midis individve. HALLALL E PAC DHE T’U BEFTE PESFISH, AJO PAGE QE MERR.

  27. Cuni selmonit says:

    Thjeshte. Bravo Policit.

  28. ben says:

    Bashkohem me komentet me siper per te uruar policine e shtetit qe ka ne perberje profesioniste qe zbatojne ligjin me trimeri. Te tille police na duhen dhe jo si dikur policet barkderra te Saliut qe dilnin ne rruge nga ferrat ku rrinin fshehur per te ndaluar shofera te cileve u kerkonin hapur para. Edhe nje here pergazime oficerit te policies per profesionalizmin dhe trimerin e treguar ne arrestimin e nje krimineli ne kerkim.

  29. Pa emer says:

    Polic debil .
    Ne ket e kemi agjentin me te mire, na heq qafe kriminelet nji nga nji.
    Ju debilat e tjere thoni bravo Polici.
    Hapni syte or taj.

  30. Olti says:

    Ky qenka per hero, por lutem te mos ia beni publik emrin. Ne Shq asgje nuk ka garanci.

  31. h says:

    Kur u bene trima edhe lalucët,dmth se shqipëria ka një problem shumë të madh.
    Polici të dekorohet dhe shpërblehet,laluci të çohet në kënetë ta mbarijnë muçkonjat.

  32. Kollodoku says:

    Polici punen ka bere. Bravo. Ishalla nuk i ndodh gje se kto te fortit jan te pabes. Atehere duhet te solidarizohemi dhe ta ngejm zerin. Jo tani.

  33. Isa USA says:

    Polici hero bravo jepni shperblim

  34. Isa USA says:

    Polici hero bravo jepni shperblim

  35. GREY WOLF says:

    bravo polici tani ati moterqirit nga ushnja futini nje plumb ballit pa gjyq dhe ajt shnet nje ushnjar bythqire me pak

  36. Dee says:

    Ne rast se nuk e shperbleni kete punonjes policie, tregon se ju nuk e mbeshtesni luften kunder krimit?,
    Kete punonjes policie nuk duhet ta ekpozoni ,
    Dhe te merni masa per mbrojtjen e tij, nese doni
    qe populli tju besoje. Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje